Poem nga libri: “Jehona e zemrave tona”.
Sali Leka
Poem faktike eposike me vagje lirike metaforike.
Ata që nuk i besojnë këto fjali e fraza ilminike.
Të vajtojnë, të rënkojnë.
Ata që nuk i kuptojnë, të pyesin, mos të hezitojnë.
Mos të heshtin, por të flasin, të bisedojnë, të debatojnë.
Ata që i besojnë vargjet poetike jetike iradinike.
Të këndojnë, të jehojnë.
Me të drejtën e të vërtetën, të krenohen e mos të ndalojnë.
Me gëzim krenarinë e jehonën ta publikojnë.
Me guxim të shtrembrën e gënjeshtrën ta demaskojnë.
Ata që me punën e tyre lavdërohen e krenohen.
Kurrë nuk rrëzohen, nuk copëtohen, por lartësohen.
Naivët, mendjetharët, regresivët e zemërmykurit.
As lavdërohen, as gëzohen, as krenohen, por vetëposhtërohen.
Fatkeqësisht janë shtuar e nuk pakësohen.
Unë po nis poemën me besim se krenarët e shembullorët.
Bashkë me jehonikët e guximtarët do të shtohen.
Edhe bashkë me vizionarët, që Akoma më shumë do të kulturohen.
Edhe kreshnikët me viganikët, që Akoma më fortë do të vitalizohen.
Poemën do ta shkruj e këndoj shumë i gëzuar, i krenuar.
Gëzimi e vitalizimi im i mahnitur i papërshkruar.
Krenaria ime e rrënjosur e vaditur e shkëlqyer.
Vitalizimi i sajdisur I forcuar edhe mbas shekullit 22.
Jemi në shekullin 21 por do të shkruaj edhe për shekullin 42.
Aq shumë jam gëzuar, aftësuar, shëndetsuar e vitalizuar.
Unë isha e jam i pastërtuar, i lezetuar, i papërlyer.
Tregimet e poezit e mia me dëshirë e vullnet i kanë pëlqyer.
O sa dëshirë kolosale kam e do të kem me i shpërblyer.
Gazetarët fisnikë, vizionarë të kulturuar të admiruar.
Edhe guximtarë kreshnikë viganikë të nderuar të betuar.
Jam i obliguar me i falenderuar gazearët filozof të merituar.
Do të këndoj pandalim me gazetarët strategë eposikë.
Në një kohë rekord 3 muaj, Maj – Qershor – Korrik 2020.
Kanë botuar në faqet gazetës artistike mediatike.
13 poezi të miat faktike metaforike të dobishme jetike.
Poezi nga libri: JEHONA E ZEMRAVE TONA.
Urime shum urime për kta gazetarë sojnikë.
Ashtu si I ka lindur nëna i ka rritur babai me lezet.
Po citoj titujt e poezive që I kanë publikuar me vitalitet.
1. FORCA E VITALIZIMIT AROMA E SHKËLQIMIT.
2. SHKËLQEU VELIPOJA, FRAXHILI E VALBONA.
3. KRESHNIKËT E BESNIKËT SKËNDËRBEUT.
4. JUBILEHU HISTORIK I PRIZRENIT SHEMBULLI EPOSIK,
I SHEKUJVE TË ALEMIT.
5. JEHONA E SKËNDËRBEUT SHKËLQIMI I ATDHEUT.
6. TI JE YLL E YLBER PËR NE.
7. MAJ I BARDHI MAJ.
8. O QERSHOR O LUM SI TI.
9. JEHONI E MOS NDALONI.
10. KRENARIA EPOSIKE E GUXIMTARËVE.
11. JEHO O SHPIRTI IM JEHO.
12. KORRIK I NXEHTI I LARTI JEHONIK.
13. DEFRENI E KËRCENI JEHONËN MOS E URRENI.
E theksoj e përsëris, as jam lodh, as lodhem edhe kur shëtis.
As kur punoj ditën, as kur shkruaj natën i veshur i stolis.
Por shkëlqej kristal me dritën e yjeve të qiellit.
Kërcej vigan vital me avullin e rrezeve të diellit.
Me poezi I falenderoj gazetarët e nderuar të admiruar.
Që kanë botuar poezit eposike jetike shëmbullore.
Dua t’i shpërblej edhe me pasuri, flori, euro, e dollarë.
Gazetarët që kontribojnë për të mirën e jetës njerëzore.
Që botojnë poezi lirike, erotike, eposike, iradinike.
Edhe tregime të vërteta ilminike nektarike.
Unë nuk mbaj secrete me këta gazetarë kreshnikë guximtarë.
Vizionarë të kthjelluar me etikë të shkëlqyer të merituar.
Por u betohem u premtoj kam Akoma poezi lirike melodike.
Edhe tregime të dobishme kombëtare faktike.
As skam shkruar as shkruaj poezi absurde kaotike.
As tregime me trillime e saime rakitike.
Kamë shumë ngjarje aktuale edhe nga shekulli 20.
Kur librat e mia i kanë daktilografuar redaktorët viganikë.
Sejdin Kondi, Perikli Jorogoni, Enver Bitri, Jolanda Xhoni,
Fatbardha Spahiu, VAlbona Dushku, Brikena Simoni.
Me drejtimin e korektimin e shokut Dhimitri Fullani.
Redaktor special në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.
Kanë stenografuar 85 libra të miat voluminoze.
Po nuk i botoi, censura me kthetra monstruoze.
Sa shumë ngjarje janë për t’u shkruar e stenografuar.
Për shokët e shoqet e mia me guxim sublim.
Kurr nuk harrohet jeta e tyre me stërmundim e persekutim.
Fatbardha Spahiu vdiq në internim e mbytur në mjerim.
Dhimitri Fullani redaktori i papërtuar i betuar.
Ditë e natë i diskriminuar nga survejusit e sigurimit.
Dhimtri Fullani, Jolanda Gjoni, Sejdin Kondi i paharruar.
Shumë më kanë dashur përkrahur e ndihmuar.
Mos të ishin shokët e shoqet unë sot nuk isha,
në bashin e rruzullimit.
Mua më kanë dashur mbrojtur e garantuar.
Nëna e gjyshja ime dy fisnike viganesha teuratike.
Babai e gjyshi im, dy byrra kreshnikë viganikë.
Edhe gjyshi i babait Guti Leka vitali i dy shekujve.
Jetoj 120 vite duke punuar si djalë i ri.
Duke biseduar me tregime këshilla e porosi.
Guti i paisur me filozofinë e hasretëve e dishepujve.
Dha shpirt duke folur e qeshur i sedërnuar i krenuar.
Guti, gjyshi e gjyshja kanë vdekur në shekullin 20.
Babai i Guti i Lekës, Selimi me 2 nuset fisnike besnike.
Kanë vdekur në shekullin e 19.
Babai e nëna ime vdiqën tani në shekullin 21.
O sa i përmalluar jam që nuk i kam.
Por fatmirësisht nënën e paharruar.
E ka zëvëndësuar motra ime e madhe.
I ngjan nënës me vullnet sedër e dinjitet.
Si drenusha, skifterina e sorkadhe.
Shtëpia ime me të motrës larg 2 orë me makinë.
Unë shkoj e takoj fluturimthi si vetëtimë.
Motra më uron mirëserdhe, hap mezen e rakinë.
Me bashkëshortin Avdiu i madh sa delfini i fort si ariu.
Motra pi raki me këngë dolli e lezet.
Avdiu vallëzon me fyell tupan e çifteli.
Mua më fton me gëzim jehonë e krenari.
Eja poet eja përherë në shtëpinë tonë.
Ulu rehatohu shkruaj tregime e poezi me aromë.
Pastaj dalim e pimë kafe në lokalin e Bashkimit.
Djali i Reshitit kushëriri i Avdiut.
Aty vjen Gëzim Hyka muzikanti e këngëtari i talentuar.
Bashkë me Besnik Bilal Hajdari shoku i admiruar.
Unë nipi e motra mbesa e Bilal Ismail Hajdarit .
Babai i Besnikut Bilali daja ynë nuk jeton.
Por emri, lavdia e krenaria e tij kumbon e jehon.
Bilali vëllai Hamdiu, motra ime e Avdiu nuk u frikësuan.
Por qëndruan fort e përballuan survejuckit e sigurimit komunist.
Mua më shpëtuan nga kthetrat e reziluckit e regjimit mizorist.
Unë këndoj e vallëzoj edhe me Aliun e Ndriçimin.
Në lokalin e Bashkimit deri në agun e agimit.
Ali Qamil Leka kushëriri im anti-komunist.
I burgos politik 13 vite në Spaç e Burrel.
U përlesh u kacafyt me obskurant injorant e gazhel.
Ndriçimi nipi im fisnik antimizorist.
O sa i gëzuar jam, të dy i kam me vullnet sublim.
E do ti kem gjithmonë besnik e vital viganik.
Ashtu si e ka emrin Ndricim, rrezaton shkëlqim ylberik.
Edhe do të rrezatojë e jehojë pa ndalim
Ndriçimi biri Abdiut e i motrës së madhe Fatime.
Lum o lum për mua Meriton 2 libra me poezi e tregime.
Unë do të shkruaj 22 libra se janë shumë ngjarje e kujtime.
Dua 2 redaktorë për daktilografime e korrektime.
Shtëpi botuese ka, por botojnë gënjeshta e trillime.
Por unë shkruaj tregime të vërteta të dobishme jetike.
Edhe poezi lirike të mahnitshme, erotike, brilante, eposike.
Në Tiranë gazeta ka, por nuk janë artistike të hapura publike.
Por ishin e janë skerrka mediatike, kaotike të errëta rrakitike.
Me gazetarë frikacakë e halabakë të pistë shtrembalarë.
Zuzarë të palarë me zemër e mendje të tharë.
Censuristë me skinistë spekullantë e mashtrimtarë.
Fatkeqsishtë për njerëzit vizionarë poet e romancierë.
Edhe për intelektualët mendimtarë e shkrimtarët e tjerë.
Që ishin e janë fisnikë e guximtarë përherë.
Fatmirësisht në Shkodrën e Rozafës iliro arbnore.
Shkëlqen e jehon gazeta eposike jetike shembullore.
Fjala e lirë Shkodër net, autoktone madhështore.
Do të jëhojë me krenari e lavdi mbarbotërore.
Lum o lum për neve me gazetën fjala e lirë amëtare.
Gazeta Jetësore humaniste atdhetare kombëtare.
Bashkë me fjalën e vërtetë mbi shtatë planete tokësore e qiellore
Po të isha miliardier amerikan do ta shpërbleja me 20 milion dollarë.
Po, po shpërblim me 20 milion dollarë.
Edhe njëzet million flori I meritojnë ata gazetarë.
Djem e burra fisnike e kreshnikë guximtarë.
Që kanë botuar poezi nga libri JEHONA E ZEMRAVE TONA.
Edhe poezi lirike erotike nga libri BLERINA SY DELINA.
Edhe nga libri ESMERALDA E DILONA NË EVEREST ARRIN JEHONA.
Këto libra kanë Akoma poezi e poema lirike, eposike metaforike.
Shumë të dobishme, shembullore të mahnitshme jetike.
Janë e do të jenë jehona e jehonave.
Ata që nuk i duan nuk i imponoj me i kënduar
Ata që i duan ashtu si unë të këndojnë e të jehojnë.
Jeho o shpirti im jeho edhe 120 vite me iradin.
Krenohu o zemra ime krenohu me dëshir e ilmim.
Shkruani o duart e mia shkruani, pa përtim e pa ndalim.
Mendo o llogjika ime mendo kujto e mos harro.
Pa shpirt e pa zemër nuk ka poezi as dituri.
As lavdi e mrekulli, as jehon e krenari.
Asgjë e mirë nuk del as shkëlqen e as vazhdon.
E tani llogjika imemë lejon e më kupton.
Do të bisedoj me gushtin muji i tretë i verës.
Muaji i tetë i cdo viti.
Edhe profesori im i tetë i dobisë i vlerës.
Gushti I stolisur I mbushur me fruta e blerim?
Ashtu si jam mbushur unë me poezi e tregime pa marim.
Shumë i gëzuarkam kënduar me korrikun jehonik.
Profesori im i shtatë i shkëlqyer i lartësuar ylberik.
Edhe me gushtindo të këndoj i aftësuar i krenuar.
Duke shëtitur në Tiranë, Krujë, Lezhë, Shkodër, Vlorë.
Edhe në Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Lushnje, Pogradec, Korçë.
Edhe në shekullin XX kam shkuar e shëtitur në këto 12 qytete.
O Gusht o muaji i nxehtë i vitit të uroj.
Ashtu si Korriku i zjarrti me të dy jehoj.
Me ditë të gjata 17 orë e nata të vogla 7 orë.
Unë shkruaj çdo natë tregime e poezi me dorë.
Me gojë këndoj me zemër i shijoj me shpirt i thith i përjetoj.
O sa shumë i gëzuar jam e do të jem e do të këndoj.
Mjer ata që me ty Gusht nuk krenohen e nuk jehojnë.
Mjer ata që sy kanë po nuk shikojnë , as poezi nuk këndojnë.
As gëzohen por harrojnë pse jetojnë e sesi vdesin nuk e kuptojnë.
Kurse unë kam kënduar, do të këndoj e nuk ndaloj.
Kam shkruar, do të shkruaj e nuk përtoj.
31 netë që ka gushti, çdo orë do të vazhdoj.
Edhe në Shtator, Tetor, Nëntor, Dhjetor do të jehoj.
Sali Leka, CEL: 068 38 55 304
Shënim ekskluziv special specifik me fragmente prozaike.
Unë kam, ngjarje të vërteta e kujtime më shumë sesa kanë 25 shkrimtarë dhe 40 gazetarë. Për shkak të punës publike 40 vjeçare në shtatë krahina të Shgqipërisë. Në kohën e skëterrit mizorist, nuk më kanë lejuar me punuar as me banuar në qytet.
Për shkak të krijimtarisë letrare artistike me libra e poezi lirike erotike eposike, më arrestuan, më burgosën në birucën pa diell e pa dritë.
Unë i padëshpëruar nisa duke i kënduar.
Erdhi hetuesi, shefi i ndjekjes së krimeve, operativi i sigurimit dhe më tha: “E si të këndohet o poeti Sali Leka? Kundër teje janë 6 akuza. Do të dënohesh rëndë dhe nuk dihet a del i gjallë nga burgu”.
Unë u fola u tregova: Me dëshirë e vullnet do të qëndroj i burgosur deri në vitin 2007 shekulli XXI. Kam besim se pas vitit 2007 do të pakësohen maskarenjtë e mizorët, gënjeshtarët e shtrembalarët, zuzarët e kusarët.
Ata më thanë: “Ore shkrimtari Sali Leka mos bëj sikur jeni naiv, i tromaksur dhe nuk kuptoni. Edhe pas vitit 2007 maskarenjtë e mizorët, gënjeshtarët e shtrembalarët, zuzarët e kusarët nuk do të pakësohen, por do të shtohen”.
Unë nuk i besova fjalët e tyre, por më kanë dalur të vërteta. Pas vitit 2007 janë shtuar keqbërësit e tërë ngjyrave e mënxyrave. Janë shtuar dhe injorantët e obskurantët e indoktrinuar, edhe spekullantët e mashtruesit e kamufluar.
Emrat e shefit, hetuesit dhe operativit të sigurimit i kam shkruar në tregimin e librit: “BISEDOJ ME GUXIMTARËT DEMASKOJ SHTREMBALARËT”. Librin dua ta botoj në vitin 2022. Kam besim se në Tiranë do të dalin në publik dy shtëpi botuese, për të publikuar libra me tregime e ngjarje të vërteta. Deri tani Tirana ka shtëpi botuese, por botojnë libra me gënjeshtra e trillime të zuzarëve e shtrembalarëve me fonde monetare të vjedhura, të kusarëve. Kusarët i shpenzojnë lekët e vjedhura për botimin e spekullimeve dhe mashtrimeve të zuzarëve të qelbëzuar.
Unë as isha as jam kusar as kam për t’u bërë.
Tiranë, Gusht 2020