JO S’TË THEM DOT LAMTUMIRË DRITËRO

0
2458

Pëllumb Ahmeti

JO S’TË THEM DOT LAMTUMIRË DRITËRO

Jo s’mundem ta besoj, jo sa shkruaj këto fjalë
se Ti Poeti im, i halleve Dritëro jo nuk ke ikur
ej kush tha se i madhi s’është më në radhë?
Jo s’e besoj, jo që sot drit e syrit të jet fikur.
Je Poeti i fjalës së ëmbël, të pashë Poet vërtet
aty ku traktori gjëmon arës kthen një e një brazdën
me llambën e minatorit në kokë galerisë futesh thellë
sa çel buzëqeshjen e hijshme që mbulon buzën vashës.
Poet, mos Poet si e le goten e rakise e cigaren ndezur?
Kë thirre pranë dhe s’të erdhi për ta bërë me ty gëzuar?
Mos vallë kishin shkuar në fshat këmbëkryq rrinin ndejtur?
Të të presin rrjedh lumi, Devoll, gjith natën të mbante zgjuar.
Morën grushtin e dheut e shkërmoqin të pa fjalë Poet,
fjalët janë mbledhur lëmsh në gjoks sa nuk shpërthejnë
pika e lotit, dhimbshëm tatëpjetë syrit të burrit sot rrjedh
të presin aty ulur ndër rrapin e moçëm t’ju tregosh rrëfenjë.
Në panteon je ngjitur dhe librin ke marrë, shfleton në dorë
buzëqesh mes viteve i lodhur nga mosha, vargjet lexon
dëgjoj erërave ku zërin tënd përcjellin kohës me dëborë
jo Poet, s’mund ta besoj aty mes vargut Ti Dritëro JETON.
*********************************
3/02/2017***ORA 17”10” Pëllumb Ahmeti, TIRANE.


PJATA E STOLISUR
Humoristike

Çke stolisur kete pjate
qep e gjize edhe ullinj
veza ne te verdhen fjake
spec e skuqur dhe turshi

Ç’ke mor bir qe na ngacmon
kjo kerkon nje pike raki
fytin per kenge ta pastron
plakun e ben djale te ri

Pa le te jete nate dhjetori
edhe bora jashte te bjere
ne saç pjekshim mish milori
me fund gotat le ti kthejme…

Kembekryq per reth oxhakut
druri lisit behet prush
e ti ndizet gjaku plakut
e ç’kerkon miken ta puth…

Po ku na humbe moj capkene…
te kthenim nje got raki
raki rrushi a raki mëne
te pijme ç’te duash ti…

Hidh e prit dhe ca romuze
plaku s’ka dhe dhemb ne goje
nga rakia nuk po shkulet
ska rini qe t’ja kaloje.

Dollia vete me shtate
te shtata ti kthesh me fund
kush s’duron vete ne kashte
shtruar kashta ne bodrum.

Persa thash s’jane histori
kur piqej mishi ne furra
tek-tuk mund te gjesh te ri
ta pije rakine si burrat.

NJË NATË VERE
.
Një natë vere pranë detit
në bordur një gotë me verë
valët poshtë lozin me peshqit
një fllad i lehtë të përkëdhel.
.
Got’ e verës rri në heshtje
buzën pret dikush t’ja prek
ti e kredhur brënda librit
humbur tretur në ç’do rresht.
.
Flladet unë nga ty largova
fllad u bëra shpejt e shpejt
trupin me ndjenjë përshkova
gishtat flokët krehnin lehtë.
.
Fllad u gjenda kumtrit të but
ç’më turbulloi aromë e gjirit
eh,këto buzët puthnin buzë
prap se prap si ndahesh librit.
.
Përmes rreshtave të tij
tinëzisht pa frikë u futa
sytë e saj pse vetetijnë?
mos pa dashje më zbuluan?
.
Fllad i fort unë këtë herë
fletët një nga një palosa
shpejt ja mbylla atë derë
si një gërm nga rreshti dola.
.
Gërm- tha ç’kërkon ti nga mua?
Flladin vetvetes shpejt largova
veç një puthje,vash tjetër s’dua
dhe pak verë me buz provova.
.
Buzë e vashës s’ish buz gote
aty ku verë ne pimë zjarrmuar
aty derdhej mjaltë nga hojet
mbledhur buzëve prushëruar.


OPINIONI I OPINIONIT

U çmend paria drejt Opinionit…
në ballkon ‘TË DIJES’ u shfaq deliri
s’mbeti kurkush sipas zakonit
nga fundi doli i dreqi dhe i biri

Mbushur ekrani fjalë dhe fjalë
njëzet vjetorë sikur ishte djalë
vinin kungoheshin fytyrat me radhë
ego veç ego të dalë ku të dalë.

Diku pak më tej rrinte e heshtur
Shenjtorja tmerrohej dridhej me frik
trotuarit për bukë një dorë e nderur
aty sheshit shpëfaqej fytyra e dytë.

Elita, i thonë, mbrëmë u zhvesh lakuriq
bulevardit shkelte dhimbjen e madhe
ej ku shkon ky popull, pa ndjenja përditë
çirret e mburret me fjalë ndër ekrane…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar