JO BYLBYLI S’E NDAL KËNGËN!

0
1641
Jahe Fida

Jahe Fida

Poezi kushtuar heroinës se kombit Antigona Fazliut

JO BYLBYLI S’E NDAL KËNGËN!

Se ç’ja thotë këngës bylbyli
nuk pushon as n’verë, as dimër
këndon për ty moj lule prilli
heroinë ma i bukuri emër
Ndihet kënga në Kosovë,
ndihet kënga në anët tona
shkulet zemra e merë hovë
Kur në këngë është Antigona!
Jo bylbyli s’e ndal këngën
i këndon zemër e shpirt
Se në varg është heroina
vepra saj për ne është drit’
Këndo bylbyl ma i bukri za
këndoj gonxhës më të bukur
me flamur nuse është ba
kënga jote t’mos ketë t’sosur!
Fjalët t’jenë me gërma ari
melodia t’jetë madhështore
se ronë Gona n’zemër shqiptari
vepra e saj është përmendore!

Ja si i pergjigjet kesaj poezie z. Hajriz Fazliu

Rifat Muriqi

Flijimi

Ende maji pa i qel sytë
Për pa ardhë e bardha ditë
Që shqiptari e kish pritë
Qindra vite në gjak i larë
Për liri kurrë pa u ndalë
Antigona si në legjendë
Pak pa dekë është përmend
Është përmend dhe ka kujtua
Trimëreshat që kanë luftua
Kanë luftua dhe kanë vdekë
N’histori për më mbetë
Norë e tringë ka ërmend Shotën
Si hyjneshë vetja po i doket
Mirë po e dinë por s’po bënë zë
Në altar vet po donë më ra
Hiq spo i dhimbset asaj rinia
Me gjak të njom t’shkruhet Liria

Përgaditi për publikim: Gjin Musa, gazetar