Jehona e zbehur dhe e venitur e 8-Dhjetorit 1990 dhe katër ngjarje enigmatike

0
533

Tregim nga libri “E vërteta forca vitale si mali me shkrepa”.

Sali Leka

Jam i obliguar me ngushëlluar familjet, miqtë, shokët e 52 njerëzve që vdiqën nga pasojat e tërmetit në 26 Nëntor ne Durrës, Tiranë, Fushë Krujë, Thuman dhe Kurbin.

Toka, Dielli, Yjet, Hëna, tërmeti, vullkani, cunami janë planete që i ka krijuar Zoti. I drejton dhe do t’i drejtoj Ai dhe askush tjetër.

Përpara se të filloj tregimin do të falenderoj stafin e gazetarëve të nderuar që dy muaj Tetor-Nëntor 2019, kanë botuar shtatë tregime të miat me fakte konkrete të vërteta. Këta gazetarë, mendimtarë, vizionarë të kulturuar dhe guximtarë të admiruar. E theksoj guximtarë të admiruar të betuar për të drejtën të vërtetën.

Gazetarët sot duhet të jenë kreshnikë eposikë dhe vital viganikë për të botuar tregime të vërteta, sepse çdo ditë faqet e gazetave mbushen me gënjeshtra dhe trillime meskiniste aspak të dobishme për jetën njerëzore.
Shtatë tregimet e mia janë mbi shatëqind tregime me proçka që reklamohen edhe nëpër televizione.

Ekam obligim të citoj titujt e shtatë tregimeve që i kanë botuar gazetarët fisnikë të dalluar, të merituar, të palodhur e të papërtuar.

1: “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, vetëm një kusht nuk ka plotësuar”.
2: “Me ty Europë ishim jemi dhe do të jemi”.
3: “ Spekullantët dhe demagogët e shtrembëruar të dekriminalizimit dhe dekomunistizimit”.
4: “Mos moj Europë me shtatëqind milionë banore! Mos u frikëso nga shtatë milionë shiptarë iliro-arbnorë”.
5: “Me ty Edi Rama në shëngenin ballkanik edhe ne shekullin XXII”.
6: “Dy gazeta letrare artistike kombëtare eposike”.
7: “Ju falenderojmë Znj. Arta Vorpsi gjygjtare e merituar me kontribut të çmuarpër të drejtën të vërtetën.

Presidenti Ilir Meta është duke vrapuar për t’u larguar, por don me u larguar me jehonë të madhe. Ditën e shtunë, të dielë, të hënë, 23, 24 dhe 25 nëntor Z. I. Meta doli në televizion dhe tha: “Më 8-Dhjetor populli të mblidhet në Tiranë në orën 12. Unë do të flas tani e tutje me popullin, do të bëj edhe referendum. 8-Dhjetori 2019, është Dhjetori i dytë mbas 8-Dhjetorit 1990. Mitingu i 8-Dhjetorit do të vazhdojë një javë edhe në të gjitha sheshet e Shqipërisë, kudo do të komunikojë me popullin, do të jem palë me popullin, do të bëj cdo gjë derisa populli të marrë në dorë fatin e tij.

8-Dhjetori 2019 fillon epoka e referendumeve për të rrëzuar bandën e Edi Ramës me narkoshtetin e oligarkëve. Do ta rrëzojmë me doemos edhe me protesta dhe demonstrata, populli duhet të rrëmbejë edhe armët për të shporrur këtë bandë”.

Kurse unë e kam obligim të theksoj dhe të tregoj të vërtetën: Asnjë president në botë nuk kërkon të rrëzojë me arme as me protesta dhe me demonstrata qeverinë e popullit, por me zgjedhje rrëzohet qeveria, zgjedhje sipas ligjeve juridike kushtetuese.

Me kushtetutë në shqipëri zgjedhjet zhvillohen çdo 4 vjet.
Edi Rama me qeverinë janë votuar nga populli në vitin 2017 dhe do të votohen përsëri në vitin 2021.

Zgjedhjet qeveria dhe parlamenti i sotëm nuk kanë asnjë lidhje me 8-Dhjetorin e vitit 1990, as me ditën e Rinisë që trumbetohet me zhurmë të madhe, por asgjë s’kanë bërë të dobishme për rininë. Në 8-Dhjetor 1990 në Tiranë ndodhi demonstarta studentore me devizën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Jehona e 8-Dhjetorit 1990 ka ardhur duke u venitur, zbehur, errësuar dhe nuk mund ta shkëlqeje Ilir Meta, as Lul Basha, as Fatmir Mediu, as Kujtim Gjuzi, as Dashamir Shehi me Sali Berishën.

Për demonstratën e studentëve 8-Dhjetorit 1990, janë botuar shumë tregime, por nuk kanë treguar esencën e ngjarjes dhe të vërtetën e saktë, por I kanë rënë anash e anash dhe jo drejtpërdrejtë. Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Për çdo problem për të dalur e vërtëta sheshit duhet goditur drejtpërdrejtë dhe jo anash e anash”.

Për 8-Dhjetorin dhe 2-Korrikun në vitin 1990 dy ngjarje ne dekadën e dhjetë të shekullit të XX unë kam shkruar tregimin me titull “Enigma e errësuar e dy ngjarjeve”, dhe së afërmi do ta paraqes për botim.

Edhe 2-Korriku i atij viti është ngjarje enigmatike.
Shteti komunist ishte shumë i fortë por edhe shumë i egër.
Në 2-Korrik 1990 vërshuan brenda në dyert e ambasadave të Europës Perendimore 4500 njerëz.

Në 8 Dhjetor po në atë vit dolën në demonstratë studentët dhe kërkuan hapjen e Shqipërisë me Europën, fjalë e padëgjuar 45 vjet.
Në 12 Dhjetor u formua partia demokratike me kryetar Sali Berisha i caktuar nga Ramiz Alia udhëheqësi komunist.

Edhe 300 anëtarët e partisë u caktuan nga Ramiz Alia.
Mbledhja për formimin e partisë demokratike ishte formale dhe u mbajt në zyrat e televizionit shqiptarë. Në fakt mbledhja ishte zhvilluar që me 12 Nëntor në zyrat e komitetit qendror. PD-ja është produkt mediatik televiziv dhe aspak subjekt politik pozitiv. Pastaj u formuan partia republikane, social-demokrate dhe të tjera, port ë tëra nga Ramiz Alia.

Unë me shokët e mi intelektualë liberalistë modernistë u anëtarësuam në një parti edhe ajo me kryetar të caktuar nga Ramiz Alia, por akoma më i keq, më antidemokratik më i egër kaotik se sa R. Alia.

Unë u përlesha, u kacafyta me kryetarin nihilist, narcizist dhe u betova me i shkurtuar 4 gishtat e dorës së majtë për ta lënë cung gjysmak, por më penguan sekretarja zonjë fisnike, humaniste, teuratiste dhe nënkryetari, burrë i nderuar eposik i admiruar shoku im i betuar. Fatkeqësisht disa nga anëtarët e partisë demokratike dhe të partisë ku unë u anëtarësova ishin survejusë dhe rezidentë të kamufluar të sigurimit komunistë, persona të favorizuar dhe të preferuar nga Ramiz Alia.

Unë jam përballur fort 40 vjet me këta survejuckë, enverist-ramizist që I kanë mbushur faqet e gazetave me proçka dhe broçkulla zuzariste meskiniste, dhe duan akoma me bërë kërdin dhe batërdi. Nuk jetojnë pa bërë të liga.
Këta shtrembalucë urithëkucë për ngjarje të mëdha me përmasa kombëtare kanë shkruar dhe shkruajnë shumë pak. Kurse për ngjarjet e vogla shkruajnë shumë duke i rritur dhe shtuar me gënjeshtra dhe trillime.

As kanë kuptuar as kuptojnë që e vogla nuk bëhet kurrë e madhe edhe sikur ta zmadhojnë në dyqind libra.
Gënjeshtra dhe trillimi nuk bëhet kurrë e vërtetë edhe sikur ta thonë, ta llomotisin dhe ta gërhasin 200.000 njerëz.

Këta shtrembalucë të inkuadruar në skalionin e gënjeshtarucëve kanë botuar 4.000 gënjeshtra edhe kundër dy fitoreve të merituara madhështore të partisë socialiste më 23 Qershor 2013 dhe 21 Qershor 2015.

Nuk kanë mjaftuar me kaq por kanë botuar spekullime dhe mashtrime edhe për datën 25 Qershor 2017, dita e zgjedhjeve të mrekullueshme të dallueshme, pa koalicione +parazgjedhore midis partive të vogla por shume kusare dhe langare të mëdhaja.

Zgjedhjet 25 Qershorit 2017 ishin për drejtësi dhe demokraci të vërtetë.
Partitë e vogla të maskuara nën sqetullën e partive të mëdha duke spekulluar dhe manipuluar me vetullat e analistëve skurrikë mediatikë, i kanë shkaktuar dëme kolosale jetës paqësore dhe humanitare të popullit shqiptar i shumë vuajtur nga klikar regresive.

Nga muaji Mars 1991 deri në muajin Tetor 1996 unë isha anëtar kryesie në partinë e vogël, por kusare e madhe me oreks të pangopur si langare për të vjedhur fonde monetare të majme.

Emrin e kësaj partie narciziste kusariste me kryetarin gelbock zuzarist i kam shkruar në katër tregime me demaskime të drejta të dobishme, por nuk i botuan dy redaksi gazete, as gazeta e Fahri Balliut dhe RD-ja e rezil-delenxhiut.

Partia e vogël langare kishte shumë zyra. Në vitin 1994 unë me dy shokët e mi anëtarë kryesie guximtarë të betuar, ishim në zyrën e mbledhjeve me derën hapur.

Dy gazetarë dolën nga zyra e kryetarit dhe u nisën, por unë u ngrita në korridor, i kapa të dy i përplasa mbas murit dhe u fola: E morët shpërblimin, për censurimin e tregimeve të mia me demaskime të drejta për kryeatrin dhe kusarin tartabiq.

Tani lutuni kryetarit të ju mbrojë lëkurën e ndyrë se unë shkrimtari lirik, erotik dhe eposik brilant Sali Leka, do t’u rrah fort, dhe nisa sulmin jetik sublim, por më penguan dhe nuk më lejuan me i rrahur dy shokët e mi anëtarë kryesie dhe dy badigardët e kryetarit.

Dy gazetarët u frikësuan, u larguan shpejt, por njëri duke vrapuar u rrëzua me britma dhe ulurima “ mbajeni, mbajeni”.

Kryetari me servilickit dhe urikthit e tij na shpalli grup fraksionist mua dhe 20 shokët e mi. Kryeatri brutalist dhe vulgarist na prejashtoi nga çdo e drejtë që na takonte si anëtarë kryesie dhe me kontribut të çmuar, port ë pavlerësuar nga uzurpatorët dhe persekutorët mizoristë.

Për korrupsionin e kryetarit zuzarist i dërgova dy letra S. Berishës. dy A. Meksit dhe dy P. Arbnorit kryetari i parlamentit pluralist, por shumë negativ dhe regresiv akoma më drastic sesa parlamenti komunist i Haxhi Lleshit.

As redaksitë e gazetave megalomaniste skurriviste nuk I botuan kopjet e gjashtë letrave të mia me fakte konkrete të vërteta.

Unë në ato vite të berishizmit pseudodjathtist isha në punë shteti. Dy urithkë pëdeistë gelbock të ndyrë me poste dhe funksione të larta, më thirrin në zyrë dhe më thanë: “Vetë e ke kruajtur bishtin Sali.Nuk të kemi faj. Do të dalësh në asistencë. Kryeatri i partisë tënde ka urdhëruar, të largohesh nga puna, dhe mos bëj fjalë, mos u anko se nuk fiton kurrë”.

Kurse unë dy pëdeistëve berishistë, zyrtarë dhe funksionarë partistë u fola: Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka ish i burgosur politik nga mizorizmi i skëterrit enverist-ramizist, nuk dalë në asistencë kurrë jo!

Po, po kurrë jo në asistencë, por do të mbyllem në burgun berishist ashtu si jam mbyllur në burgun enverist mizorist skëterrist. Jam mbyllur në burgun e tmerrshëm të Enverit se isha dhe jam antimizorist, antizuzarist, antikusarist, antispekullantist, antizgërdhecist, antiskuthist.

Unë shkrimtari dhe poeti lirik erotik dhe eposik Sali Leka demokrat teuratist i betuar, intelektual humanist i kulturuar jam larguar nga partia e vogël langare, por kusare e madhe. Parti me oreksin e kuçedrës macabre monstruoze. Partia me kryetarin i caktuar nga Ramiz Alia, strumbullari i mykur i magazinës pluraliste.

Partia e kryetarit mizorist, zuzarist, kusarist, spekullantist, manipulist, zgërdhecist, dhe skuthist bashkë me 70 shtrembalucët duke mbajtur mbi shpinë kryetarin kusarist i ledhatuar, por i infektuar i qelbëzuar.

Jam dhe do të jem shumë i gëzuar kur partia e vogël langare por kusare e madhe do të dali nga skena politike dhe demokratike kombëtare, se nuk ka bërë asgjë të dobishme për drejtësinë dhe demokracinë, as për kulturën dhe ekonominë, por me fondet monetare të vjedhura ka nxjerrë në belik publik dy redaksi gazete dhe dy televizione urithk skurrik që Edi Rama i quan kazan mediatik, që gatuajnë lakra të kalbura, porn ë fakt janë më keq, më keq, shumë më keq sesa kazan katran.

Janë voza katrani dhe zbrazin çdo ditë llumra të pista, të qelbura, të ndyra në tokën shqiptare nektarike klimatike me djem dhe vajza, burra dhe gra fisnike guximtare eposike dhe mendimatare vizionare me etikë dhe kulturë të admiruar.

Në vitin 1996 dy pëdeistëvë berishistë të skremuar të shtrembëruar unë ju betova: Nuk dal në asistencë sociale! Nuk përvetësoj rrogë mujore pa punuar, por duke kontribuar për drejtësi dhe demokraci shembullore me të drejta të plota njerëzore.

Njëra nga këto të drejta kryesore është e drejta e punësimit e sistemimit të çdo personi sipas profilit, kualifikimit dhe specializimit të profesionit.

Unë jam intelektual i kulturuar, specialist i aftësuar, shkrimtar I mbushur I plotësuar me libra, me poezi dhe tregime të mrekullueshme të dobishme për çdo njeri.

Për juve të dy pëdeistë do të blejë në pazarë litarin dhe samarin e gomarit, do t’u bashkoj të dyve me litarë, do t’u shëtis nëpër Tiranë me samarin e gomarit mbi shpinë. Jeni dy pëdeistë të Enverit me shkollë shtatë vjeçare, por S. Berisha, P. Arbnori dhe A. Meksi u ngriti shefa të mëdhenj të dikasterit dhe keni nxjerrë në asistencë dy mijë e pesëqind intelektualë dhe specialist të përkushtuar, dyqind e pesëdhjetë i kam njohur dhe janë shokët e mi, port ë larguar nga Shqipëria për në Amerikë, Francë dhe Gjermani.

Unë nuk do të largohem nga Shqipëria, por u largova nga kryesia e partisë kusare me kryetarin e caktuar nga Ramiz Alia.
Nuk do të anëtarësohem as me P. Republikane, P. Social Demokrate as me P. Demokratike.

E pse? Sepse edhe kryetarët dhe langarët e këtyre partive I ka caktuar Ramiz Alia, rezili dhe bilbili i marksiszmit enverist.
E theksoj, marksizmi enverist ishte më i egër nga marksizmi Leninist, maoist dhe Stalinist.

Popullin shqiptar 70 vjet e kanë përdorur sikur të ishte krunde byku product pa shpirt, pa zemër, pa gjak, pa dëshira, pa ndjenja, por edhe për dëshirat dhe ndjenjat njerëzore do të tregoj në vijim, por këtu theksoj dhe argumentoj: Kryetare dhe komandante e partive të vogla kusare ishte dhe është L.S.I. Që nga viti 2009 ka ngritur në poste dhe funksione nëpër bashki dhe ministri personaq të paarsimuar, të pa aftësuar, por me diplomë të fallsifikuar pa mësuar, por duke paguar nga dy deri në katër milionë lekë për karrigen e zyrës.

I. Meta inisiatori i çadrës Lul Bashës Shkurt 2017.
I. Meta novatori i stazhionuar i mënxyrave
Me këta kusaristë dhe zuzaristë mendjetharë leseizmi pretendon dhe kërkon të dalë forcë e parë politike.

Kurse intelektualët e kulturuar dhe specialistët e aftësuar L.S.I I nis të shkojnë prapa diellit dhe hënës. E pse? Sepse nuk i quan të nënës, madje as të njerkës.

Në Tiranë masakrat tragjike dhe veprimet enigmatike letërsia dhe gazetaria nuk i zbardhon por akoma më shumë i errëson.

Janë dhe dy ngjarje enigmatike dy masakra tragjike vrasja e Mehmet Shehut ne 18 Dhjetorr 1981, dhe vrasja e Arben Brocit në dy Prill 1991, që akoma më shumë I kanë errësuar.

Arben Broci djalë i ri ne Shkodër dhe njerëxzit demokratë të vërtetë e donin për kryetar të degës së partisë demokratike, por nuk e donin Ramiz Alia, Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia.

Mehmet Shehu ishte komunist. Unë as isha as jam komunist, por democrat humanist teuratist. As isha as jam kundër njeriut komunist, por isha dhe jam kundër njeriut anarchist, kaotist, obskuarntist, mizorist, zuzarist që vret egërsisht edhe njeriun komunist ashtu si vrau Mehmet Shehun.
Rinia e sotme shqiptare nuk e ka njohur Mehmet Shehun, por unë e kam njohur, jam takuar dhe kam biseduar.

Unë nuk i jap rinisë në duar libra me gënjeshtra dhe trillime ashtu si e bëjnë të tjerë që kanë pasuri të vjedhur të grabitur dhe e shpenzojnë duke botuar proçka, broçkulla me sajime dhe trillime meskiniste edhe në faqet e gazetave. Duan të bëhen shkrimtarë duke botuar sajime dhe trillime pa asnjë vlerë dhe dobi për asnjeri.

Në vitin 2016 me rastin e 35-vjetorit të vrasjes së Mehmet Shehut unë kam shkruar dy tregime me fakte konkrete për natën tragjike 18 Dhjetor 1981.
Tregimet e mia të dobishme u botuan në dy gazeta. E kam obligim të falenderoj me shumë admirim stafin e gazetarëve për botimin e dy tregimeve për kryeministrin Mehmet Shehu. Mua bashkë me shokët e mi na kanë burgosur kur ishte Mehmet Shehu Kryeninistër, por nuk ishte fajtori as mëkatari dhe zuzari Ai. As na burgosi Ai.

M. Shehu ishte kryeministër pa të drejta pa kompetenca.
Të drejtat dhe kompetencat për të burgosur, internuar dhe persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht, për të vrarë dhe masakruar dhe për të groposur pa varr mizorisht i kishin Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha dhe urithkë të tjërë si ata.

Emrat e këtyre urithkëve do t’i rrjeshtoj në tregimet në vijim, por sot theksoj: Dosja ime dhe e shokëve të mi hetimore dhe gjyqësore e burgosjeve dhe e persekutimeve të tmerrshme është voluminoze me 5700 faqe formati A4. Akoma më voluminoze është dosja e Mehmet Shehu, me 12500 faqe formati A4, por në Tiranë mungon dikasteri I verifikimit dhe zbulimit për çdo tragjedi.
Këto fakte janë të vërteta dhe nuk janë proçkat dhe broçkullat e Isuf Kalos që ka shkruar në librin “Blloku”.

Tirana sot ka shumë gazeta, shtëpi botuese, por I ka për të reklamuar gënjeshtrat, shtrembërimet dhe spekullimet galopante të Isuf Karlos doktori personal i Enver Hoxhës, gjakatari vampirist. I. Kalo I ka mbush faqet e librit me lavdërime pompoze për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën, por dhe me shtrembërime skandaloze monstruoze për të mbuluar krimet makabre të klikës enveriste-ramiziste.

Blloku i byrosë politike ishte vatra e masakrave të llahtarshme, ishte vendburimi I tërë të ligave dhe padrejtësive rrënqethëse kundër shkrimtarëve dhe intelektualëve të kulturuar, fisnik të nderuar, liberalistë dhe modernist të dalluar të merituar.

Në zyrat e bllokut despotik antidemokratik, janë firmosur dhe vulosur, burgosja internimi dhe persekutimi i egër për 175 shkrimtarë, poet dhe dramaturg me kontribut të çmuar për letërsinë, artin dhe kulturën shembullore. Edhe burgosja dhe diskriminimi sistematik për 750 intelektualë të nderuar të admiruar, por u tmerruan burgjeve me ligësinë dhe egërsinë e ujkut.

Me shumë kujtim për ata shkrimtarë dhe intelektualë të persekutuar që nuk jetojnë.

Me shumë admirim për ata që jetojnë.
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV

Enver Hoxha dhe Ramiz Alia sot nuk jetojnë, por në Tiranë vepron klika e tyre mediatike, anarshiste me 6 gazeta dhe 6 televizione kaotike me literaturë marksiste, zuzare antinjerëzore dhe kanë egërsuar edhe vëllain me vëllain, miku me mikun, shokun me shokun, duke botuar çdo ditë gënjeshtra me sajime, mashtrime dhe trillime nihiliste, narciziste, meskiniste të rëndomta, antioptimiste, antihumaniste dhe pensimistetë neveritura me pasoja katastrofike.

Kurse unë kam shkruar dhe do të shkruaj L.S.I-ja as ishte as është parti pluraliste, as moderniste për integrim por ishin dhe janë grupime negative regresive për interesa meskine të padobishme për asnjeri, as për anëtarët e thjeshtë të LSI-së.

Kam shkruar dhe do të shkruaj PD-ja ishte dhe është parti kriptokomuniste, neomarksiste, anarshiste kaotiste.

Veprimet e këtyre grupimeve janë vazhdimi dhe zgjatimi i klikës makabre të Ramiz Alisë, klika vampriste antihumaiste që 45 vjet ka vrarë dhe masakruar njerëzit e mirë, të drejtë, të sinqertë, fisnikë me etikë dhe kulturë shembull dhe model, ka burgosur dhe përndjekur egërsisht dhe tmerrësisht shkrimtarët dhe intelektualët besnikë dhe eposikë të admiruar, por emrat e tyre nuk i botojnë as veprat e tyre të mrekullueshme nuk i reklamojnë 6 gazeta dhe 6 televizione në Tiranë.

Del pyetja pse? Përgjigja: Veprat e tyre të dobishme nuk i reklamjnë ato gazeta dhe televizione që janë të klikës enveriste-ramiziste, por të stazhionuar dhe maskuar dhe kanë për synym ta pengojnë akoma ta errësojnë epokën e sotme të demokracisë që ka filluar në vitin 2013.

Këtu po e ndërpres shënimin ekskluziv por theksoj, do ta vazhdoj ditë tjetër.
2 Korriku dhe 8 Djetori 1990 nuk duhen harruar por as nuk duhen errësuar, por duhet t’i tregojmë ashtu siç kanë ndodhur.

2 Korriku dhe 8 Dhjetori 1990 janë dy data, dy ngjarje me përmasa kombëtare, por deri tani duke publikuar gënjeshtra për interesa meskine të grupimeve nuk kanë bërë asgjë të dobishme për këto dy ngjarje.

Unë kam shkruar dhe kërkuar që partia ku unë isha i anëtarësuar madje isha dhe anëtarë kryesie edhe parti të tjera të ashtuquajtura të vogla si ajo të largohen nga skena politike me ligje juridike për arsye se: Në fakt janë shumë të mëdhaja për të vjedhur, grabitur, fonde monetare kolosale, por kërkesat e mia nuk i kanë botuar ashtu si dhe librat.

Unë as jam dëshpëruar as nuk dëshpërohem, as kam ndaluar as ndaloj, por do të kërkoj drejtësi dhe do të demaskoj çdo padrejtësi.

Tiranë, Dhjetor 2019