SALI LEKA
Zhurmë e madhe nëpër studio televizive mijëra shkrime në faqet e gazetave si dhe pse e bëri deklaratën noteriale të betimit për në Gjykatën Kushtetuese zonja Arta Vorpsi.
Kurse unë theksoj: Sa mirë do të ishte që edhe anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera të drejtësisë të kishin vepruar dhe të veprojnë si Arta Vorpsi.
E theksoj parlamenti dhe presidenti janë duke lozur ping-pong. E kanë kthyer proçesin e emërimeve në organet e drejtësisë në mish mash.
Njëri pëlqen Besnik Muçin, tjetri don Elsa Tosken, dy deputet duan Fjona Papajorgji, presidenti don medoemos Marsida Xhaferllarin.
Në teori flitet e shkruhet për drejtësi të pavarur, të pa kapur, por në praktikë këta gjyqtarë djhe prokurorë të emëruar në këtë mënyrë janë të kapur me thonj dhe kthetra, dhe asgjë të dobishme nuk kanë për të bërë, asnjë akti korrupsioni, as veprim padrejtësie nuk kanë për të ndëshkuar ashtu si deri më sot.
Del pyetje pse? Përgjigja: Të tëra padrejtësitë dhe aferat korruptive janë bërë në presidencë dhe në parlament.
Krimet i kan ëbërë peshqit e mëdhenj ashtu si ka vërtetuar ambasadori amerikan Donald Lu.
Dhe peshqit e mëdhenj ishin dhe janë në presidencë dhe në parlament.
Janë po ata peshq që duan të formojnë gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e lartë me persona të preferuar dhe të pëlqyer po nga peshqit e mëdhenj.
Kurse shteti juridik kur nuk bazohet në drejtesinë ligjore por në preference dhe pëlqime njerëzore është i destinuar të bëjë padrejtësi dhe shkretime mizore dhe kurrë jo drejtësi as ndëshkime.
Prandaj unë më shokët e mi e falenderojmë zonjën Arta Vorpsi për betimin që bëri tek noteri ligjoro juridik si anëtare e pavarur e gjykatës kushtetuese.
E falenderojmë dhe e admirojmë për guximin për të kontribuar për drejtësinë ligjoro– juridike që ka 25 vjet që lëngon dhe rënkon.
Për arsye se: Presidenca dhe parlamenti juristët, prokurorët dhe gjygjtarët i kanë dashur dhe i duan të frikësuar, të tulatur, të strukur dhe të strehuar në sqetullat e kriminelëve dhe të kusarëve, që nga presidenca e Sali Berishës, Rexhep Mejdanit, Bamir Topit, Bujar Nishanit, Ilir Metes që kërkon të uzurpojë edhe ajrin e natyrës, kërkon të bllokojë edhe frymëmarrjen e njerëzve. Nuk lejon asnjëri të marrë frymë pa lejen e tij.
Unë me shokët e mi ish të burgosur politik nga mizorizmi i tmerrshëm komunist marksist enverist ramizist i urojmë punë të mbarë në gjykatën kushtetuese të popullit shqiptarë jursites së nderuar Arta Vorpsi dhe të tjerëve si ajo.
Kemi besim se do të bëjnë diçka të dobishme që në fillim
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
SHËNIM EKSKLUZIV
Organet ligjore juridike në Shqipëri ishin dhe janë mëkatarë që nga shekulli 20-të koha e skëterrit, por edhe në dekadën e parë të shekullit 21-të janë bërë krime padrejtësi dhe masakra në ekonomi, letërsi, gazetari, art dhe kulturë dhe drejtësia ka neglizhuar.
Në vijim do të rreshtoj disa fakte konkrete që kanë ndodhur dhe drejtësia nuk ka funksionuar, krimet e vërteta nuk i ka ndëshuar.
Ishte dhe është detyra e prokurorit dhe gjygjtarit të ndëshkojë krimin, padrejtësinë, korrupsionin, ashtu si është detyra e shkrimtarit e gazetarit me i demaksuar këto veprime keq bërëse që kanë dëmtuar dhe dëmtojnë jetën njerëzore të popullit.
Unë me shokët dhe shoqet e mia socialiste moderniste dhe demokrate të vërteta nacionaliste do të demaskojmë gjashtëqind shtrembalarë zuzarë dhe makbethucë, urithkucë, kur në Tiranë të funksionojë dhe të qarkullojë në publik një gazetë antimizoristë, antisharlataniste, antimonstruoziste, dhe antifallsifikatore.
Neve i kemi demaskuar këta shtrembalucë dhe gënjeshtarucë por nuk i kanë botuar demaskimet tona të drejta të dobishme. Deri në vitin 2013 Tirana ishte magazine e grumbullimit të meskinistëve, anarshistëve, narcizistëve dhe të kaotistëve të skremuar.
Kur shkruaj neve jam unë me shokët e mi shkrimtarë poetë dhe dramaturgë ish të burgosur politik, të përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht me vepra letrare artistike liberaliste moderniste, por nuk i botuan, i mbyllën, i fshehën, i censuruan.
Tregime të dobishme dhe poezi brilante të mahnitshme eposike.
Nuk botuan as poezitë lirike erotike të dy librave “ Blerina Sydelina” dhe Esmeralda e Diolona në Everest arrin jehona” nuk i botuan shtëpia botuese “Naim Frashëri”, as redaksitë e gazetave “Drita, Zëri i Rinisë” dhe revista “Nëntori” në vitet 1979-1989.
Sot këto gazeta nuk dalin në publik, por janë gjashtë të tjera në Tiranë akoma më të pista, zuzariste,censuriste, sharlataniste, narciziste, monstruoziste sesa ato në kohën e diktaturës makabre enveriste ramiziste.
Këta censuristë sharlatanistë dhe kusaristë të veprave letrare artistike të dobishme jetike, janë vërsulur për ta rrëzuar Edi Ramën me qeverinë socialiste shembullore moderniste, anticensuriste, antisharlataniste, antikusariste, antizuzariste dhe antimizoriste të betuar.
Luftë revulocionare agresive dhe përplasje civile regressive në Shqipëri nuk do të këtë edhe sikur të ngrihen nga varri Kadri Hasbiu gjakatari dhe mizori i klikës marksiste enveriste ramiziste që ka burgosur dhe masakruar 175 shkrimtarë, poetë dhe dramaturgë liberalistë modernistë të admiruar dhe 750 intelektualë humanistë të kulturuar.
Torollakët, injorantët,zgërdhecët, idhnakët, alabakët dhe urithkit që cënojnë me kapsolla dhe molotova të ndryshkur duart dhe gishtat e vajzave shqiptare, mendimtare vizionare, guximtare krenare si gjeraqina dhe skifterina viganike, nuk mund ta rrëzojnë Edi Ramën me qeverinë socialiste jetike as në vitin 2049.
E theksoj as në vitin 2049 nuk mund ta rrëzojnë Edi Ramën me qeverinë socialiste ata shtrembalucë brutalucë, vulgarucë, zgërdhecë dhe langarucë monstruozë që kanë vjedhur, grabitur e fshehur nëpër bodrumet e censurës, katrahurës dhe diktaturës makabre mizoriste 725 poezi lirike erotike eposike dhe 85 libra me 5450 tregime të vërteta faktike të dobishme jetike të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka.
Edhe librat me tregime dhe poezi të shokëve të mi shkrimtarë dhe poetë liberalistë modernistë Fadil Pacrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Frederik Sokoli, Zef Zorba, Pirro Kuqi, Ibrahim Uruci, Minush Jero, Dhimitër Xhuvani, Zydi Morava, Jorgo Bllaci, Fatbardha Spahiu, që na burgosën, na internuan dhe na persekutuan egërsisht dhe tmerrësisht.
Asnjë demostratë me ulurima e ultimatume pseudoantikomuniste edhe neomarksiste nuk i ngren dot nga varri shokët dhe shoqet e mia të groposura në beterrin e skëterrit marksist.
Ata që vazhdojnë akoma të shtrembëruar dhe nuk duan me u drejtuar.
Edhe ata censuristë mizoristë që kanë mbyllur e fshehur vepra letrare artistike jetike si thesare shinike atdhetare kombëtare.
Bashkë me ata vandalistë hutistë perversa që zhgarraviten në protesta meskiniste llumzhiste.
Protesta kundër reformës në drejtësi dhe kundër votimeve për demokraci për të rrëzuar qeverinë socialiste me Edi Ramën, vizionarin e reformave humaniste.Me kaq për sot. Kam akoma tregime të vërteta, me më shumë se sa kanë 25 shkrimtarë, të burgosur dhe të paburgosur, të persekutuar dhe të priviligjuar.
E theksoj të privilegjuar kishte në kohën e diktaturës që kurrë mos u ktheftë aq sa kishte persekutime të tmerrshme, kundër shkrimtarëve modernistë dhe intelektualëve humanistë diktatura kishte dhe privilegjime për ata shkrimtarë të servilosur dhe survejues të pështirosur të sigurimit por që sot dalin nëpër studio televizive duke zbrazur jargë të pista qurravece me gënjeshtra dhe trillime “ kemi vuajtur shumë nga diktatura , na kanë përndjekur këmba këmbës”.
Këto fjalë të tyre janë procka e brockulla.
E vërteta qëndron e do të qëndrojë survejusit dhe zgërdhecët e sigurimit janë lodhur shumë duke shpifur e sajuar mbas shpine mijra fjalë por dosjet e tyre as nuk janë hap as nuk hapen por bëhet zhurmë e madhe përkundrazi po I mbulojnë,duke botuar sajime dhe trillime.
I botojnë duke shpenzuar pasurinë e vjedhur.
Krimi, korrupsioni, persekucioni spekullimi, persekutimi, censurimi, trillimi, dhe mashtrimi e kanë burimin tek pasuria e vjedhur.
Tirana është i vetmi kryeqytet në botë që ka enkas dhe apostafat redaksi gazete dhe shtëpi botuese që publikojnë gënjeshtra e trillime të rëmdomëta, të neveritura, të qelbëzuara, të infektuara.
Sepse as kishte as ka organe ligjore juridike speciale penale me u thënë: Dorëzoni pasurinë e vjedhur! Ndaloni padrejtësinë, zhdukni eleminoni gënjeshtrat spekullimet dhe mashtrimet monstruoze.
Nëntor 2019