Jo dorëheqje, por shkarkim të Isa Mustafës dhe Kryesisë nga LDK

0
217
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Letër publike:
KËSHILLIT KOMBËTARË TË LDK

Nga Binak MAXHARRAJ

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtarë të LDK.

Sot për Ju është një ditë e veçantë, jo si ditet tjera, është e veçante bile edhe historike pas asaj dite kur para 33 viteve vizionari i kombit dr Ibrahim rugova i mblodhi medjet me te ndritura të kombit për ta formuar Partinë e parë pluraliste në trojet shqiptare LDK, e cila në fillim ishte si një Lëvizje gjithëpopullore me mbi 700 mijë anëtar e cila u bë digë e pakapërcyeshme ndaj regjimit fashist serb.

Qe nga ajo kohë e lavishme LDK kaloj një rrugë të lavdishme në betejën për pavarësin dhe shtetndertimin e Kosovës. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo pati edhe baticat dhe zbaticat e sajë. Ajo i doli edhe ateherë kur neostalinistet, neoenveriset; futur mbrenda LDK u munduan ta mboshtin “kalanë nga mbenda” por deshtuan, por fatekëqesishtë pësoi keq ne Kuvendin e gjashtë të çuajtur ne ”Kuvendin e karrikave” kur edhe LDK u nda në dy pjesë. Ishte kjo si pasoj e luftes për pushtet pas vdelkese se liderit te sajë tëpakontestueshëm Dr. Ibrahim Rugova.

Por rrugëtomin e sajë tragjik LDK e përjetoi dhe po e përjeton qe nga viti 2010 kur LDK me dredhi, mashtrime, më dhunë e mori antirugovisti i përbetuar Isa Mustafa i cili për këto dhjetë vite LDK e solli buzë katastrofës drejtë shkaterrimit te sajë, të cilën ne zgjedhjet e fundit e pruni ate ne vetem 12,6%. Ky njeri vazhdimisht punoj kundër LDK ne shkaterrimin e saj.

Ky njeri u përqafua me njerëzit e krimit te organizuar dhe te korrupcionit, i shkelte vazhdimisht qendrimet dhe parimet e sajë duke u hudhë në përqafim të botës së krimit të organizuar, duke lejuar qe në LDK Klani Pronto, SHIK-u e sidomos Hashim Thaçi të këtë kontrollin mbi krejtë LDK te cilin si për inat te Ibrahim Rugovëse edhe e bëri president, anipse amanati i tij ishte se këtë njeri duhet mbajtë largë pushetit sepse është i rrezikshëm për shtetin.

Gjatë “pushtetit” të tij në LDK Isa Mustafa, jo qe i solli fatkeqesi, mjerim dhe poshterim të LDK, por i solli dame te pariparueshme edhe vete Kosovës, duke ia falë 8200 hektar tokë Malit te Zi, duke e sjell “Zajednicën”serbe me kompetenca ekzekutive, me fjalë tjera duke krijiat ne”minishtet serb” në shtetin e Kosovës. Ky se bashku me Hashim Thaçin edhe e këtyen Serbin në Kosovë, ku sot e kësaj dite Veriu është nen kontrollin serbë pa asgje qe frymon shqip.

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të LDK.
Por ajo se çka është me rëndesi është fakti se Isa Mustafa e shkaterroi LDK, e solli ate në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021 nga 48% ne vet, 12,6%, ia humbi shkelqimin e dikurshëm duke e sjellë LDK ne mjerim dhe poshterim. Dhe ky fakir siç është i pa ndërgjëgjëshëm shkon edhe me largë sa qe nuk e ndien vehten fajtor duke thanë ne silin e një rrugaçi” s’po di pse dhe si ndoshi kjo”, e lau fytyrën e vetë të papaster duke dhënë dorëheqje. Por, ajo së çka është më tragjike për LDK për këtë situat të plandosjës për tokë nuk reagoi fare Kryesia të cilën e përbëjnë servilet dhe njerëzit e tij.

Ju anëtar të Këshillit Kombëtar të LDK sot jani në një provim të madh, jeni në një dytyrë historike. Ju sot duhet te deshmoni se a jeni për LDK apo do jeni për shkaterrimin e metejmë te sajë. Ju sot duhet të deshmoni se a do te jetë apo te mos jetë, te bëhet apo të zhbehet LDK. Pra, ju sot e keni një provim të veshtirë do thoja histrorik për LDK. Ju sot nese mendoni dhe vepronime kokën dhe mendjën e juaj, e jo të huajën do te ia delni qe përseri ta bani LDK te shkelqej si dikur.

Se pari, në fillim ju duhet të shqyrtoni dorejeqjën e kryetarit Isa Mustafa dhe kryesisë se sajë servile. Nuk është e mjaftueshmë vetem doreheqëja e tij, por ai sot duhet te shkarkohet se bashku me Kryesinë. Pra, duhet të bëhët një prerje e thellë precize me Isa Mustafën dhe Kryesin e tij të cilët gjatë gjithë kohës e përkrahën ne shkaterrimin e LDK. Sot, gjatë shkarkimit të Isa Mustafës dhe Kryesisë duhet shkurtë dhe troç të debatohet për gjendjen ne te cilin Isa Mustafa e solli LDK, të ia bëni me dije, apo te ia përkujtoni te gjitha te bërat e këqija të tij qe quan drejtë shkaterrimit të LDK, sepse ai çfarë senili është nuk po ju kujtojkan tëgjitha.

E dyta, pas shkarkimit të Isa Mustafës dhe Kryesisë të cilët nuk kanë te drejtë të përzihë e aq me pak te ndikojnë në punimet e Këshillit, duhet të zgjidhet grupi punues qe te drejtojë dhe udheheqë me punimet e Këshillit. Puna e parë është se duhet te shfuqizohet neni famos 50+1 i rregullores qe Isa Mustafa ia kishte përshtatë vehtes në bazë të të cilit i fitonte të gjitha zgjedhjet për kryetar të LDK bile me aklamacion.

Të mos zgjedhët për kryetar LDK askush nga servilet apo mvarësit e Isa Mustafës. Kjo do te ishte katastrofa e radhës për LDK?
E treta, të debatohët fuqishëm e jo shkel e shko për kryetarin e radhës në LDK. Kjo është qensore për LDK se a do te ribëhët apo do te shkaterrohët. Askush nga pretendentet për kryetar të LDK nuk mund të zgjidhet nga rrethi i servileve dhe mvarësve dhe klanit mafioz të Isa Mustafës. Kjo do të ishte katastrofa e radhës për LDK.

Për kryetar të LDK nuk mund te zgjidhet ai ose ajo qe e sollën SHIK-un dhe Klanët tjra te përzihën në punët e mbrendshme të LDK. Për kryetar të LDK duhet të vijë një figurë kundërshtuese e Isa Mustafës dhe askush nga Kryesia e tij famoze të cilët për te gjitha këto vite nuk paten guximin ti thonë ndal o njeri ku po e qon LDK?

Për kryetar të LDK duhet te vijë një figurë e pastar kombëtare më traditë të gjatë në LDK.Për kryetar të LDK duhet të vijë një figur e pastër e pakorruptuar dhe e përzier ne kupolën e krimit te organizuar dhe te korrupcionit. Për kryetar të LDK duhet të cijë një figurë me karakter te fortë dhe guximtar qe nuk lejon askend nga jashtë të përzihet në punët e LDK, qe nuk lejon qe LDK te bëhët patericë e partive tjera siç ka ndodhë deri më tani.

Për kryetar të LDK duhet të vijë në figurë e cila e ka autoritëtin dhe guximin qe të bjëjë një prerje të thellë kirurgjike me Isa Mustafën dhe klanin e tij shkaterrimtar të LDK, qe ky klanë te përjashtohet apo të leqitët qe të mos këtë asnjë ndikim në LDK.

Unë nuk kam preferencë për ndonjë kandidat, sepse nuk është punë e imja. Të gjithë kandidatet e interesuar janë të njohur për publikun, ata për çdo ditë ishin të lakuar nepër media dhe sondazhe. Se cili nga ata të zgjeidhet për kryetar, kjo është në vendimin qe do ta marr sot Këshilli Kombëtar i LDK, sepse nga zgjedhja e pranueshme e kryetarit mvarët edhe ardhmeria e LDK, se a do t’i këthehet shkelqimi i dikurshëm i sajë apo do te vazhdoi mjerimi dhe renja e sajë.

Më fat dhe punë të mbarë,
Prof. Dr. Binak MAXHARRAJ