JU QË NUK LULËZONI

5
788
Mehmetali Rexhepi

Mehmetali Rexhepi

ju që nuk lulëzoni
nuk e gjeni dot enigmën e lulëzimit
është diku aty-atje jashtë dhomave e parmakëve
nën grila e mbi kulmin e shtëpisë
mund të jetë dhe brenda jush

*
pa hirin e urtisë me dorë e kapa atë prush
thoshe më djeg mua
thuajse djegia e diellit e zjarrit e qiririt
u përkiste pos atyre
atëbotë ç`u bë ai
asnjë herë diell
asnjë herë zjarr
asnjë herë qiri
asnjë herë thellësi
vetëm syprinë

*
ato dhe ata që bulëzojnë
të gjithë nuk lulëzojnë

*
më grishni trungje
sa fortë më grishni të modeloj arkitekturën tuaj
ngjyrat që i prapësonin stuhitë
zbardhnin muzgje
përderisa akujt mjeran ngrinin mjerimin tim
mjerimin tënd

*
ju që nuk lulëzoni
e zgjasni dorën e shpirtit prej akujsh të ngjatjetoni
dhimbja ishte e marrë shterpëruese
me receta të pasionit të një padroni
temperaturat drithëruese
mos me pykë përgjëruese
i fikni me shurrë skuthash

*
kurorat e trungjeve pa mëri grishin
së paku lutjet në buzë të njoma t`i kishin
t`i shtrihej trinomi i degëve në ajër
burim-durimi i etjes të mos shpie në fata-morganë

*
ju plëng-shkalës të trungjeve degë-prerë
sikur harruat mijëra rrënjë të shtrira në erë
mijëra rrjeta mijëra oda mijëra dyer
gjeniu i dehur “virusit Corona”
shtjellat mbi glob në një shishe t`ia mbyllë
e le të pëlcas kjo mynxyrë

*
gjeniut të mekur i rrëmben gotën nga dora
pas një dalldie në mushkëri virusi Kurora

*
esëllti sjellka veçse shpërthimi i rrufesë mbi kokë
vrik e lypin sytë ku është Ai i Madhërishmi Zot

Gjilan, 16 prill 2020

5 KOMENTE

  1. Nostalgji më ndjell vjershërimi juaj Mehmetali Rexhepi, mua gjysh që jam në *perëndim* të jetës, 84 vjetorin pres të festoj, atje në vendlindje, Zavalanin e *Dangëllisë Naimjane*, Kaluar Oqeanin, mes Tiranës, mbi 83 vjet jetë, plot kujtime mbresëlënëse, – *FLAMA-koronavirus, botën *burgosur.* …bllokuar. Më lejo t’u dërgoj si koment, nje vjershë, shkruar tej oqeanit, pas fëmijëve më fëmijë, emigrantë.

    Për ju sot, mes Tiranës, 40 ditë QIELLIN me DAJTIN MAL – *KURORË*, ju përcjellë ketë *NOSTALGJI* për vendlindjen time, plot 73 vjet lënë, mbetur jetim, atë verë 1944, djegur shtëpia, sa babai i torturuar vdes. Lënë jetim mua me Motrën, Vëllai madh-Partizan… marrë mua pas çlirimit në Tiranë.

    Amanetin e BABAIT plotësuar, mua shkolluar… Mirënjohje Atij, një JETË drejtues në veprat e ndërtimit, plot 20 vjet më parë ndarë nga jeta në Tiranë, me nderime, si veteran e Luftës dhe i punës… Kush nuk e njihte dhe nderuar-Stavri Mihal -Xhogën… Më ndiej, sa shkruar, së pari Ju URIME e shendet.

    *VËNDLINDIES sime-ZAVLANIT, mes Dangëllisë Naimjane*

    Zgjohuni DANGËLLIOTË ngado JINI!
    Një shembull Gjirokastra, për t’u marrë! (1) (restauruar)
    Kur mendoj, si gjak Shqipëtari… ku linda,
    Nuk di… të mijtë-Zavalanllinj, ku janë!?

    *Mësuar me dhimbie, atë* Ballkon të Dangëllisë*,
    Dikur,mes 12 fshatarave, me Frashërin*NAIMJAN,
    Pas viteve *qoftëlargu..90-97-të*,ata braktisë…
    O zot ç’dëgjoj e shoh, …majë Kokojkës, s’di ku jam.

    **Majë Kokojkës si në Kronikë filmike, shoh atë parajsë (2)
    Krijuar, KURORË malesh, mes tyre*Guri bletës*-Sanjovë,
    Tej Goliku-Ara e NËNES-mëngjëlova e Radomi, tej KOLONJA,
    Luginës Lëngaricës, m.Piskalit tej-Melesini-maja-maja…

    Sa dola,te*Guri Naimit*, ngurova sa shikoja…
    – Frashëri dikur 22 lagje, shtëpi-SARAJE, shkollë e dyqane,
    Shkretuar, veç ndërtesën e ish shkollës e *Muzeun* shikoja,
    Si *trinitrinë* ato dhe tej broshnikut, për Zavalanin mendoja.

    Zavalanin lënë me mbi 63 shtëpi,
    Fise të nderuara Kristianë e myslimanë;
    Xhogat, Kostat, Gegushi, Shehu, Sakollajt, Hasani etj.
    Dy shtëpi partizanësh, djegur balli, sa një partizanët (3).

    ***S’më besohet dhe sot ç’përjetova e pashë,
    Ardhur,tej oqeanit të festoja,*100 vjetori e Naimit*!
    Marrë këtë *mandatë*, Frashëri sa Dangëllia në lëngatë.
    Sa akoma do ti lëmë fshatrat ton PERLA të braktisur!

    Bij e bija, nipër dhe mbesa, bashkëfshatarë VËLLEZËR!
    Ti vëmë GISHTIN KOKËS, kudo jemi,sa mbajmë AMANETIN;
    *BJERINI BOTËS-vëllezër e Motra- ANË e MBANË…
    Po Jo dhe Jo! kështu ta BRAKTISIM V A T A N Ë !*

    Shkruar-këtë, mes Frashërit festuar.*Ditën e Naimit*…

    25 Maj 2016 – BRENGË marrë.

    Na lëntë *Kovid19*…këtë 25 Maj-2020, që presim, atje ta festojmë
    e RIKTHIME e populluar, si kemi dëgjua, të shikojmë!

    Mirëupashim 84 Vjeçari *Pasues Veterani*
    Guri Naimit D.

  2. Faleminderit e mirënjohie *Fjala e Lirë*
    Mua komentintin- shkrim-botuar- Guri Naimit D.
    Ja ,,(sot,si 84 vjeçar-.koment vetvetes…)

    *Trashëgimtarët na nderojne,. Ani,se larg jetojnë;*
    (Mbesës Ana e nipit Jorgo në Tironto…)

    Trashëgimtarët, na nderojnë,
    Ani se larg ATDHEUT jetojnë,
    Rrugët e dijes në jetë çajnë,
    Bres pas brezi krenari janë.
    Ja..!
    Shkoj të shoh,
    Mbesën tek stërvitet,
    Zgjedhur
    Aerobi artistike…
    Teksa pres ,
    Daliet vazhdojnë,
    Si mimoza vogëlushet,
    Kujto;
    Dhjetë vjet më parë,
    Nisur atë me pasion,
    Amatore,gjimnastë KLASI!
    Ime MBESË,
    Suprizë mua bërë,
    Instruktore-mësuese..
    bërë-njëherësh.
    Të mbarë rrugë i uroj,
    NGAZËLLOHEM !
    Trashëgimtarët nnderojnë,
    ANI SE !
    Larg ATDHEUT …
    JETOJNË.
    Nipi Jorgo
    PJANIST me KONSERVATOR,
    Doktoraturën
    Nisur…
    Mbrodhësi,gjyshi,
    Nga ATDHEU…
    Ju URON!
    Tiranë 29-Prill 2020-t

  3. Me miq e shoke sa *Fjala e Lire* – Jetoj!

    NIP e MBESE po UROJ!

    Plot nje Vit kete faqe pa lexuar,
    Une gjyshi qe me ju, *Fjala e lire* kuvendoj,
    Sot nje *dhimbje* sa gezin te madh, ju shkruaj,
    Ne *Lindjen e larget* shkoj Nipi, konsevatorin mbaroj.

    *Ju befshin *DITE NJEMIJE*; 30 vjetorin i UROJ,
    Faleminderit shtetit Human *Koreja e jugut*,
    Vend pune, kur mbare BOTA COVID-in – perballon.
    Me kenaqi NIPCIA, ate MIREPRITJE gjetur.

    **Eshte Ai Nipce,kryefjale e vargezimeve te mia,
    Sa mbesa; 25 vjet ne emigracion-LINDUR,
    Mbaruar Universitete sa, kualifikime pas univeristare;
    Me RINOJNE mua 85 vjecarit, ate merak PATUR..!

    Mbrodhesi prinderve:Baba-i *ENGJELL* -Nena- *ENGJELLUSHE*;
    Ata Fakultete prag 90tes-mbaruar ne Tirane
    Familen krijuar, rruget e mergimit marre,
    Shperblyer ATA, CUPA *Zane* e DJALI *AZGAN*!

    NIP e MBESES-pervjetret e lindjes-JU UROJ
    Mbrodhesi e Familiet e TYRE te KRIJOJNE:
    Amanetin gjyshit tia PLOTESOJNE:
    *PEMA BIE NEN PEMË *….!

    Toronto 16 Prill 2021 – Gjyshi 85 vjecar;
    Guri Naimit D.(Dh.XH)

  4. Toronto VENDLINDIE e DYTE BERE!

    (Sot 85 Vjetetori.)

    Me dhimbie po me; – TE MBEDHAJA – shkronja.
    Nenvizoj *Toronto VENDLINDIE e DYTE bere*!
    Plot 20 vjet Familiarisht ime bije ARDHE,
    Deri ne prinderve, nenshtetesi dhene…
    *Sot 85 vjetorin si gjysh ma festojne,
    Nip e Mbese deri POS universite mbaruar,(1)
    Prindet, inxh. e Ekonomonste ne Tirane dipllomuar,
    Na gezojne ne prinderve, nje jete MESUES punuar.
    Une sot krenar emrin *Guri Naimit* mbaj !
    30 vjet pensionist-aktiv-rrugeve te EMIGRACIONIT;
    Mes Toronto nga 2007ta bere bashkim familiar,
    Shteti HUMAN kanades, Konform ligjeve-dhene dyshtetesi.
    **Mirenjohie, deri te treten *Ishemi cerebrale* kaluar,(2)
    Spitalit mes Skalboros se Torontos, si ne Tirane;
    Nje*ishemi cerebrale*-tranzitore kaluar …
    Student-ne mjekesi, njeheresh, naten punoje…(3)
    Ishte viti 1964 pikerisht *Dite e Mesuesit*
    Ate Mision-MESUES, me porosi mjeku marr
    Nis ne *Bende e Tamadhe*, ne Tirane pensionin, (4)
    30 vjet, kuader, me arresim-Kulturen.
    ***Pas 91shit-, rruget e emigracionit marre,
    Faleminderit, Femijet me pasardhes bere,
    Nipi Muzikant – Doktoraturen marre,
    Mbesa, Dietolloge me universitet, pune nise!
    ***Mes,*Pasueve Veteran* 85 vjetorin festoj
    Mirenjohie, mes tyre, sa tere bashkeatdhetareve,
    Sa mes Tiranes sa atdheut, ç’do vit shkoj,
    Amanetin e te pareve realizoj:
    *Bjerini BOTES ane e Mbane Po…
    Mos e HARRNI jo! VATANE!*
    Faleminderit, miq e Dashamires, per urimin,
    Ne Atdhe, me lente gjalle *COVID-i*
    Te me prehen ESHTERAT; si bir i
    *Dangellise Naimjane*!
    Mes *Ballkonit te Zavalanit* lidur,

    1- Nipi 30 vjeç mbesa 25-se;
    2- Mua nga 1964-78dhe 2020. kaluar *ishemi cerenrale* mbetur tranzitore-fal kujdesit mjekesoe Nga Tirana ne Toronto..
    3- Me 1964 mes leksionit me bije *ishemi cerebrale* mire qe mbeti tranzitore..
    4- Nga shtatori 1991 dale me pesion, vite emigracini kaluar..

    Toronto 10-06-2021 Dhimiter M. Xhoga – (Guri Naimit D. – Nipit dhene emrin)

  5. Kush *Jeton* me *Fjalen e Lire* PERJETESI FITON!..
    (Kushtuar: Agim Matos e Mehmetali Rexhepit)

    Se pari MIRENJOHIE nga une Gjysh
    *Fjales Lire*-shpirt Fluturues NJERIU*,
    (85 vjecar,tej oqeanit *koha shpene*,
    Me atdheun jetoj;*Fjale e lire*KRYEFJALE*
    .Mes saj; KRYE PENA gjetur!)

    *Trinitrine*;vite emigracioni jetoj,
    Mes TORONTOS *shtet HUMAN Vitet;
    Atdheun lene fizikisht,per te mendoj
    Amanet PASARDHEVE lene…
    *Bjerini botes ane embane,bij e bija;
    Po mos e HARRNI Ju-VATANE.*!
    Kush jeton me *Fjalen e lire*
    PERJETESI FITON !
    Mbrodhesi *Gjyshi*i uroj!
    Me *Fjalen e lire*
    Me *10 Qershor*(1920)nisur;
    Mbrodhesia e ATDHEUT tone!
    Vite *NOLIANE*…nje shekull kaluar,
    Fatkeqesisht,ATDHEU …
    Ne mes te BALLKANIT i *coptuar.*..?!
    Trojet shekullore pa harruar..!
    **Fjala e Lire* zeri MBARE KOMBETAR;
    Faleminderit ….
    Me TABANIN kombetar,na ben KRENAR!
    *I biem BOTES ane e MBANE;
    Po nuk e harojme VATANE!*

    Toronto 12 Qershor 2021
    Me-*Pasuesi Veteran*
    Guri Naimit D.

Komentet janë mbyllur.