NGA KALOSH ÇELIKU
(Kohën e fundit të shoh
me një beqare plakë)
Kohën e fundit të shoh shpesh
Me një beqare plakë. Zonjë.
E, ty përçudi: Ajo, të duket e re
Cucë, që do ta çmendi Poezinë.
Vërtetë, ke çka mëson nga Plaka
Dhe, jo nga e reja. Kurtizanja…
(Frikë kam do më mbetesh
Rrunzë nëpër dhëmbë)
Mbylli sytë, më thotë Mikja
Ecë rrugës, drejtë! Këmbë!
Jo! Përgjigje. E kam frikë Ujkun.
Ujk, je ti vetë. Qeshet, Ajo.
Nuk e besoj. Ujku e hanë Qengjin
E, Unë e dua Qengjin livalleve!
Atëherë, ecë: Edhe ti hamë mua!
Jo! Frikë kam se, do më mbetesh
Rrunzë, nëpër dhëmbë. Shtrat…
(Mjekra e zezë)
Mjekra e zezë, gjatë studimeve
Cuca azgane, i bëri për vete:
I rrëzoi në shtrat. Poezi. Libra.
I mori përdore, hipi në kalë shale.
Dhe, si Doruntinën: Vëllai vdekur
Nuse lale, i zbriti në Lëmë. Shtëpi.
Mjekra e zezë, sot ndërroi ngjyrën
Me të bardhën. Por, jo edhe hujin…
(Unë nuk di gjë nga jeta
e pi rakinë e rrushit)
Unë, Sot nuk jetoj në tokë. Shtëpi
Po, në Qiell. U kam hipur reve.
I shaloj Qiellit. Arushën e Madhe
Pulën me zogjë, e shti në kotec:
Hënën kulaç, e kam Nuse Qielli.
Përqafe, Hajmalinë e Dervish Nures
Skënderbeut: Shqiponjën Dykrenare.
Yjeve, mbi kokë ua ndaz fenerët
Shamatë. Armiq, krijoj me poezi.
Diellin e kam mik. Hënën, Nuse
Nuk di gjë nga jeta. E, pi rakinë:
“Ilaçin”, e Dervish Nures Llagjeve…
(Shkupi Historik digjet
e Plaka Nuse krihet)
Shkupi, po digjet: Merr tym zjarri
Unë, po dridhem. Mos ki frikë!
Ja, më doli flaka. Nuk e besoni:
Jo, nuk digjem. E, ndeza Zjarrin.
Fëmijët, i shkruajnë Babait n’Amerikë
Mësuesit të muzikës. Shkollës fillore:
Hajrulla Ukalli. Patriot, i madh shqiptar.
Na dërgo pak para! Edhe, ne të hyjmë
Në shtëpinë e re, si shkijet. Shqiptarët.
Mësuesi, u përgjigjet nga Amerika:
Unë, nuk kam para. As, edhe dollarë.
Ju, në Shtëpinë e re, në Kërçovë:
Mos hyni si shkijet, po si shqiptarët!
Shkupi, po digjet. Sot, mori flakë
Plaka, Nuse: Krihet, në verandë…
(Asgjë, nuk mund të them
për ata që ikën në varr)
Asgjë, nuk mund të them Sot
Për ata, që ikën Dje, në Varr:
Vetëm, mbi katër krah. Arkivol
Pa miq. Armiq. Qytetarë. Lule.
Vetëm, me familjarë. E, polici.
Asgjë, nuk mund të them Sot
Për vuajtjet e tyre për së gjalli:
Pa punë. Bukë, e koronavirus
Shtrirë në spital. Dhe, karantinë.
Asgjë, nuk mund të them Sot:
Për ata, që: Dje, e fituan Lirinë…
(Nuk më vret rrufeja
plumbi as zjarri)
Zjarri, që ndizet shpesh flakë
Përbrenda Meje. Dhe, Libër:
E shuaj me raki rrushi. Verë.
Them: Nuk jam dru shelgu
As ahu. Vërrini. Lisi thatë.
Po, Rrapi. Gjelbërim Katundi
Digjem. Sot, hi e dal për oxhaku
Ehu! Xixa, ndizem Qiellit. Yje.
Poet jam! Nuk më vret rrufeja
Plumbi. Nuk më djeg, as zjarri…
(Qielli)
Qelli e ka lehtë, mes mjegullave:
Diellit. Hënës. Dhe, yjeve xixa.
Toka e ka vështirë me njerëzit:
Kafshët shtëpiake. Ato, të egra.
Dhe, Unë: Mes tyre, si Poet. rebel..
(Nata zbretë nga Qielli
Zogu i Keq mbi çati)
Nata e errët, zbretë nga Qielli
Ferexhezezën, hedhur krahëve:
Këmbëkryq, na ulet në Lëmë.
Zogu i Keq, këndon mbi çati:
Kob, ndjellë. Nana, e la porosi:
Mos e leni të vajtojë, në shtëpi!
Babai, nxorri armën nga hatullat
Shkrepi, pushkë: Iku pas Çuke.
Sot, Zogu Keq ende këndon mbi çati
Nuk ka, kush shkrep pushkë. Porosi…
(Vargu im, ecë nëpër borë
matanë kodrave)
Vargu im, Dje: Ecte livadheve
I kulloste kafshët shtëpiake:
Lopët. Dhentë, vallonte maleve.
Fyellin, në janxhëkun me arna
Murgon, roje. Kërrabën e Briut:
Verë dhe Dimër, nën sjetulla.
Mesditave, nën dardhat gorrice
I milte dhantë me kusi. Tambël.
Kos. Djath, kishim gjithë vitin.
Sot, vargu im ecë nëpër borë
Matanë kodre, shkrep Poezinë…
JO DHE PO
Jo, në shtrat. karrike. Qilim arushe
Toalet. Sallon. Kuzhinë. Verandë:
Makinë. Rrugë. Pallat. Nën Urë.
Po, te “Parku i Grave”, në Shkup
Nën Shelg Katundi, në breg Lumi…