Elena Preka
E kisha harruar si quhem vërtetë..
Më prezantonin para botës, si një e ndëshkuar..
Ështe jetime kjo e shkretë,
pa baba, varfanjakë, jeta i ka gjykuar..
Fjalën e parë e thoja gjithmonë,
‘Jetime jam’, (ashtu të tjerët i kisha dëgjuar)..
E paditura e jetës, kot nuk thonë,
mendoja se jetimet dhe Zoti i ka harruar.
Ëndrrat m’u mohuan, shkolla bashk me to,
fëmirija ime, mëshirë e njerzimit..
Të varfër e të shkretë askush s’të do
çdo ditë lotësh i dihatesha perëndimit..
Sytë i drejtoja drejt lartësisë
lotët dhe s’forcimi i nënës më kishin mbytur.
Mos u mërzit do kaloj; i drejtohesha fëmisë,
që brënda meje ishte zhytur..
Isha rritur, dhe pse ndoshta pak vite kisha në jetë..
Rrobat e zeza më kishin tjetërsuar,
asnjëherë s’kuptoja ç’po ndodhte vërtet!
Dhimbja e urija, dhe muret i kishin përqafuar..
Mos qaj i thoja femijës, ti je vajze stoike,
ëndrrat e tua gjuaj ku të duash.
Pranoje fatin, me realitetin bëhu mike!
Kjo është e verteta jote, jo! S’mund t’i thuash.!!
E kështu si endërr e keqe, vitet fluturuan,
bashkë me to fati i shëmtuar..
Dhimbjet e së kaluarës më shkolluan,
unë jetoj sot, jo në mëshirë të fatit, e aspak e shkretuar…