GazetaBllok.net, 15 janar 2020
Gazetarja Jeta Xharra ka kujtuar vi ktimat e masakrës së Reçakut, derisa ka thënë se disa burra kanë qenë në gjendje të vd esin për pavarësi, e disa të tjerë kapadai sot e konsiderojnë se kjo pavarësi iu jep atyre të drejtën që ta mbajnë Kosovën peng për shkak se e kanë një karrige më pak a më shumë në pushtet, përcjell Bota Sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ajo ka thënë se Reçakun e takon me zemër të plastë, pasi për këta që e zhagisin Kosovën, s’ja vlen as me vdekë, as me u fliju.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Fascinona me vendin tem: se si disa burra kanë qenë në gjendje me u vra për këtë pavarësi, e disa burra tjerë kapadai, sot e konsiderojnë që kjo pavarësi e fituar me kaq shumë gjak, ju jep atyne të drejtë me e mbajtë Kosovën peng edhe me e stagnu për shkak se ata kanë një karrikë ma pak a ma shumë në pushtet! Mos ma nxeni për të madhe, kur të them që Reçakun sot e kujtoj me zemër të plastë, për shkak se për këta, që po e zhagisin Kosovën, s’ia ka vlejtë as me vdekë, as mu fliju, e as me luftu!
Ani moj analfabete: fascinou… as shqip nuk din te shkruash…
Komentet janë mbyllur.