Poezi nga libri: “JEHONA E ZEMRAVE TONA”.
Tetori muaj i dhjetë i çdo viti.
Tetori i gjati, i forti, i larti.
Me 31 dit e 31 net, me nga 12 orë.
Zoti të fort e lindi, të lart e rriti.
Askush nuk e arrin, as e kap me dorë.
Edhe kur Everestin e Siberin e mbulon me borë.
Tetori pasanik i madh me perime e pemë frutore.
Në fakt pasurinë e ka trashëgim nga Shtatori.
Sali Leka
Por forcën, aftësinë, e diturinë e ka vetë.
Unë e kam profesorin e filozofin e dhjetë.
12 muajt e vitit janë 12 profesorët e mi.
Me admirim, jehonë, lavdi e krenari.
Profesori e dijetari nëntë shtatori.
Mua më ka mësuar, dituruar e kulturuar.
O sa fort më ka vullnetësuar e vitalizuar.
Më sajdisi e më pajisi me veti e cilësi shëmbullore.
Më plotësoi me energji e aftësi vitale kolosale.
Çdo ditë i palodhur kam punuar.
Çdo natë i papërtuar kam shkruar.
Shtatori me 30 dit e 30 net me blerim e shkëlqim.
Unë duke shkruar çdo natë me iradin e ilmin.
20 poezi i vargëzova, i rreshtova.
Poezi lirike, eposike metaforike jetike.
25 tregime i sistemova duke kënduar.
Tregime të vërteta me ngjarje faktike.
Shumë të dobishme për jetën njerëzore.
Dy poezi të mahnitshme për botim i dërgova.
Po citoj titujt e dy poezive brilante:
1. “ME ADMIRIM JEHONË E IRADIN”
2. “JEHONA, KRENARIA, HARMONIA E JO NOSTALGJIA”
Dy poezitë mahnitike, dy gazeta i botuan.
Gazetarët dijetarë, vizionarë i publikuan.
Po, po këta gazetarë janë dijetarë e filozofë të kompletuar.
Mediokrit e injorantët nuk dinë me i kuptuar.
Poezitë eposike, ritmike, metaforike, as me i kënduar.
Edhe idiotët, nuk kanë aftësi, as tregimet me i lexuar.
Në shtator 2020, i mbushur me gëzim e shëndet.
Unë me redaktorët e nderuar, të respektuar.
Paraqitëm për botim edhe tre tregime.
Nga libri “BISEDOJ ME GUXIMTARËT DEMASKOJ SHTREMBALARËT”
Në një kohë rekord tre tregimet u botuan, u publikuan.
Në dy gazeta artistike, mediatike eposike.
Jam i obliguar me i falenderuar gazetarët kreshnikë.
Janë e do të jenë viganikë, jehonikë mbi kaotikë.
Tregime me fakte konkrete e ngjarje makabre tragjike.
Nga shekulli XX, koha e muzgut e sketerrit.
Nuk i kanë botuar zuzaristët e censuristët zvarranikë.
Obskurantistët, mizoristët e monstruozistët e beterrit.
Jam i impenjuar të citoj titujt e tregimeve të botuar:
1. “Trillimet e pista të shtrembëra të krye hetuesit, regjimit mizorist, për të ekspozuar I. Kadaren si shkrimtar i përndjekur antikomunist”
2. “Shpifjet dhe kamuflimet e Qemal Lames, sterhollimet dhe glorifikimet e Isamil Kadaresë”.
3. “DOLI TRIMI REZILI QË KA MPOSHTUR ENVER HOXHEN DHE RAMIZ ALINË”.
Tregimet me fakte konkrete e ngjarje të vërteta.
U botuan, u rreshtuan në dy gazeta.
Janë mbi treqind tregime me gënjeshtra e trillime.
Që I kanë botuar 6 gazeta me spekullime e mashtrime.
Tregimet e mia të mrekullueshme, të dobishme.
Me demaskime të drejta për maskarejt e mizorët.
Edhe për kusarët, shtrembalarët, e manipulatorët.
Edhe për mëkatarët, kriminelët, reziluckit e censorët.
I publikuan me vullnet solid gazetarët vital viganikë.
Guximtarë aderikë me veti e cilësi teuratike të dobishme.
Ishin, janë e do të jenë sojnikë, fisnikë, kreshnikë eposikë.
Unë u premtoj: Kam Akoma poezi lirike iradinike.
Edhe tregime jetike shembullore ilminike.
Por nuk i duan gazetarët me vese e huqe rrakitike.
Edhe gënjeshtarët e zgërdhecët e veprimeve kaotike.
Edhe zuzarët e brutalët e mendimeve të shtrembëra regresive.
Bashkë me zgërdallët e vandalët e mashtrimeve anarshiste negative.
Unë i kam demaskuar kur sundonte Enver Hoxha e Ramiz Alia.
Dy kryemizorë, dy kryekriminelë, dy kryevampirë.
Dy kryemaskarej, dy kryemonstruozistë të pa mëshirë.
45 vite sundim, beterr, panik, frikësim e skëterrim.
E mbushën Shqipërinë me katrahurë, mënxyrë e mjerim.
Historinë e errësuan, të vërtetën e shtrembëruan.
Shtrembërimet, spekullimet e mashtrimet kanë vazhduar.
Edhe mbas vdekjes Enver Hoxhes e Ramiz Alisë.
Madje fallsifikimet e manipulimet janë shtuar.
Me pa pikën e sedrit e turpit i botojnë nëpër gazeta.
I reklamojnë, i përhapin an e mbanë Shqipërisë.
Duan si e si mos të dali e vërteta.
Mos të jehojë, e mira, mos të triumfojë e drejta.
Ish tinzarët e idhtarët e Enverit janë angazhuar.
Bashkë me fallsifikatorët e maskarejt e Ramizit janë inkuadruar.
Për dy vite 2019-2020, dy milion gënjeshtra kanë botuar.
Rekordmen për sajime e trillime të shtrembëra cinike.
Është Qemal Lame, ish kryehetuesi i viteve 1981-1992.
Lame survejucku, rezilucku ka botuar librin me titull:
“DRITËHIJET E KOHËS, LETËRSIA DHE ARTET NË DIKTATURË,
PËRNDJEKJA E ISMAIL KADARESË”.
Në fakt Ismail Kadaren, as e kanë përndjekur, as përsekutuar.
As e kanë burgosur, por e kanë favorizuar, e financuar.
Librat e tij marksiste revolucionare i kanë botuar.
I përndjekur, i përsekutuar, jam unë shktimtari Sali Leka.
Me tregime të dobishme për jetën njerëzore.
Edhe poezi brilante, të mahnitshme, shembullore.
Dyzet vite nuk i kanë botuar, por i kanë censuruar.
Prandaj gëzimi im shumë i madh i papërshkruar.
Në shtator 2020 u botuan dy poezi eposike jetike.
Edhe tre tregime të vërteta, konkrete faktike.
Në tetor çdo natë do të shkruaj duke vallzuar e kënduar.
Pastaj Nëntor, Dhjetor, as kam me u ndaluar, do të shkruaj:
55 poezi e 75 tregime, i shëndetësuar, i vitalizuar.
Unë nuk kam ndaluar, as në kohën e Enver skëterrit.
Kur më kanë burgosur, përndjekur e përsekutuar.
As nuk jam dëshpëruar në kohën e Ramiz beterrit.
Sot jemi në epokën e bleruar të Edi ylberit.
Jemi në epokën e Diellit “Fjalës lirë, Fjala e vërtetë”.
Shkëlqen në Shkoder, Rozaf, Tarabosh, Vermosh e Oblik.
Bajrak bardhosh në Kelmend, Dukagjin e Koplik.
Taban mejdan në Zadrim, Lezhë, Shëngjin e Adriatik.
Me guximtarët do të bisedoj, shtrembalarët do të demaskoj.
Vital viganikët i falenderoj, kreshnikët i njoftoj, i nderoj.
Me fisnikët e teuratikët këndoj e jehoj.
Kaotikët e gënjeshtarët i sfidoj, i parakaloj.
Mizorët, kusarët, maskarejt, e mëkatarët i lajmëroj.
Keni botuar sajime e trillime të neveritura.
Me fonde monetare valutore të vjedhura, të grabitura.
Keni shkruar Enver Hoxha lindi me 16 Tetor 1908.
Juve gënjeni, mashtroni, spekulloni, fallsifikoni.
Enver Hoxha lindi me 16 Prill 1908.
Por xhaxhi Hysen e regjistroi në tefterë.
Enveri i biri Halilit lindi me 16 Tetor 1908.
Do të bëhet suprem, mbi dyqind mijë asqerë.
Edhe mbi vezir, bindash, mulazim e jeniçerë.
Hysen Hoxha kryetar bashkie me ferman sulltani.
Nuk bënte zgjedhje të lira, demokratike.
As mbledhje të hapura, publike historike.
Por vepronte tinzisht me bidate e sifate despotike.
Enverit i fali gratis një mushkë me zile.
Me livadhis ashtu kot, në Palorto, Vuno e Grehot.
Enveri zuzari, vulgari, tinzari.
Mushkën e bëri zullumqare me hile.
Ecte kalldremit me klithma e psherëtima.
Si kukuvajka e vjerdhulla nëpër rrëpira e lugina.
Enveri i ligu, vampiri, krokodili.
I frymëzuar me veset e huqet e xhaxhait.
Vrau bashkëshortin e motrës i bardhë si kristali.
Bahri Omari i butë, si qelibari, i njomë si trëndafili.
Hysen Hoxha zgërdheci, zgërdalli.
Bashkë me birin e agait e nipin e qehajait.
Hanin e vidhnin hakun e çirakut e të ustait.
Enveri vodhi e grabiti 40 mijë shqiptarë.
I rraskapiti i bëri kulakë 20 mijë fshatarë.
I bëri trumcakë e vandakë 200 mijë punëtorë.
Me lugë gjysmake e bukën mangët në dorë.
Të tërë në rradhë i bëri çyryk e gërmadhë.
Krejt bylyk, pa seder, as merak, as faqe të bardhë.
Pa zemër humani, as shpirt bardhak vigani.
Idhujtarët e Enverit historinë shtrembër e kanë shkruar.
Dalin nëpër televizione, gumëzhisin e llomotisin.
Asgjë të mirë nuk ujdisin, as drejtojnë, as stolisin.
Edhe me ato pak të mira që kanë mbetur i bitisin.
Njerëzit e drejtë, fisnikë të sinqertë i gremisin.
Me doemos duan me i pakësuar, zhdukur e eleminuar.
Manipulatorët, spekullantët e gënjeshtraët janë shtuar.
Akoma më shumë kur jetonte e sundonte Enveri e Ramiz Alia.
Por nuk ka profesor matematike me i numëruar.
As redaktor emisioni e rubrike me i demaskuar.
Prandaj vazhdon rrëmuja, katrahura, batërdia.
Del pyetja pse? Përgjigja: Janë nihiliste, kaotike.
Grupimet artistike, mediatike, televizionet, gazetaria.
Janë anarshiste, regresive, partitë politike.
Asnjë parti nuk është antimizoriste, as anti enveriste.
Partia socialiste do të bëhet moderniste shembullore.
Me Edi Ramen në ballë e në bash të dikastereve shtetërore.
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Shënim special ekskluziv me fragmente prozaike.
Emrat e gazetarëve që kanë botuar poezitë nga libri “JEHONA E ZEMRAVE TONA” dhe tregimet e librit “BISEDOJ ME GUXIMTARËT DEMASKOJ SHTREMBALARËT” do ti shkruaj do ti pikturoj, me gërma të argjenda, të florijta, në qëndër të Tiranës, në sheshin Skënderbej.
Gazetarët fisnikë, dijetarë, jetikë, të kulturuar.
Por edhe kreshnikë të betuar, vital viganikë të admiruar.
Për të botuar tregime të vërteta duhet të jeshë kreshnik, eposik dhe vital viganik, solid, aderik.
Gënjeshtrat, mashtrimet, spekullimet, manipulimet i botojnë frikacakët dhe alabakët e qelbëzuar, zuzarët, monstruozistët, pisanjakët dhe shtrembalarët e atrofizuar, që janë strehuar në redaksitë e 6 gazetave narciziste, destruktive, sharlataniste.
Unë nuk do të ndaloj, por do të shkruaj çdo natë 7 orë.
Do të demaskoj maskarej e mizorë.
Po do ti damkos me këngë e poezi.
Shumë të dobishme për çdo njeri.
Poezitë demaskuese, stigmatike.
Janë shkëlqim e mrekulli jetike publike.
Juve gazetarë që botoni poezi eposike jetike dhe tregime të vërteta faktike, meritoni shpërblim, por në Tiranë shpërblehen maskarejt, zuzarët dhe shtrembalarët që botojnë procka me gënjeshtra, spekullime dhe mashtrime monstruoze.
Tetor 2020