Gani MEHMETAJ
Forca më e madhe goditëse në Kosovë janë jeniçerët e Erdoganit. Këtë fakt e di edhe shërbimi i fshehtë, e di policia, por sa janë të gatshëm nesër të përballën me ta, është çështje tjetër, ashtu sikurse është e diskutueshme pse lejuan armatën e jeniçerëve të forcohet. Mizoritë e tyre i pamë kur i masakruan ushtarët e vet. Po më ushtarët e policët tonë, si do të sillen në kohë krizash?
Mbështetja që i bënë mercenarët shqiptarë Erdoganit pas grusht shtetit të dështuar ishte e pritshme. Mbi dhjetë vjet ka investuar Turqia në jeniçerët shqipfolës; mbi dhjetë vjet ka ndërtuar xhami në çdo lagje e katund; mbi dhjetë vjet ka blerë njerëz të sojit të hurit e të litarit, të cilët nuk kishin asnjë përgatitje arsimore, asnjë afinitet për asgjë, por nesër do të bëheshin “asqerë” të mirë, atëherë kur i duheshin liderit turk; mbi dhjetë vjet ka ndërtuar dhjetëra televizione turke e islamike që vjellin vrerë kundër shqiptarëve e propagandojnë jetën e shpellarëve të Anadollit e beduinëve të shkretëtirave.
Taktika e investimit në xhami ka qenë e njëjtë si në Turqi. Në vendin e vet presidenti turk investoi në afër 100 mijë xhami, ku imamët i bëri për vete. Imamët turq ftuan popullatën në rrugë pas grusht shtetit dhe udhëhoqën masakrat ndaj ushtarëve. Kështu sipas kundërshtarëve Erdogani i ka 10 milion votues të garantuar, që i nxjerr në rrugë kur të do. Të njëjtën gjë e bëri në Kosovë, Maqedoninë shqiptare e në Shqipëri, ndërtoi qindra xhami më shumë se në 500 vjet okupimi, pjesën dërmuese të kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, të Shqipërisë e të Maqedonisë dhe pjesën dërmuese të hoxhallarëve i ka jeniçerë luftarak. Xhamitë i ka bërë kazerma për ushtrinë islamike turke e të ISSIT, hoxhallarët- jeniçerë nuk ngurrojnë ta lavdërojnë presidentin ” e tyre” turk, ndërsa i binden si të ishte kalif, sepse kalif i Turqisë vetëm zyrtarisht nuk është shpallur.
Jeniçerët e Erdoganit, të rekrutuar më vjet, u treguan të zellshëm, atëherë kur u thuhej të vepronin. Sa herë vinte Erdogani apo Davutoglu në Kosovë, jeniçerët e paguar për kësi rastesh dilnin e çirreshin në kupë të qiellit, qanin e kalonin në dëlirë, tundnin flamuj turq në tokën shqiptare, brohorisnin më zë të çjerr për Turqinë, për osmanlijtë, për babanë e tyre të shpifur, hidhnin parulla më perverzione politike që të bënin të villje. Zyrtarët tonë i shihnin dhe i dëgjonin, por silleshin si t’i kishte tredhur turku i Anadollit, që sillej si në pronat e veta.
Shëmtitë e mercenarëve antishqiptar përsëriteshin vazhdimisht e në mënyrë ciklike, numri i jeniçerëve shtohej, kurse presioni mbi qeveritarët tanë rritej, sepse Ankaraja pavarësisht që kapi majat e dy shteteve shqiptare, vepron edhe me planin B- me jeniçerët e dëgjueshëm e besnikë të parasë. Kështu, jeniçerët e infiltruar në të gjitha porët e shoqërisë shqiptare për ta shkelur dinjitetin kombëtar, një herë e goditën Prizrenin, simbolin e Shqipërisë etnike duke e islamizuar e turqizuar si kurrë më parë gjatë historisë , e bënë kasaba primitive turke, herën e dytë e goditën Shkodrën më medrese turke antikombëtare e me xhami të dhunshme, duke ia përdhosur monumentet kombëtare. Herën tjetër u përpoqën ta shkombëtarizojnë Vushtrinë, njërin ndër qytetet më të vjetra arbërore. Tetovën, simbolin e rezistencës shqiptare kundër Serbisë e Jugosllavisë e bënë me parti turke, pa asnjë turk brenda. Pastaj paguan televizione publike e private që t’u jepnin hapësirë jeniçerëve që pështynin mbi heronjtë tonë kombëtar, kurse udhëheqësit e emisioneve në vend t’i ndërprisnin sharjet e islamistëve të tërbuar, i cytnin të shanin, ose gajaseshin miqësisht me jeniçerë si t’i kishte paguar Ankaraja e Beogradi.
Shoqatat shkombëtarizuese e provuan edhe Prishtinën, ku nuk mund të mohohet se rekrutuan qindra, veta, por disi kryeqyteti ngeli i ftohtë ndaj joshjeve turke, megjithëse kreun e shtetit, një pjesë të intelektualëve që e lakmojnë paranë më shumë se kombin i bënë për vete. Prandaj R. Qosja e N. Daci, që dështuan për faqe të zezë në politikë, e ndonjë shkrimtar dështak si puna e Milazim Krasniqit recitojë si pionierët e Titos për Turqinë e Erdoganin, ashtu sikurse recitonin dikur për Titon e Jugosllavinë me të njëjtin patos e paturpësi.
Në rekrutimin e jeniçerëve rol të jashtëzakonshëm luajti mafia islamike, e financuar nga fondet e dyshimta, që ndërhyri në të gjitha nivelet e ekonomisë e të tregtisë sonë, në Kosovë e në Shqipëri, bleu e privatizoi objektet strategjike me fare pak para. Biznesi islamik, përkatësisht mafia islamike thuhet se bleu votat e deputetëve aziatik shqipfolës më përcaktim antishqiptar, bleu deputetë të të gjitha partive shqiptare, ministra, kryetar komunash, dhe zyrtarë të tjerë. Prizrenin, Pejën e e Vushtrinë thuhet se mafia islamike i kapi nga majat, që të shkombëtarizonte sa më shumë qytetet puro shqiptare.
Mafia islamike ka investuar në gratë më shami, në burrat që i kanë zhburrëruar duke ua hequr qeleshen shqiptare. Shërbimi i fshehtë i organizatave islamike investuan në shumicën e medieve elektronike (televizione, radio, portale) publike e private. Ata këto gjëra i bënë në mënyrë të planifikuar e sistematike para hundeve të shërbime tona të fshehta e publike. Të gjithë e kemi ditur se Erdogani ka një armatë mercenarësh në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ata kanë dal haptas në mbrojtje të interesave turke e kundër interesave shqiptare, duke u dhënë hapësirë në mediet që financohen nga taksapaguesit shqiptar.
Investimet e para në jeniçerët shqiptar i shpaguan kur i dërguan në luftën e Sirisë. Investimi i dytë i shpaguar ishte kur nisi propaganda e egër për kinse minoritetin turk, ndërsa synohej që minoriteti të shtohej duke u blerë më para, ashtu sikurse i blenë votat e deputetëve aziatik në Kuvendin e Kosovës. Nga disa mijëra shqiptarë të deklaruar turq nga presioni i Serbisë dikur e më joshje privilegjesh, numri i minoritarëve turq u trefishua sot. Kjo është gjendja të cilën e kanë ditur shumica e njerëzve të zakonshëm. Kot që habitën apo shtihen analistët politik me befasinë e mercenarëve të Erdoganit, të cilëve ata u thonë me eufemizëm ithtarë.
Derisa analistët e zyrtarët tonë të vazhdojnë me habinë e tyre, jeniçerët shqipfolës do të bëhen problem serioz, sidomos nëse politika jonë e jashtme nuk do të përputhet me politikën e jashtme turke, atëherë mund të ketë përplasje të egra, më rrezik viktimash. Ndërsa është fare e ditur se një elitë politike më përcaktim kombëtar në Kosovë a në Shqipëri shpejt do të përplaset me politikën kundër perëndimore të Erdoganit e të islamistëve të tjerë. Deri atëherë do të presim më frikë.
Recitimi publik i mercenarëve të Erdoganit në Tetovë, Preshevë, Prizren, pastaj i nxënësve matrapazë e të instrumentalizuar në Shkup që mbaruan shkollat islamike të Gulenit, ndërsa u penduan pse nuk i mbaruan shkollat islamike të Erdoganit, më ngjason më daljet publike të grupeve të shqiptarëve pas vitit 1981 në mbështetje të Serbisë e të Jugosllavisë, ndërsa dënonin demonstrata e shqiptarëve. Ata ishin mercenarët serbe e jugosllavë, nipat e tyre që dolën këto ditë ishin mercenarë turq e islamik. Mbështetësit e Serbisë e Jugosllavisë atëbotë e godisnin kombin e tyre, ndërsa i betoheshin për besnikëri Beogradit e Titos. Jeniçerë të Erdogamit që dolën në Preshevë, Tetovë, Shkup e gjetiu iu betuan për besnikëri turkut, ndërsa u treguan të pabesë ndaj bashkëkombësve, sepse nuk e mbështeten asnjëherë lirinë kombëtare të shqiptarëve, nuk bënë asnjë përpjekje publike ta dënojnë dhunën e Beogradit në Kosovën lindore, e të sllavëve të Maqedonisë. Mercenarët e Erdoganit nuk e ngushëlluan babanë që dërmohej nga dhimbja për vogëlushin që ia mbyti sllavi. Si nuk kanë fije turpi e dinjiteti këta jeniçerë të mjerë, kur nuk dalin në mbrojtje të shqiptarëve, ndërsa thonë se janë shqiptarë “të vërtetë”.
Keta jane Musliman : Visar Duriq, Naim Trrnafc, Xhabir Hamit, Irfan Salih, Ferid Agan, Fuad Ramiq, Gezim Kelmend, Nexhmedin Spahi, Amir Ahmet, Sabri Bajgor, Mazllam Mazllam, Lavdrim Muhaxher, Enes Gog, Lavdrim Muhaxher, Lutfi Hazir,… edhe nja 20-25 mije te tille.
Keta musliman e vertetojne ne menyre superprecize se DARWIN-i nuk ka te drejte, sepse nuk eshte bere njeriu prej majmuni… por MAJMUNI U KRIJUA PREJ MUSLIMANI.
DARWIN U KRY
Komentet janë mbyllur.