JO, I GJALLË ASNJËHERË S’ZIHET

0
1051
Minire Rukovci

Poezi: Minire Rukovci

JO, I GJALLË ASNJËHERË S’ZIHET

(Heroit, Ukshin Shaban Kosumit)

Në janar të Pesëdhjet’ e tetës,
U hap lajmi në mahallë,
Se Shabanin dhe Feriden,
I gëzoi Zoti me një djalë!

N’ Malësi t’ Llapit – N’ Grykë t’ Mavriqit,
Kjo familje rrënjët thellonte,
Si të gjithë banorët shqiptarë,
Në kushte të liga po jetonte!

Babë Shabani u fliste fëmijve,
Kur i kishte afër vetit,
-Mbani mend e mos harroni,
Jem’ pasardhës të Dem Ahmetit!

Nënë Feridja e Shalës së Bajgorës,
Grua fisnike dhe bujare,
Ishte mbesë e Ahmet Selacit,
Dhe për këtë ndihej krenare!

Gjatë Luftës së Dytë Botërore,
Ahmetit mbesa i ndihmonte,
Përgatiste ushqim dhe rroba,
luftëtarëve ua dërgonte!

Vazhdimisht ndihmonte trimat,
Që luftonin nëpër male,
Bashkë me Ukshin Kovaqicën,
Kishin lidhje familjare!

Ukë Kovaqi ishte i njohur,
Si për besë dhe për trimëri,
Me shpresën që mund t’i ngjante,
Pagëzuan djalin me emër të tij!

Ukshini ish fëmija i dytë,
Kish një motër para veti,
Qysh në moshën 16- vjeçare,
Iu shtuan hallet, pa babë mbeti!

Nënë Feridja qëndroi e fortë,
-Këtu e këndej më mbështetë djali!
Kish tipare t’ një malësoreje,
Me shumë vlera Zoti e fali!
Nënë e bir po vazhdojnë jetën,
N’ kushte t’ rënda plot varfëri
Ruajtën nder t’ familjes, t’ kombit,
U bënë shembull për lavdi!

Shumë i zgjuar po bëhej djali,
Me njerëz të ngritur po rrinte
Burra n’zë të asaj kohe,
E th’rrisnin kur merrnin vendimet!

Ishte i matur kur merrte fjalën,
Rrugës së drejtë hecte me hapa,
Mençurisht i bënte planet,
Pas vendimit s’kish kthim prapa!

Ishte i flakët për shkollim,
Obligimet s’i dhanë mundësi,
Të mundshme bëri të pamundshmen,
T’i shkollojë vëllezërit e tij!

Me pak kushte financiare,
për Ukshinin s’ish e lehtë,
Por dy vllezër që kish pas vetes,
Përfunduan ‘dhe fakultet!

Shtyllë e tyre ishte Ukshini,
I mësoi si të përparonjë,
U mësonte edhe këngë kreshnike,
Vatrën, kombin me nder ta mbrojnë!

Në fund të viteve 80-90
Ukshini punonte në Perëndim,
Shkonte merrte disa të holla,
Nuk kërkonte vendqëndrim!

Shkonte vinte, ilegalisht,
Se atje i qetë s’mund të rrinte
Situata politike e brishtë,
Sjell pasoja, mirë e dinte!

U kthye trimi pranë vendlindjes,
Bashkë me vëllezër plane hartoi
Kish mundësi ta emigroj familjen,
Por këtë gjë s’e preferoi!

Nuk jetohet pa të ardhura,
Dërgoi Sokolin në mërgim
Donte që vetë të përballet,
Me situatën në eskalim!

Të përballej me zullumqarët,
E regjimin ta luftonte
Që si n’ kohë të Rankoviqit,
Shumë zullum popullit po i bënte!

Shtoheshin forcat policore,
Nga Serbia që po vinin
Gjuanin pas shtëpisë së Ukshinit,
Përpiqeshin të gjallë ta zinin!

Jo i gjallë asnjëherë s’ zihet ,
Ky strateg dhe trim i rrallë,
Mban armikun në shënjestër,
Provokimeve po u bën ballë!

Dhe bamirës ishte Ukshini,
popullatës i ndihmonte,
Ditën, natën me veturë,
Të sëmurët te mjeku i çonte!

Rugët ishin përplot policë,
Por kjo fare s’e ndalonte
Gjente gjuhë komunikuese,
Me mjshtëri disi kalonte!

Por një sëmundje e pamëshirshme,
Jetëra njerëzish po gëlltitë!
E goditi edhe Ukshinin,
S’e la trimin të shohë dritë!

Në Janar 2015,
Trimi i kombit jetë po ndërron,
Emrin, veprën dhe kontributin,
Kurrë Kosova s’ia harron!

Me nderime ushtarake,
U përcoll për në amshim,
Do t’ përmendet sa të jetë jeta,
Nuk harrohet kurrë ky trim!

E dërgoiZymer MEHANI