“Ju tregoj me detaje pisllëqet e Sali Berishës. Barku që e polli ende nuk është shterpëzuar…”

0
3155
Zamira Çavo

Analistja dhe pedagogia e njohur Zamira Çavo akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha si shkatërrimtarin e shtetit shqiptar.

Nga Zamira Çavo

Nuk mund të gjejmë rrugën e drejtë përpara, pa parë pas. Për ty miku im që më shkruan se “Çfarë ke me Berishën, që gjithnjë e përmend negativisht. Çfarë ka bërë Berisha, që ti i referohesh gjithnjë keqas. Më duket se e ke fobi emrin e tij…”. Për të rifreskuar kujtesën tënde dhe të atyre që vazhdojnë të mendojnë si ty!

Çfarë ka bërë Berisha? Me pak fjalë:

Shkatërroi shtetin praktikisht ( se teorikisht e shkatërruan tezat neolibertiste të “tokës së djegur” dhe “çekut të bardhë”)

Dhe për t’u kujtuar po ju përmend:
Heqjen dorë të shtetit nga kontrollet e lëvizjeve të brendëshme të popullsisë. Kjo solii zënien e tokave pjellore, ndërtimet pa leje, prishjen e kolektorëve etj.
– Heqjen dorë të shtetit nga mbledhja e taksave, duke bërë selektimin sipas interesave klaniste ose militaniste. Kjo solli shkatërrimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, solli shkatërrimin e ujësjellsave, shkatërrimin e ekonomisë dhe krijimin e një mentaliteti të gabuar mbi kapitalizmin.

– Heqjen dorë të shtetit nga “kontrolli i publikes” duke çuar drejt privatizimit jo vetëm pronën publike por edhe arsimin dhe shëndetësinë. Uzinat, fabrikat e kohës së Enverit u konsideruan “mall komunist” që duhej shkatërruar. Pronat publike u shitën sipas interesave klanore e partiake.

– Heqjen dorë të shtetit nga siguria publike, duke shkatërruar ushtrinë, depot e armëve, policinë e duke lejuar rënien e shtetit në 97-tën.
– Heqjen dorë të shtetit ndaj sigurisë së mjedisit dhe ushqimit. Kjo solli ngritjen e furrave të gëlqeres kudo, ndërtimet në bregdet pranë vijës ndarëse, që i kanë kushtuar vendit qindra km katror tokë të rrëmbyer nga deti. Futjen e ushqimeve të skaduara, shpesh edhe të kontaminuara e daljen e produkteve bujqësore jashtë kontrollit.

– Heqjen dorë të shtetit nga kontrolli mbi pasuritë tokësore e nëntokësore. Kjo solli prerjen e pyjeve, rrënimin e lumenjëve, shndërrimin e maleve në gurore për pasurimin e klientelës. Shkatërrimin e minierave dhe industrisë që lidhej me to.

– Shkatërroi administratën publike, pasi e mbushi me militantë partiakë të paaftë dhe të korruptuar.
– Theksoi edhe më shumë idenë se “Shteti jam unë”. Me këtë frymë të trashëguar nga Enveri, pushoi nga puna, prishi vepra të ndërtuara nga kundërshtari politik, urdhëroi vrasje dhe ndërtoi sipas dëshirës dhe modelit të tij.

2. Prishi kohezionin social

– Përdori ne diskursin e tij politik lirinë dhe luftën kundër komunizmit, sa herë që i nevojiteshin situata për të larguar vëmëndjen nga problemet e ditës. Kjo solli fillimin e përçarjes së madhe me konceptin e “armikut”. Brënda familjes njeri ish antar i partisë së punës dhe tjetri “demokrat” i demokracisë u bënë armiq të betuar ndaj njeri-tjetrit. Futi konceptin e ndarjes veri-jug mes njerëzve.

– Duke tejskajzuar idenë e lirisë dhe liberalizmit, çoi në individualizëm ekstrem dhe mbi të gjitha në shpenzim të kotë të energjive sociale duke kundërshtuar njeri-tjetrin.
– Përdori median e sapo krijuar në favor të interesave të tij politike, duke i blerë me interesat tona publike. Kjo solli krijimin e modelit më të keq të medias në shoqëri duke e çuar në ekstrem prishjen e kohezionit social.

Po ndalem me kaq se besoj mjaftojnë. (Nuk po ndalem ne diplomaci, ekonomi, përmbajtjen e arsimit, kulturës edukimit, etj.)

Këto janë plagë që duhen vite të mbyllen dhe vetëm nëse klasa politike dëshiron t’i mbyllë. Por në Shqipërinë e sotme me këtë elitë politike, këto plagë vetëm thellohen për të na treguar se barku që polli Berishën ende nuk është” shterpëzuar”. Berisha hapi “rrugën” për të mbrritur këtu ku jemi. Nese do themi se ai që iku ishte më i mirë mos thoni pse nuk ecim përpara! /ShkodraNews