Zymer Mehani
(Mërgimtarëve, kudo ku ata punojnë e jetojnë)
Ju lashë, male me dëborë
Të lashë, ARBËR dhe Arborë
Ju lashë, fusha me lulëkuqe
Të lashë, nuse buzëburbuqe
Të lashë, motër faqekuqe
Bilbilosha e gushëkuqe
Ju lashë, ara me ugare
E lumenj me ujëvare
Ju lashë, varre të të parëve
Ju lashë, dele e manare
Të lashë, shok duke qarë
T’lashë, Atdhe zemër-vrarë
Të lashë, Llap i dëlirë
Të lashë, qen lidhë n’zinxhirë
Të lashë, magje me pak miell
Të lashë, nënë- dritë e diell
U largova në mërgim
Ç’m’u mbush zemra me pikëllim