Marrëdhëniet Kosovë – Serbi
Miroslav Lajçak të shpallet person non grata në Kosovë. As të mos lejohet të hyjë kurrë në Kosovë, as të mos flasë kurrë për Kosovën! As kryeministri Hoti, as askiush tjetër të mos ulet të bisedojë me përfaqësues të Serbisë, sidomos me Vuçiqin kriminel, pa na paguar Serbia dëmshpërblimin e luftës dhe të pushtimit e shfrytëzimit njëshekullor, pa na kërkuar falje publike e pa na i gjetur të gjithë të vrarët e fshehur në tokën e mallkuar serbiane! Nuk ka bisedime as marrëveshje pa e ndërruar Serbia kushtetutën, ku flet për Kosovën!
Shkruan: Engjëll KOLIQI, Dardani, tetor 2020
Jo shumë pas rishpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe pas njohjes së këtij realitetit nga shumica e vendeve të botës, sidomos nga ato më kryesore e më të rëndësishme, doli nisma për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve fqinje. Që nga viti 2010, me insistimin dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, filluan bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe të Serbisë. Madje edhe janë bërë shumë marrëveshje mes dy vendeve, të cilat pak po zbatohen, në mungesë të vullnetit të mirë nga pala serbiane.
Këto marrëveshje, të shumtën e rasteve, ose gjithnjë po i udhëheqë personi Aleksandar Vuçiq, njëherë në cilësinë e kryministrit e tani në cilësinë e presidentit të Serbisë. Presidenti serb Vuçiq, i cili para dhe gjatë luftës ishte militant i kriminelit radikal Sheshel, edhe ministër i informacionit i Slobo kriminelit, mu në kohën e luftës, duke u bërë kështu edhe njëri nga ekspertët e sofistikës së makinerisë luftarake vrastare serbiane në Kosovë.
Edhe sot, ai vazhdon të diktojë kushtet dhe rregullat e procedurës së një lloj marrëveshjeje, duke thënë se nuk do e njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke ua imponuar qeveritarëve tanë ndalimin e anëtarësimit të shtetit tonë nëpër organizata ndërkombëtare, duke bindur vende të ndryshme për tërheqjen e njohjeve të Kosovës etj. Ai edhe tani vazhdon të vrasë njerëz në Kosovë, tani ata të komunitetit serb, që nuk i binden qeverisë së tij dhe partisë Lista Srpska, që në fakt është Partija Srbija në Kosovë, që vazhdon të punojë kundër Kosovës dhe popullit të saj.
Tani kanë ndryshuar kohët dhe rrethanat në këto hapsira. Nuk guxojmë më të përsërisim gabimet e së kaluarës, që na kanë ndarë e përçarë si komb!
Nuk ka dialog, por vetëm bisedime për një marrëveshje për fqinjësi të mirë. Ne duhet të jemi ata që i vëjmë kushte Serbisë, për të biseduar e për të bërë marrëveshjen, që mendoj nuk është asgjë tjetër, por heqjes së pengesës për anëtarësimin e Serbisë në BE, derisa Kosovës ende nuk ia kanë lejuar libelarizimin e vizave.
Kryeministri Hoti, apo cilido qoftë ai ose ajo që udhëheq bisedimet për këtë marrëveshje, duhet vënë kushte para bashkësisë ndërkombëtare:
– Nuk bisedojmë me Serbinë, pa na i paguar borxhet – dëmshpërblimin e luftës dhe të pushtimit e shfrytëzimit njëshekullor
– Nuk ulemi në tavolinë me ta, pa na kërkuar falje publikisht për vrasjet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë.
– Nuk ulemi në të njëjtën tavolinë me ta, pa na i gjetur e sjellur në shtëpi njerëzit e vrarë e të masakruar gjatë luftës, që i kanë fshehur në tokën e mallkuar serbiane.
– Nuk bisedojmë me Vuçiqin para se të zbardhet vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe të dënohen fajtorët, sepse punësimi i vrasësve në qeverinë e Beogradit flet shumë.
– Pjesë e marrëveshjes duhet të jetë patjetër reciprociteti, për çdo fushë e çdo aspekt të jetës.
– Të drejtat e serbëve në Kosovë duhet të jenë të barabarta me të drejtat e shqiptarëve në Serbi. E dijmë se vetëm në Beograd jetojnë afër 100 mijë shqiptarë. Sa shkolla shqipe ka atje, sa program shqip ka në radiotelevizion publik të Serbisë…?
– Nuk ma pranon ti pasaportin, nuk e pranojmë as ne pasaportin serb në Kosovë.
– Nukm e blen ti mallin made in Kosova, as unë nuk e blej mallin made in Serbia.
– Pra, gjithçka të jetë reciproke, përndryshe nuk ka marrëveshje.
– Pse nuk i thuhet Europë, nuk duam as libelarizim, as anëtarësim në Europë, dserisa vazhdoni ta përkëdhelni Serboinë duke na gërvishtur ne. Ne mund ta bëjmë një referendum popullor, për t’u bërë shtet ekstratrerritorial i SHBA-ve, pastaj nuk kemi nevojë të dialogojmë më me BE-në, as të kërkojmë libelarizim, sepse udhëtojmë me pasaportin USA.
Këto dhe shumë të tjera, me këtë gjuhë duhe t’ia thonë bashkësisë ndërkombëtare qeveritarët tanë, përndryshe le të përgatiten për rrebelim të popullit dhe pët trazira të reja në Kosovë.