JEHONA E SKENDERBEUT, SHKËLQIMI I ATDHEUT

0
511

Poezi nga libri: “JEHONA E ZEMRAVE TONA

SALI LEKA

Po, po jehona Eposike e Gjergj Kastriot Skenderbeut.
Janë e do të jenë shkelqimi i perjetsuar i atdheut.
Ishin e janë krenaria jetike e lavdia e admiruar e kombit Arbo-Ilir.
Nga lindja në perendim Dyrrah-Damnus e në Manastir.
Njeriu pa krenari jetike është pemë e thatë në siperfaqen e tokës.
Përulet, rrëzohet e nënshtrohet përballë të keqes e së kotës.
Jehona e krenaria janë virtyte shkelqimtare shembullore.
Madheshtore e të dobishme për jetën njerzore.
Që të jesh krenar jetik, duhet të jesh guximtar eposik.
Që të jesh guximtar eposik, duhet të jesh vital-viganik.
Që të jesh vital-viganik, duhet të jesh fisnik e kreshnik sojnik.
Skenderbeu Fisnik e Kreshnik sojnik, strateg luftarak aderik.
Sa jetoi përballoi çdo lloj rrebeshi e rreziku.
Me jehon triumfoi, pa ju dridh qerpiku.
I theu, i coptoi çdo soj keqbërësi e armiku.
Gjergj Kastrioti Skenderbeu i lindur në Krujën Arbnore.
Treva pellazgjike, xhersike me histori madheshtore eposike.
Bashkë me besniket dhe kreshniket e Gegerise e Toskerise Thesprotike.
Edhe me guximtarët e luftëtaret e Dardanisë Shen Konstandinike.
Luftuan dhe fituan mbi dy sulltan Murat e Mehmet otoman.
Me 180 mijë ushtarë, asqerë zuzarë u turrën në Ballkan.
Edhe në krahinat etnike Kristjane, Dalmatike e Taulandike.
Me detin Jon e Adriatik, liqene, lumenj e fusha pjellore.
Por dy sulltanët, Skenderbeu i coptoi i shporri nga atdheu.
Me lavdi e jehon eposike, triumfoi si Herkuli e Prometeu.
80 mijë ushtarë të veshur si asqerë të sulltan Muratit.
Skenderbeu i bitisi, i largoi përtej Qipros dhe Eufratit.
100 mijë asqerë e jeniçerë të sulltan Mehmetit.
U vërsulën rremba-rremba luginave të Ohrit dhe Elbasanit.
U zvarritën shtremba-shtremba me kallauzin e qafirit Ballabanit.
Rrenegati, mercenari, rezili e xhahili i rremet ibretit.
U hodhën me yrysh e yxhym për të bërë kërdi e baterdi.
Me i grabit hakun e me i thith gjakun hallkut e miletit.
Por nga Petrela, Shijaku, në Prezë e në Krujë.
U zhdukën, u tretën të tërë si kripa në ujë.
U zhytën në sekelldi e panik me potere e rremujë.
20000 shpatarë, mbetën të vdekur skalavarë.
U bitisën, u stahisën në Borizanë, Thumanë, Salltik e Zidoll.
U shkoi klithma e ulurima në Rusi, Azi e Anadoll.
U mahnit Europa cep më cep e holl më holl.
Si luftojnë besnikët e kreshinikët e Gjergj Kastriotit.
Nuk i ndalon shpata e hanxhari, as acari i të ftohtit.
As lutjet e permallimet e prift peshkopit.
Pal Engjelli teolog, filozof e dijetar human.
Doli në Lis, Kurbin, Drisht, Shengjin, Zadrim e Shenkoll.
U foli trimave e sojnikve mosni aman.
Mos i vrisni 40 mijë se mjaft e boll.
Lironi të shkojnë gjallë në Anadoll.

Por 8 mijë taborrtarë u vranë te ura e zezë.
7 mijë mercenarë lan kockat në Petrelë e në Prezë.
Se Vrano Konti me Kurbinasit, Ishmakët, Lisjanët e Krutanët.
Edhe me durrsakët, shijakasit, kavajasit e matianët.
Dolën hapur në betejë serbez e ashiqare.
5 mijë zabtij u vranë në Laprakë e në Brakë.
5 mije jeniçerë u vraneë në Tujan, Tufin e Shallvare.
5 mijë të tjerë humbën e nuk u gjenden fare.
Se nga veiru i Arbërisë Dalmatike eposike.
Erdhën me shkulm hotjanët, shkodranët, plavjanët e tuzjanët.
Bashkë me ulqinakët, kelmendasit, dukagjinasit e pukjanët.
Nga lindja heroike Dardanike Taulandike.
U ngritën me hov, vrull e sokullim sfetigradasit e dibranët.
Bashkë me rekasit, tetovarët, hasjanët e lumnjanët.
Nga jugu erdhën shpejt me besa bes e qendresë.
Vlonjatët, labët, beratasit, fraxhilasit e myzeqarët.
Bashkë me himarjotët, janinasit, suljotët, delvijotët.
Edhe libohovitët kosturasit, tepelenasit e kolonjarët.
Kur i panë otomanët e sharlatanët filluan të vajtojnë me denesë.
Lëshuan armët, u dorëzuan me të lutura e pendesë.
12 mijë çaushllarë, spahi, shegert e qehallarë.
Me tamtune, trrumpeta, kuleta e hanxharë.
Nuk kaluan dot as në Tapizë as në Derven.
Por u marrosën, u fundosesn në Musjeta e Mullet.
Me gjakun e vet u perlytën, u mbytën në Erzen.
Lumenj gjaku në Gjakovë, Gjilan, Deçan e në Trojvjoll.
Shtohet meraku në Kaçanik e Kumanovë oh medet.
Merret haku në Leskovik, Opar, Moglic e Devoll.
Në Lozhan, Strug, Presp, Mokër e Cangoj.
Therën e grihen kuajt me yzengji e patkonj.
Sa fort qëndroi e jehoi Perlepi e Terhalla
Saqë otomanët e paganët si gazhela e garronj.
Filluan të vajtojnë e të ulurasin hoj o hoj.
“Obobo qesht kjo hata zallamahi e bela.
O vajhalli çfarë gazepi që na zu e na ra.
Arbët e Dardët qenkan dragonj!
Nuk i grin shpata e nuk iI kris palla.
Por fluturojnë e godasin si falkoj.
Kjo trimëri nuk është parë në zaman dynja.
Shkojnë në luftë me krenari tuj këndue.
Edhe në beteja si në dasëm tuj vallzue.”
Edhe rapsodi këndoi me lahutë e çifteli.
“Çi panë sytë selxhukut e otomanit.
Çi gjeti tartarët dhe bijtë e Dushmanit.
20 mijë asqerë e shigjetarë u bënë si të mjerë.
U dorëzuan e hoqën xhypet vetë.
I hodhën takijet e poturet nëpër rreketë.
Në Brrakë afër Zogut të Zi 250 vjet nuk banoi njeri.
Se toka ishte krejt kocka, bri më bri.
Kështu u rrethua Kruja nga sulltan Murati.
Erdhi kapadai i qeshte nuri e zijafeti.
Por iku fshehurazi e ju nxi buhuri e bezereti.
Arriti e sosi në Anadoll, e vdiq nga marazi.
Pastaj erdhi biri sulltan Mehmeti.
Nga inati e haseti zemra i plasi.
Ashtu luftuan trimat e kreshnikët e Skenderbeut.
Fituan e triumfuan fisnikët e besnikët e kombit, e atdheut”.
Edhe unë poeti këndoj e do të këndoj:
O lum ata që ishin e janë me karakter sederqarë e krenarë.
O lum ata që ishin e jane dinjitoz e dalin ball hapur guximtarë.
O lum ata që ishin e janë vizjonar jetik solid, të betuar, të admiruar.
O lum ata që ishin e janë kushtrimtarë e trashgimtarë të Skenderbeut.
O lum ata që ishin e janë me jehon e lavdi triumfatore e fitimtare.
Besimtarë shembullorë të shkëlqyer e model për botën mbarë të nderuar.

SALI LEKA, Cel: 0683855304

SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV

Me tri fjali popullore iliro-arbnore shumë të dobishme për jetën njerzore
“Jemi Pellazgë në gadishullin Ballkanik.
Kemi lind nga toka e dheu.
Përpara se doli në Olimbik Zeusi Helenik e Prometeu.”
Edhe un poeti shkruaj: Viti 2020, viti me shume data historike.
Edhe të mbushura me shumë ngjarje eposike.
Lum ata e ato që do ti kujtojnë me vizjon dhe dituri.
Lum ata e ato që do ti këndojnë me gëzim e harmoni.
Lum ata e ato që do ti publikojnë me jehonë e krenari.

Tiranë, Maj 2020