Ju ngadhnjyet

0
632
Lufta e Koshares

Zymer Mehani

(Luftëtarëve të Koshares, të rënë më 9 prill 1999)

Të hekurtit topa ende mbajnë erë gjaku
Të hidhur, t’neveritshëm, plot helm e plot tmerr
Prej nga vinte e zeza vdekje si korbi, vetë kobi
N’atë skëterrë të mjerë
E demonët e përjargur vetëm me një sy
Donin të na zhbinin si mua dhe ty
Ata të gatshëm me një dorë në hanxhar
Që ecnin nëpër terr e kafshonin pandërprerë
Dhe sakatonin e verbonin egërsisht si përherë
Edhe lulet e njoma, ato lulëkuqe deshën t’i nxinin
Se i tillë është shpirti i tyre, të tillë zemër kanë
Kafka dhe eshtra të kryqëzuara
E të përbalturat armë, të lyera dhe me gjak
Ende mbajnë erë mortje
E ne na sjellin përherë neveri, trishtim,
Sepse deshën t’lahen me gjak t’popullit tim
E tillë ishte lakmia e tyre për këtë tokë arbërore
Për këto fusha të paanë
Për këto male majeprehta
Plisbardha të kësaj Toke të shtrenjtë
Që kurrë s’u përkulën as u gjunjëzuan dot
Para gjithë atyre tytave kobzeza vdekjesh e gjaqesh
Por bijtë e shqipes me gjokset sa bjeshka
I dërrmuan dhe i mundën, fituan gjithçka
Lirinë e gjakuar me shekuj e fituan
Dhe përjetësinë e fituan në t’atdheut altar


Për ty, Zahir trimi

Zahir Pajaziti - statue

Me trimërinë Tënde
Mburret mbarë Kosova
N’monument madhështor
Prishtinën e ruan

Ti o Komandant
Që për Ty s’ka mort
E mahnite botën
Pleq e t’rinj të duan

Populli t’ admiron
Dhe të kujton gjatë
U shndërrove n’mermer
n’shtatore të lartë

E përshkoi epokën
Heroizmi yt
madhështor si n’balada
Madhështor si n’epikë

Bashkë me Legjendarin
Komandant Ademin
Komandant Zahir
koha t’ nxori n’ dritë

I madh në trimëri
I rreptë për armikun
Triumfove prore
Për t’shtrenjtën liri

Barut, pushkë e top
Rrufe për armikun
N’legjendë u shndërrove
Zahir Pajaziti


Nënëloke

(Nënës Nazife, që e lindi dhe e rriti dëshmorin e kombit, Abedin Rexha – SANDOKANIN)

Nënë bujare-
Nënëloke
Rrofsh sa malet
E kësaj toke!

Ti që linde
Uraganin,
Me shtatë zemra-
SANDOKANIN

T’falem, nëno,
Nënë e mbarë,
Ty që linde
Legjendar

Zemërtrimin
SANDOKAN-
Lavë tërmeti
Uragan

Nënë Nazife…
Rrofsh sa malet!
Zemra ime
Të përfalet

Që mëkove
Djalë më t’mirin
Abedinin-
Xhevahirin

Kur atdheu
Ish n’mugëtirë
Asokohe
Të vështirë

SANDOKANI
Lidhi besën
Me Ademin
T’bëjë qëndresën

Me Zahirin
Dhe Luanin
E Shkëlzenin
Edmond djalin

S’u zmbraps trimi
S’u frikua
-Si e ka emrin
As më thua?!…

– Ia thonë emrin
Abedin Rexha…
Do t’kujtohet
Nëpër breza

Nënë Nazife-
Nënëloke
Zonjë e rëndë
E kësaj toke

N’gjirin tënd
Mëkove birin,
SANDOKANIN
Më të mirin

T’puthsha, nëno
Rrudhat e ballit
Ato duar,
Shqipe e malit!

Ty, që e rrite
SANDOKANIN
Liriasin-
Uraganin

Rrofsh sa malet
Nënëloke
Ti që rrite
Trim Epoke!


Shqiponja

E braktise qiellin
Dhe male e shkrepa
Erdhe n’gjakun tonë

Në një fushë të kuqe
Dy krerë i zgjerove
Aty rri gjithmonë

Shqiptarët ndër breza
Me gjak ta ujitën
Shqipe atë fushë t’ kuqe

Lart në qiell valo
Në tonin atdhe
Je e shenjtë për ne

Shqipe në Flamur
E fortë- shkëmb e gur


Vetëm një shkëndijë

Për mua s’ka dritë
N’zemër s’kam qetësi
Sytë më janë verbuar
Prej lotëve të mi

Paramilitarët
T’armatosur rëndë
Bashkë me nënën time
Vranë dhe timen këngë

Motër fare s’kam
Vëlla nuk pata kurrë
Babanë t’masakruar
E gjetëm nën urë

Vetëm një shkëndijë
Flakëron zemrën time
Se agoi liria
Për ty, Kosovë trime


Dielli nuk baltoset

(Dedikuar Prof. Dr. Fehmi Krasniqi)

Në një kohë të pakohë
Dreqi e i biri
E pështynin diellin
Na e sterrosnin qiellin
S’pushonin me montime
E diferencime…

Profesor Fehmiu
Ndrinte si meteori
Çuditej okupatori
Dhe koloboratori
Çeliku s’këputet me dhëmb’
Profesorin gjë s’e trëmb

Për të thanë kolltukëxhinjtë
Edhe faqezinjtë
-Është pinjoll ballisti
Farë separatisti
Lozë irridentisti…
Kështu për të thanë titoistët
Edhe komunistët
Edhe sahanlëpirësit
Edhe zemërprishtit…

Lisi lartohej gjer te retë
Ne na mësonte qetë-qetë
– Ata që janë të shitur te fara e kuqe
Shëmbëllejnë në një pulë këlluqe
Deshtën a s’deshtën, zogjtë duhet t’i çelin…
Ata vëllanë e vrasin dhe përbijnë çfarë vjellin …

Më kujtohen fjalët e Doktor Sadri Rexhepit…
Kur më thoshte mua:
– Ai që punon kundër miletit
Në fund të fundit do t’ia fusë vetit!…
Bashkëpunëtorët shqipfolës
Që mendonin serbisht
Nëse s’kishe, të ngjitnin një bisht…
Te autoritetet ta bënin me gisht…
E sot seç janë plakur, rrinë si qeni n’ bisht…

Kur fliste Profesor Fehmiu
Ne e dëgjonim sy e vesh
– Kosovë je shqiptare, shqiptare do të jesh…
E sahanlëpirësit dhe spiunët e zi
Kërcëllonin dhëmbët t”hanin mua e ty
Por ngrohtësi atdhesie na dhuronte yni Profesor
Na ndrçonte mendjen porsi meteor…
Meteori vetë-Luftëtar i vërtetë.