Nga Skënder MULLIQI
Rrjedhat e ngjarjëve të deritashme politike, kanë shtuar frikën së Kosova, nga këto politika miope, po futët në një fazë të rrezikshme. Eshtë vërtetuar tashmë, së këta politikan nuk janë të interesuar për fatin e popullit dhe të shtetit ?!
Për 20 vite e shfrytëzuan pushtetin, për ta dërguar ujin në mulli të vet. Me këtë lloj të njerëzve nuk është e jashtëzakonshme, çkado që ndodhë sot në Kosovë. Janë futur në një tren të gjithë të pabesët…?! Ngulfatën çdo nismë, e cila nuk është në përputhshmëri më mendimet e tyre politike.
Nuk lejuan po thuaj asgjë që një shtet e bën të lirë dhe demokratik. Madje çdo ditë e më shumë po na kufizohet edhe liria e të shprehurit dhe liria përsonale. Qytetarët po dalin në votime vëtem formalisht, së askush nuk po ua përfillë zërin, votën dhe kërkesat reale të tyre.
Po humbim çdo ditë e më shumë edhe identitetin tonë nacional. Kur nuk kujtohet e kaluara, dhe kur nuk punohet as për të ardhmën, atëherë si ka mundësi të bëhët shteti?! Të gjitha këto kan mbetur më shumë shkronja në Kushtetutë! Kush po i përfillë nga politikanët sot Kushtetutën? Pak kush.
Të këqijat e mëdha, po i qesin në margjina të mirat e vogla. Probleme për Kosovën tash e një kohë të gjatë janë bërë: krimi, korrupcioni, nepotizmi, varfëria, largimi nga vendi… nga të gjitha larmitë e rrenave që po në servohen, së gjendja është e mirë.
Eshtë rrënuar fusha politike e bisedimeve dhe vendimeve të mëdha. Po ngulfatat edhe liria faktike, së provizore kemi liri më bollëk! Ne vend të pavarësisë së fituar, kemi mbetur të varur?! Nuk po gjendën kompromisët politike edhe atëherë kur po rrezikohet Republika.
A është e mundur që më çdo kusht ata që janë ngjitur në pushtet, t’i ruajnë pasuritë dhe privilegjet pushtetare?! Për të mirën e përgjithshme do të ishte, t’i zvoglojnë aspiratat e tyre, dhe të zhvillojnë marrveshje korrekte politike (LVV e LDK)…
Organet e reja, nuk ka mundësi të formohen ndryshe…