Jeta në Koronë

0
467
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Gjithëçka na është bërë pandemi. Edhe koka na është mbushur me “virus”. Po ndëgjojmë lajme pas lajmeve në kanale të ndryshme televizive, rrjete sociale për gjendjën pandemisë në botë, e secilit më shumë po i intereson gjendja më virusin në shtetin e vet. Ajo çka po shohim dhe po ndëgjojmë janë duke na krijuar përjetime trishtuese. Kjo sigurisht së është duke ndikuar shumë edhe në anën psikologjike, ku thuhet së në Kosovë, janë duke i frekuentuar spitalët psikiatrike mbi 70 përqind të popullatës, që nuk ka ndodhë më parë.

Madje, si po shkojnë punët gjithnjë e më keq, rrethi gjithnjë e më shumë po na ngushtohet. Pandemia tashmë ka rrezikuar secilin, dhe gjithësecili po i lutët Zotit, që mos tia gjën adresën kjo lengatë e shekullit. Dhe, siç ka thënë Nastradini më një rast, ”Ruaje Zot bythës time”. Kjo është shumë e vertëtë, së nuk po ka ende ilaq për virus, dhe mbështetja jonë ka mbetur më shumë të Perëndia!

Pushteti në Kosovë e ka humbur luftën më koronën! Kur kthehemi veq disa muaj mbrapa, jeta që e kemi bërë pavarsisht vështirësive, na duket si një pushim veror. Përditshmëria jonë në kohë pandemie është krejt ndryshe. Na ka ndryshuar ritmi i jetës edhe ashtu jo e mirë nga kjo kastë grabitaqare. Edhe frekuentimet në markete, në barnatore, dasma dhe varrime kan marrë krejtë formë tjetër. Kovid gjenerata do të jetë depresive, individualiste, dhe do të kemi luftë të ashpër për mbijetës, që drojë së do të na sjellë deri “lufta të gjithë kundër të gjithëve”.

Kriza ekonomike dhe sociale, varfëria e madhe, tashmë po trokasin në shumë dyer shqiptare. Izolimi fizik po na shëndron në një shoqëri pa kontakt?! Ndoshta edhe dhënia e dorës, do të mbetet prapa nesh. Duket së nuk do te kemi kujtë t’i shkojmë të dera e shtëpisë?! Të gjitha ato përjetime nga e kaluara do të na mbesin në kujtesë si një ëndër e mirë. Edhe tradita dhe mentaliteti për kojshillëk edhe pa pandimi si traditë e mirë e shqiptarëve, do të harrohen edhe më shumë. Kemi edhe futuristë që botën pas pandemie e shohin më optimizem.

Ata mendojnë së gjeneratat e reja do të jenë më të emancipuara, që mendojnë dhe veprojnë racionalisht, duke e bërë botën më të mirë. Njerëzimi megjithate është në rrezik. Ata që sot po e sundojnë botën, duhet ndryshuar kursin politike dhe veprimet e tyre për të mirë. Dikush duket së ka apetite apokaliptike. Kjo mund të hasët në shumë libra të botuar dhe shumë dokumentarë të ndryshem në botë. Nuk ka më tmeruese së propaganda që po bëhët në shërbim të agjenturave të ndryshme, në shërbim të formimit të pasanikëve të rinjë, siç është tendenca edhe për zvoglimin e popullatës shumë milidardëshe në botë!

Askush nuk ka dëshirë të ndëgjojë gjëra që ja prishin iluzionet e jetës të mirë. Porosia së “gjithëçka duhet rrënuar për tu bër ma mirë”, është logjikë dehumanizuese dhe fatale. Duket së gazetarët nga përvoja në këto parashikime janë më real e më të saktit?! Natyra e njëriut është jo shumë e ndryshueshme, që nuk e ka ndryshuar religjoni, ideologjia dhe as sistemi politikë. Luftat dhe dhuna kurrë nuk kan pushuar në këtë botë të trazuar! Edhe në këtë luftë më pandeminë kan dalë në sipërfaqe profiterët e ndryshem duke u bërë miliarderë! Sigurishtë jo në menyrë të ndërshme… A do të ndikojë vërtetë virusi në trurin tonë, mbetet të shihet në të ardhmën pa këtë virus, apo më ndonjë virus tjetër…?!