JAM I PABINDUR, MIK – Nëntori i poezisë për Mustafa Spahiun

0
299
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

JAM I PABINDUR, MIK

…Besë dikur kam zënë – jam i pabindur,
Fjalët e nënës më grafllojne ende në gji
Kthe ndoj herë kur t’jam bër pluhur e hi;
Së paku për qefin tim që të kam lindur.

Çdo mendim e kyça s’e fola dot një fjalë,
Me mall lagjen e shikova në katër anë, e
Të jesh i urtë rregullat të shkruara janë,
Fisin tim s’e harrova prej nga jam dalë…

Me fatin kobëzi qoftë troças e thënë:
Ylber i pastër rash bylykut t’derrave
Rrugët i hapja nga rrëfanat’e ferrave;
Kulaçin helmesh kurrë s’e kam ngr’në.

Jam i pabindur – zemra flet më drejt,
Tagër të rëndë m’kërkuan n’për dhëmbë
Dhe trollin ma brejtën për nën këmbë, e
Ardhmja ime s’e kishte as fatin e njëjtë.

Prasekut’hambarit futën egjrën në grurë
Dhe prej poezisë dhe jetës t’m’nxjerrin, e
Në majen e bërshenit lakut të m’vjerrin!
Pa psherëtimë të më godasin me gurë.

S’jam me dy fytyra, s’pranoj emër tjetër,
Nënës iu betova prehërit në arën tonë…
Do jam i pabindur herët, se vonë e vonë;
Kur nuk të hiqet damka se bëhet e vjetër.

Se jam i pabindur në mejdan kaherë dalë,
Nga një rrugë e Zotit kurrë nuk kthehem,
As nuk dridhem, binar japonezi s’thehem,
Treni i jetës vetëm n’amshim ka m’u ndalë.

E enjte, 26 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire

AFAZIA IME
Të pasherre i lind zemrat kjo
tokë (Besim Bokshi, 12.11.1930 – 16.08.2014)

Mirë u bë që më zuri pa pritur afazia,
Buzët gjuhën se kanë çiflik as pronë
Goja dhæ e muar natën vonë e vonë
T’m’i nxjerr për ironi mendimet e mia!

Në t’folur s’kam asnjë çikëz pengime,
Për afazinë time mos të ndiheni keq?!
Mjaft kjo trokashkë m’trallidi për dreq;
Një tren me sherre ia solli kokës sime.

Lehën ham-hame kundër ca t’çmendur,
Gojën nuk e mbajta të mbyllur – shpellë,
Ua shava xhinsin – nënën që i ka pjellë
N’katër rrugët te një dru i pagdhendur.

Dhe mirë u bë që më mbërtheu afazia!
Nëse mundem do shikojë me afin ironi;
– Urdhëroni, o “miq” lexoni ore poezi!-
Shkakun ta kërkoni në vargjet e mia…

As mos u harlisni pas sëmundjes time,
Mustafait, thoni, goja i paska vu myshk,
Me gjuhën e trashë tre gishta ndryshk;
Nama që vret kujdes është afazia ime!

E mërkurë, 25 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire

BRENGA ME NGJYRËRA

Sonte këtë brenga e ha me buk’e dhallë,
Dua t’i lëngëzoi me blerim drunjt’e thatë,
Përtej heshtjes dikon ‘i oazë nëpër natë;
Dy duar i kam s’do më shkelish në ballë!

As brengën s’ta jap – nuk di çka kërkon?
Ngjyrërave t’mia ngjyrën tënde s’e gjen!
Me lodra mashtruese ngadalë ti po vjen;
Po bëhesh finok me hile as s’mashtron.

Buzët e thara diçka m’frenojnë n’grykë!
Në mëni të lëngatave ende jam i gjallë, e
Kujtimet e moçme shpirtit lëvizin ngjalë;
Në këto mote me thinja s’do ngeli pykë.

Mallë kam dritës ta ngjatjetojë një njeri,
S’do ta pyes nga vjen dhe ku rrugëton,
Veç balli t’i qeshën dhe nuri t’i këndon;
Ngjyrërat brengash do t’i bluaj n’mulli.

Të kridhem në lule kësaj fushës s’gjërë,
Ta shkruaj kantatën time deri në qiell, po
Cila stinë ka dashuri, ndofta ajo me diell?
Edhe fontanë brengash t’shkrihem i tërë!

E premte, 20 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire

DIKUSH BANON NË BALLIN TIM…

Se kam të njohur si ka marrë guxim,
Kjo u zbulua si një vikamë së fundi
Me daltë e çekan pa frikë që mundi
Të fytet e të gërmojë në ballin tim?!

Po balli im nuk është ishull’i shkretë,
Ç’më faniten të hirta do plagë, si hije;
Balli im s’është port për qindra anije,
As s’njeh kapiten qoftë dhe me fletë.

Ballin tim një dikush do për ta vrarë,
S’e kuptoi ç’qenka mbush’ duf’e mëri?
Buçet, turret e thërret me sa ka fuqi-
Edhe detin e shpirtit do për ta tharë!

Prapë një dikushi ballin tim e sulmon,
Me kaq zjarr iu flas e zemërpastërti!
Ç’humnerë po kërkoni cok syve t’mi’
Lot farmak asnjë kokërr nuk kullon.

Balli im sa mundi ka dhënë dhuratë,
Ky banor trurin po ma zëvendëson
Dhe me sqeparë sa mundet punon;
Durimesh pres çast mendimbegatë.

I drejtohem ballit mos nxjerr mësim:
Shumë gurë t’kanë godit pa mëshirë!
Banori yt i ballit është një egërsirë, që
T’i shkyç hënë e yje i lë pa vezullim…

Për ballim tim askush nuk ka të drejtë
T’banojë aty me mua pa u konsultuar;
I vërsulem ai dikush ia mbath’i tërbuar,
Në ballin tim intriga nuk bën dot jetë…

E shtunë, 28 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire

GABIM PA QËLLIM…

Me qëllim kobëzi kurrë gabim s’kam bërë:
Me fjalë t’mira u mora vesh me veten, paj
Disi pahiri, me zjarre ta them të vërtetën
Mengenesh shtrëngoj një jetë të tërë, po

As jerm s’kam folë shtratit kur bëja gjumë,
Dryrin fjalës ia vëja qoftë me hir’e pahiri…
“Shtatë herë në ditë gabon ma i miri!” se
Me përralla e gdhelka s’kalohet një lumë!

Kur e tumir gabimin që në gafën e parë,
Kokën shpëtoje me fjalën më të mirë, as
Mos e lë gabimin – mëkatin si të vdirë,se
Grurit kalliri një bërçik i rritet në arë, dhe

Ose nuk ke (ose patëm) më t’rëndin hak!
Etjes së gjakut tim s’i jap vrer as stresim.
Të nesërmen ndjesa mos t’bëhet gabim;
Dy herë njeriu qafën e vet se vë n’lak, si

Ngjanë as gurit që zemrës flaka i rri kallë!
Të gjitha “gabimet” i çortoi në çdo varg,te
Përron’i Keq pa vesvese d’i hudhi larg, tej
Rri krenar mes plepash pa rrudha n’ballë.

Gabimi mos të bëhet plagë – dhèhumbur,
Herët ose vonë gjykatat-kërkojnë mend!
Gabimet me hile mos t’i vemi as në rend;
T’urtët jetë-mirakandje duke përkundur!

E hënë, 23/24 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire

KINSE DALIN PËR GJAH…

Makesh s’gjahtohet me langua t’lidhur,
N’asnjë breg, shtigjesh nuk vëhet pusi.
Arma s’shkrep nën degësh lisi në shi;
Plag’e përtharë kërkon për t’u zgjidhur.

Në krye të motmotit arma shkrepën vet
Pa prekur me dorë-bëhet batërdi, dhe
Konaqesh rapsodët t’ujdisin në qifteli;
Ndofta po ose jo t’dëgjojnë, haj medet!

Ikin egërsirat t’uritura – këmbëkëputura.
Kur mardhin shkrepsën ia fusin zjarrit…
Gjahtarët thonë kanë mendët e zagarit;
Vjedulla finoke fshinë gjurmët me putra.

Ujku nëpër bregore ç’i skërmit dhëmbët,
Arusha hajnesha e lindur sall për hajni…
Lepuri për zemër lyp sedative – trimëri;
Dhelpra sytë dhe bishtin i ka me dredhi!

Gjahtarët armët krahut trastat n’shpinë,
Prej tyre thëllëzat e shkurtat ikin si erë.
Gjahun s’e tregojnë lavd’rohen përherë,
E din vet sapo ta gjejnë syresh shtëpinë.

E enjte, 26 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire

NUK THËRRAS MIQ

Nuk thërras miq në këtë odë të qetë!
Gjarpri m’është strofulluar në zemër.
As nga porta mos m’thërrisni n’emër;
Do të rri vetmitar ashtu siç dua vetë.

Gjuha m’është vjetruar bjeshkëplakë;
Me milje shikimin e kam hedhur larg…
S’dua t’i dëgjoi ankimet tuaja në varg;
Nga shpirti do vezufoi zjarrtë një flakë.

Sytë po më kullojnë pikë për pikë gjak,
Ia them këngës sa ngushëllim i bukur…
Shpirti i sime nuse më vegon si flutur,
Për odën pa miq merakoset sado pak!

Engjujtë s’duken të ngjitut janë në mur,
Diçka nanuris me gjasme si në përrallë,
Bebzat sogjojnë s’ndalen katër qepallë,
Më vegon gishtash si lahuri i arti nur…

Tentoi ta kapi shndërrohet në kolibër,
Më ndizet zemra kraharorit si një yll…
Sezamet i hapi mesnatës deri në pyll;
Shpirti i bardhë fshehet në ndoj libër.

Nuk thërras, as s’pranoi asfarë miq,
U zhdukën si korbat n’qiellin pa rè;
Gjuha m’ishte ngrirë me ngric’e lpé,
Mëtojnë të vijnë për shega dhe fiq!

Çudi përse po trokisni dhjetë herë?!
Ju m’i njëhni huqet dhe t’vetmin ves:
“Mirë se na vini!” – askendin s’e pres
Sezami rritet i lartë deri n’timen derë!

E enjte, 26 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire

SHELGU NË MES TË LUMIT

S’e besoi se dorë njeriu të ka selitur!
Je fenomen mbrapsht rritesh përpjetë,
Në mes lumi rrënjësh oazë bën vetë, e
Zgjat trungun degët të janë ngrafitur.

Mburresh tri stinësh i brishtë ngaherë,
S’t’shterret zemra eti, lajthia rri n’shpat,
Ajo me rezhda – kokërrat si dukat – ti
Me zamaresh – fëmijët lozin n’paraverë.

Kur veshesh me gjethe – nuse me duvak,
Bregut tjerat shelgje – ushtar të rreshtuar,
Kujrrillat ulen çerdhesh duke i riparuar, e
Akacjet si krushkash t’veshura me kumak.

Shelgu në mes t’lumit vetmitar përhera,
Natën hënën me yjet i shikon lart n’qiell,
Lumin e flladit – moti përcëllon me diell;
Megjithatë, gjethet ia kashagit era, shih

Një laraskë tundet në degën më t’lartē!
Lumë e shelg magjepsin çdo kalimtarë:
“Është orientues i shpezëvr shtegtarë!”
Pehasin flatrat sysh – kanë fushë t’artë.

E martë, 24/25 nëntor 2020, në
Dardaninë Ilire