Arben Çokaj
Para pak ditëve u arrestuan disa mjekë në spitalin e Shkodrës, për një dëm në fondet publike të spitalit prej 570 milion lekë. Jo 57 milion e as 5,7 milionë, por 570 milionë… Askush nuk u mor edhe aq me humbjen e një sasie marramendëse të parave publike, por disa gazetarë lokalë e më gjerë, u morën me arrestimet, pse u arrestua Dr. Luani?! E kjo nuk është aspak e habitshme, pasi ne jemi mësuar me hajnitë publike e me humbjen e fondeve publike. Vjedhin të gjithë! Del budalla sot, ai që e ka mundësinë, e nuk vjedh. Po pra, budalla, por kështu more trutharë, nuk ndërtohet, e nuk bëhet kurrë ky vend! Ngjan me një zorrë të shpuar…
Sa për mjekët, ata janë të keq paguar. Por kjo nuk e justifikon hajninë, pasi një dorë e vogël vjedhë paratë, që jepen për ilaçe e mjete mjekësore, por edhe për rroga! Ngrini rrogat e mjekëve, e mos vidhni. E kush abuzon, duhet arrestuar e dënuar, nuk ke nga ia mban! Por duhet dënuar ai që abuzon, e jo dikush që nuk abuzon. Prandaj, këto punë duhet të shihen më me kujdes, e forca e ligjit të bjerë mbi secilin abuzues, se ndryshe nuk mund të bëjmë vend, e ta zhvillojmë këtë shoqëri.
DËMI NË PASURINË PUBLIKE – 570 MILIONË
Në spitalin e Shkodrës janë abuzuar 570 milion lekë, sa me ba një spital të ri, e mbrohen të arrestuarit?! Kush i ka bërë këto abuzime?! A di kush gja?!