Jeta në këtë botë bëhët vëtem një herë..?!

0
343
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Ta besojmë faktin së jeta në këtë tokë, bëhët vëtem një herë, dhe gjasa tjera nuk ka. Dhe, në këtë rrugëtim, shumë kush veti i jep të drejtë, që të merret me jetën e të tjerëve, së më lehtë është të merresh më problemet e njerëzve të tjerë.

Adoleshentet nuk brengosën shumë për asgjë, dhe nuk mendojnë shumë së çka i sjellë dita e neserme. Kur njeriu i arrinë vitet e mesme, aty edhe i fillojnë përjetimet dhe problemet vërteta jetësore. Por, disa sikur nga mendja nuk rriten tamam edhe pse e kanë moshën. Mbesin si përsonazhi i idiotitit në romanin e Dostojevskit. Janë të cekët nga mendja dhe kjo i bënë njerëz jo seriozë.

Disa njerëz bëhen parazitë, duke pritur që të mirat t’u vihen si në pjatë, ose që të tjerët të kujdesën për ta. Të këtillët duhet së janë infiltruar në jetën tonë politike, e të cilët sikur nuk janë rritur për të punuar dhe fituar më djersë, por të bëhen pasanikë me mundin dhe djersën e të tjerëve?!

Nuk ka mbetur temë tabu sot në Kosovë. Por, ende shumë tema, kanë mbetur të pa prekuara, nga mos interesimi, por edhe nga frika nga të fuqishmit e politikës. Deri sa kemi një situatë të tillë, nuk mund të lavdërohemi së po bëjmë punë të mira, si për veti, ashtu edhe për shtetin. Çdo rrëfim tjetër për jetën e mirë, nuk është gjë veçse një mashtrim i madh.

Problemet nuk zgjidhen duke iu ikur atyre, por duke u ballafaquar më to. Ka mbetur një numër i vogël njerëzish, të cilët po angazhohen të na vijnë ditë më të mira. Sikur nuk po i japim vetit të drejtë, që të bëhemi pjesë aktive e kësaj shoqërie e cila ka filluar të kalbet nga mbrenda. Jemi bërë të pafuqishem karshi “demoneve”.

Kemi krijuar nga ata mite të rreme, duke i bërë ta ndiejnë vetën të pathyeshem. Në hapësirën tonë, më shumë po ka autoritet një postier, pyllatar, polic, së sa intelektualet e mirëfilltë !

Në vend që i gjithë angazhimi ynë të kërkohet, duke u bërë pjesë aktive e shoqërisë, në po mendojmë së problemet do t’na i zgjedhin hoxha apo prifti?! Nga te dhierat tona, veq shlirohemi momentalisht, së nuk zgjedhet asnjë problem tjetër. Njeriu ynë sikur është mësuar të rrinë gatitu.Më shumë kemi mbetur më shumë, duke u sjellur dhe pështjellur si pordha në klina, pa bër lavrën e miut,që jetën të bëjmë më të mirë.

Ndoshta, edhe mund ta kem gabim, por pa hy në mbrendinë e problemeve, vështirë do të jetë, që ta gjejmë çelësin e suksesit. Mbi 60 përqind të njerëzve, sot po jetojnë më sedativa, deri të ato neurologjike. Shumë kush ngushëllim po gjën në raki, në lojëra të fatit etj.

Dhe, të gjitha këto po reflektohen edhe në familje, duke i shkatërruar shumë nga ato. Njerëzit nga zori dhe pa inicitivat për të bërë diçka që ta rregullojnë jetën, shumë po bësojnë në gjëra imagjinare si shpëtim gjoja nga e keqja ! Energjitë negative janë akumuluar aq shumë, sa njerëzit kan filluar edhe ta humbin torruan dhe kontrollin.

Pa durimi po theksohet gjithnjë e më shumë. Gjërat nuk përmirësohen më lutje! Nuk na duhen ato. Na duhet puna e madhe dhe angazhimi praktik që jetën ta bëjmë më të lumtur…

Njeriu ynë, si njeriu ynë. I mbyllur për gjithëqka karshi asaj që do ta bënte atë shumë më shumë me aktiv për të mirën e familjes, të rrethit dhe mbarë shoqërisë… Kemi filluar të sillemi si të sëmurit, të cilët çdo ditë shikohen në pasqyrë…!