JOHANNES HAHN SHUPLAKË KOSOVËS

0
513

/S’ka viza deri ne vitin 2020 tha ai sot në Prishtinë/

Për mosliberalizimin e vizave nuk është fajtore BE, por na prej Presidentit e tëposhtë.

Shuplakën më të madhe nga Hahn e mori Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjatë gjithë këtij viti nuk la gjë pa bërë për te ja qitë faqën e zezë Kosovës nëpër botë. Ai më idenë e tijë për ndryshimin e kufijëve qe ndikoj drejtëpërdrejtë ne liberalizimin e vizave, duke kriju kështu hamendje dhe konfusion së çka po ndodhë në këtë shtet. Ky njeri qe dhjetë vjetë nuk pranë duke folë për vizat, jepte afate pas afateve, por vizat nuk erdhën, e as qe do të vijnë deri ne vitin 2020. Thoshte së si kushtë për liberalizimin e vizave e kemi demarkacionin me Malin e Zi.

Për këtë punë edhe ia falem Malit të Zi hiq më pak se 82 mijë hektar tokë, por vizat nuk erdhën. Rrenë pas rrene pa fije turpi dhe pa fije përgjëgjesije ndaj qytetarëve. Por, ky njeri nuk luan nga vendi krejtë Kosova me u kallë, me i dalë flaka, s’ka moral as përgjegjesi, për ate se çka vepron dhe për ate se çka premtonë e folë.

Për këtë nuk duhet te fajsohet Evropa, por na vete jemi fajtor. Kush na ka faje së nuk i kryejmë detyrat e shtepis siç duhet. Pushtetarët tanë janë më te koruuptuarit, nuk hetohën, kemi një drejtesi me prokurori dhe gjyqesi jo funksionale të kapur nga politika. Jemi pra shtet me shumë skandale dhe afera nder nga më të ndryshmet. Këto i dinë BE, por i dimë edhe ne, por s’po na pëlqejnë.

Por,shuplakë morën edhe të gjithë pushtetarët tjerë Kryeministri Ramush Harajdinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli te cilët vazhdimisht jepeshin afate për liberalizimin e vizave pa ndonje angazhim të theksuar ne këtë drejtim. Por një shuplakë nga Hahn e more edhe Minstrja e Integrimeve Evrpoipane Dhurata Hoxha, e cila me përformancen e vetë te dobet ne punë nuk bani sa duhet në këtë drejtim.

Sot,pas këtyre shuplakave qe ua dha Johannes Hahn pushtetarëve tanë askush nuk lëvizi nga vendi në stilin së unë nuk jamë fajtor. Sot menjherë pas deklarimit te Hahn se nuk do te kete viza deri me 2020 menjeherë ishte dashtë te dorehiqet Dhurata Hoxha si Ministre e Integrimeve Evropiane sepse ajo nuk ka as fytyrë e faq të qendroi më ne atë postë. Dorëheqeje do te duhej te jepte dhe Kryeministri i cili nuk e realizoi premtimin e tij publik se mbenda tre muajsh të Kryemistrisë së tije do te hiqën vizat.

Por, këtu të na sikur nuk njihet institucioni i doreheqjeve. Thejshtë ska kush kujtë ti thotë dorehiqu, sepse të gjithë janë njesoi të kapur për njeri tjetrin as njëri së lëshon njeri tjetrin, sepse secili nga pushtetarët është i lidhur me skandale dhe afera korruptive të cilat as prokuroria nuk guxon ti ndjekë.

Zoti e ruajt Kosovën, sepse pushtetaret tanë nuk e ruajnë.