JU FLET, BEG RIZA!?
– Jam Beg Riza. I rënë në Kumanovë!
Nuk jam i vdekur? Jam tek të përsosurit!
Po e pres atë që na vrau në pusi!?
Plot është gjak dheu ku kam rënë!?
Ty që as emrin s´dua ta zë në gojë
Ti na bëre kurthin çlirimtarëve të
Kumanovës, na vrave, e na vure
pranga të burgu të përjetshëm.
Ti, ti, para se të vdisja më thoshe
Jemi shokë, atdhetarë të kauzës, etj.
Errësirë, me çfarë emri të thërras,
Ty as toka s´ka më çka të dhuron!
Në emër të Beg Rizës e të rënëve:
Ziheshin mes vete kafshët e zeza,
O i paemër, o i pafytyrë, o Errësirë
Mërmëriste uji shqip i Vardarit!..
Ç´bëre o i pafytyrë, o Errësirë e të
Huajit, o shpirt gjeriz, o gjarpër!
I bërtiste hija e Begut në pasqyrë;
Gjak shitur, ti na shite tek armiku
Kumanova na deshi se e deshëm!
I përgjigjet Begu hijes së tij në
Pasqyrë. Ty; prej gjakut janë fitoret
Dhe ti o Errësirë, o i paemër, pse
Belbëzon para hijes sime, pse qan!?
Kur t´i neve na vure kurthin, vrave
Kohën që ti ta hash bukën me turp!
O i paemër, o i pafytyrë, o Errësirë
Ti je i tëri krimi dhe xhelati! Vrave
Djemtë për liri të Kumanovës, të
Tetovës, të Ohrit e të Manastirit
Në këmbë burra! Në këmbë atdhé
Kudo Anës së Vardarit janë tokat
Tona. Ky është zëri i lot-nënave
Baballarëve, motrave, dajallarve
Zëri i përjetshëm i këtij kombi!…
Durimi në histori s´ka aq kuptim;
Nën robni, heshtja është frikë e
e poshtërim. S´jam i vdekur, jam
Tek zoti, tek më të përsosurit, pra
flakni sulltanët që shesin atdheun
Gjyq sulltanëve të korruptuar,
Gjyq Dorës së zgjatur të armikut
gjyq atyre që lirinë na e bënë
të panderë: në këmbë popull, në
këmbë; Në këmbë i gjithë atdheu,
Prej tanëve lirisë goja po i merret!…
Rrustem Geci – Dortmund, 2017