JORGE LOUIS BORGES

0
539
Jorge Louis Borges

JORGE LOUIS BORGES
(1899 – 1986)

Jorge Francisco Isidoro Luis Borges Acevedo (Buenos Aires, 24 gusht 1899 – Gjenevë, 14 qershor 1986) Ishte një shkrimtar, poet, sagjist, përkthyes dhe akademik argentian.

ELEGJ I

Oh fati i Borgesit,
të ketë lundruar vallë nëpër detet e ndryshme të botës
ose nëpër njërin dhe të vetmuarin det me emra të ndryshëm,
të ketë qenë pjesë e Edinburgut, Cyrihut ose të dy Cordovave,
e Kolumbias dhe eTeksasit,
të jetë kthyer vallë, pas ndryshimit të gjeneratave,
në tokat e lashta të prejardhësve të tij,
në Andaluzi, Portugali
dhe në qarqet ku saksoni luftoi me danezët
dhe përzien gjakun e tyre,
të ketë gabuar nëpër labirinthin e kuq dhe paqësor të Londrës,
të jetë plakur në shumë pasqyra,
të ketë kërkuar më kot vështrimin prej mermeri të statujave,
të ketë shqyrtuar litografira, atlase, enciklopedira,
të ketë parë po ato gjëra që shohin njerëzit,
vdekjen, ditën që vjen ngadale, fushën
dhe yjet delikate,
dhe të mos të ketë parë asgjë apo pothuajse asgjë
përveç fytyrës së një vajze nga Buenos Aires,
një fytyrë që s’do ta kujtojë.
Oh fat i Borgesit,
mbase jo më i çuditshëm se yti.

Përktheu: Faslli Haliti