Mathieu Aref
Jam Shqiptar
Jam Shqiptar i lindur në mërgim
por për këtë s’kam asnjë ankim
sepse ashtu pra unë kisha fatin
aty kisha nënën dhe im atin !
Jashtë Atdheut dhe në Misir
kam jetuar si « muhaxhir ».
Kam jetuar si në Shqipëri
si n’Albëni dhe në Malësi.
Linda në breg të madhit Nil
në të parin mars si bilbil
afër piramideve të lartë
të njohur nga Pellazgu i lashtë !
Që në djep kam folur shipën
mbrojta zakonat dhe traditën
e të parëve të kombit tim
që e kam dashur më adhurim.
Por prindërit e mi të nderuar
shqiptarizmin më kanë mësuar
Më kanë bërë një patriot të mirë
një Shqiptar besnik dhe i lirë.
Por sot erdhi shpejt pleqëria
prapa meje ngel veç tallandia
por unë kam pasur shumë lumturi
për çfarë kam bërë për atë Shqipëri !
Mat Aref Canameti Stafa
Gjashtëdhjetë vjet ndajnë këto dy fotografi