Jo buka, po kulaçi

0
893
Bekim Rexhepi

Nuk thuhet kot “kur nuk di të bësh mirë diç, di të bënë lëmsh gjithçka”! Këtë po e bënë politika aktuale e pasluftës, politika e kapadaive, e korruptim dhe e leshit. Në historinë e Kosovës do të shënohet edhe kjo epokë e politikës së leshit, e përbërë nga komandant zvarranikësh.

Nga Bekim Rexhepi

Në vazhdën e kompromiseve të dhimbshme që po bënë Kosova ndaj Serbisë, duket se është edhe ndarja fizike e qytetit, me “parkun e paqes” tashmë të zhvendosur nga ura më tej, finalizohet ligjshmëria serbe për ndarje reale të qytet nga qytetaret serb dhe qytetaret shqiptar. Një Mitrovicë me shqiptar, një Mitrovicë tjetër me serb, thuajse kaq e madhe është Mitrovica sa mos mund të administrohet nga një komunë në vete.

Mynihu (Munchen) është një qytet i Gjermanisë, ka më shumë banor dhe territor sa krejt Kosova dhe ka vetëm një qendër administrative shërbyese për qytetaret e saj pa dallim. Nëse i vë pak logjikë kësaj, aherë e kupto se ku shpie një politikë pa krye, qe kur nuk i rregullo punët e saja administrative me qytetaret e saj dhe e decentralizon komunën qe kjo komunë jo me e madhe para okupimit ishte një komunë e vetme dhe mund të funksiononte si e vetme, pa probleme dhe pa ndasi të theksuara.

Nuk thuhet kot “kur nuk di të bësh mirë diç, di të bënë lëmsh gjithçka”! Këtë po e bënë politika aktuale e pasluftës, politika e kapadaive, e korruptim dhe e leshit. Në historinë e Kosovës do të shënohet edhe kjo epokë e politikës së leshit, e përbërë nga komandant zvarranikësh.

Jo buka po kulaçi, në marrëveshjen e fundit të delegacionit shqiptar Thaçi-Mustafa me atë serb Nikoliq-Vuqiq në Brukseldoli të jetë marrëveshja për murin në veri. Nëse treni Rus u ndalua, u legjitimua treni i Rashkës, nëse muri dy metra u rrënua ai tjetri u legjitimua, qëllimi serb për qarkullimit nga Serbia për në komunat serbe të Kosovë u bë legjitime me marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa qarkullimi dhe kthimi në pronat e veta të shqiptarëve u paralelizua edhe nderkombëtarisht me pëlqimin e vet delegacionit në bisedimet në Bruksel.

Në këtë formë kur qyteti i Mitrovicës (veriore), ndodhet në një bllokim total nga strukturat kriminale të Serbisë, nuk guxon të merret as një akt politik i Prishtinës në drejtim të krijimit të asosacionit, ose duhet të bëhet përjashtim Mitrovica, deri në paqësimin e saj politik e kriminal nga strukturat e organizuara të Serbisë. Pa kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, pa paqësimin politik dhe kriminal të komunës, çfarëdo krijese tjetër si asosacionit – zajednicës, do të ishte vetëvrasje politike e shqiptarëve të Kosovës qe do të shtonte apetit i Serbisë për ndarje, do të legjitimonte edhe lapidarin madhështor në Mitrovicë që e ngritën serbët dhe qe drejton gishtin kah shqiptaret për sulm.