Ju kujohet skulptura e vezës pranë Teatrit Kombëtar?

0
279
Veza - Armin Kolbli

Ju kujothet skulptura e vezës pranë Teatrit Kombëtar? Pak kush e dinte kuptimin e saj, dhe pak kush e njihte skulptorin e njohur gjerman.

Ilir Muharremi, kritik i artit

Kuptimi i vezës me tentim arsyetimi që nga lashtësia edhe sot, mbetet ende një rrëmujë skeptike kohore, pa bazë shkencore me referenca mitologjike, mirëpo thellësia e kuptimit qëndron te rrënjët filozofike, ndoshta sëpari ngrihet si dilemë e pastaj tenton të shkundë majat e konkretës. Pyetje e thjeshtë shumë qesharake, njëherësh edhe naive se: Cila erdhi e para veza apo pula? Mua më duket një problem shumë serioz, i gjërë, shkencor dhe sipas referencave mitologjike ( sa janë të besueshme), veza është para pulës, vezët dhe emrbnionet më të vjetra janë fosile, janë të dinosaurëve, por edhe para tyre prapë na doli se veza qe e para.

Krijimi buçet me atë se e gjithë bota e ka origjinën nga kaosi, pra nga një element i çregullt, i paorganizuar. Ujërat janë më të hershëm në krijim, uji krijoj zjarrin. Veza e Artë lindi në to nga fuqia e madhe e ngrohtësisë. Vitet nuk ekzistonin, sepse nuk kishte njeri për ta matur kohën. “Veza e Artë u thye dhe u nda në dysh. Gjysma e sipërme e saj u bë Qiell, gjysma e poshtme u bë Tokë, dhe midis tyre, për t’i ndarë ata, Brahma vendosi hapësirën ajrore. Ai e vendosi tokën midis ujërave, krijoi vendet e botës dhe vendosi fillimin e kohës. Kështu u krijua universi.

Pse perëndia Brahma, qielli dhe toka dolën nga veza? Të lashtët, kur panë shfaqjen e një zogu nga, siç u dukej atyre, nga një objekt i pajetë, një vezë, konsideruan se kështu mund të shfaqej Universi. Sepse veza është një simbol i lindjes së jetës.Por më pas krijuesi shikoi përreth dhe pa se nuk kishte askënd përveç tij … ai u ndie i frikësuar. Që atëherë, frika vjen tek të gjithë ata që kanë mbetur vetëm. Por Brahma mendoi: “Në fund të fundit, këtu nuk ka askush përveç meje. Nga kush duhet të kem frikë? ” Dhe frika e tij kaloi; nga frika mund të jetë e dikujt tjetër. Por as ai nuk e njihte gëzimin; dhe prandaj ai që është vetëm nuk e njeh gëzimin.”, thuhet në referimet mitologjike.

Si do që të jetë përgjigja kësaj dileme filozofike e shkencore rrënjët i ka te mitologjia. Artistët gjithnjë simbolin e vezës e përdorin si pjellori të jetës. E Pak kush ka dëgjuar për skulptorin gjerman Armin Kölbli në Kosovë. Ju kujtohet skulptura në formë të vezës e vendosur pranë Teatrit Kombëtar? Ky artist e kishte realizuar dhe në mediat tona të shkruara pak mund të gjesh për këtë artist. Vezën që e solli në Kosovë, kishte për qëllim që këtij vendi t’ia vendosi një shenjë.

Shenjë kjo që do të simbolizontë Kosovën të sapo dalur nga lufta. Kjo skulpturë ishte shumë simbolike. Në këtë vezë janë të grumbullura e të shkruara në letër, të gjitha pakënaqësitë, kërkesat dhe dëshirat e qytetarëve. Në mitologji veza është e njohur si symbol i pjellorisë dhe jetës, e madje edhe si dicka e re. “Në këto skulptura vezë, të krijuara nga unë, pjeken mesazhet e njerëzve për të ardhmen, dëshirat, shpresat për një botë më të mirë.

Dhe nëse njerëzit që i kanë shkruar këto mesazhe për të ardhmen janë serioze, atëherë ata bëhen pjesë e një ndryshimi në një botë më të mire”, thotë Kolbli. Kjo vezë u vendos në Obiliq. ka brenda saj 500 letra të grumbulluara dhe supozohet të hapet gjatë vitit 3001, kur edhe do të bëhet 1 shekull pas mbylljes së saj. “Kam dëgjuar për Kosovën qysh në ditët e mia të shkollës. Interesi im për Kosovën u zhvillua gjatë luftërave ballkanike në vitet ’90 dhe veçanërisht me fillimin e luftës në Kosovë në vitin 1999, kur Gjermania ishte përsëri në luftë për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në atë kohë, vendosa të bëj një shenjë kundër luftës në Kosovë. Një shenjë e një të ardhmeje paqësore në të cilën ne nuk lëndojmë apo vrasim më njerëz, kafshët apo natyrën” kishte thënë ai.

Simboli i vezës së artisti është lindja, paqja, lulëzimi i së bukurës, optimizmi, bota të jetë më e shëndoshë përmes konstruktit të plasticitetit domethënës, pra përsosmeria gjeometrike e vezës, ana estetike, dhe këndvështrimi nga të gjitha anët e bën njeriun të ndjehet mirë. Pastërtia, draperia, rrezet e diellit që binin mbi të, shfaqnin hije estetike, dhe kjo skulpturë ishte shumë e thellë dhe e meritonte mu atë hapësirë në qendër aty. Pse e larguan? A po u dashka vetëm portret ose shtatore njeriu me strukturë partizani siç bëri shqipëria komuniste me skulptura? Ajo skulpturë është dashur të ishte aty ku ka qenë.

Njëra është në Bremervorde në Gjermani, një në Çernobil në Ukrainë, një në Jeruzalem dhe së shpejti edhe një në Kajro.