Ja si po na vrasin përditë me pula vendi dhe importi tërësisht kancerogjene!

0
1067
Pula

perqasje.com, 21 shtator 2016

Tregu shqiptar ka pula kancerogjene. Ka pula pa asnjë vlerë ushqimore, ka pula të fryra e të forcuara me injeksione kimike! Ka pula me mish, që u zbërthehet edhe me ujë dushi! Ka pula, kockat e të cilave janë kalbësira! Këto pula plehurina e vrasëse, pa asnjë vlerë ushqyese, paketohen e etiketohen jashtë kufirit e brenda Shqipërisë, me të dhëna sikur janë me standarde të tregjeve të vendeve të BE dhe u shiten shqiptarëve!

Madje, ka edhe sasi tonelata pulash që u falen prej tregut e pularive të botës së tretë e të disa vendeve të BE si mbeturina, të cilat maskarenjtë e tregut shqiptar i fusin në tregun tonë, çertifikuar si të sigurta e me vlera ushqyese prej shefave dhe kontrollorëve të AKU në PIK (kufi) dhe në depot e shumicës, shkruan Telegrafi.

Ky falsitet bëhet edhe në thertoret e pularive të vendit, të cilat përveç rrjepjes së pulave sikur i kanë shqyer qentë, kanë edhe një krim tjetër që lejohet prej kontrollorëve dhe specialistëve të AKU: Pulat e vendit paketohen e çohen në treg me gjithë pjesën e kërcirit të këmbës, kur kjo është kategorikisht e ndaluar edhe prej BE, por edhe me ligjin shqiptar të ushqimit.

Pse? Sepse kërcinjtë e këmbës së pulës, pas rrjepjes dhe kontaktit me sistemin ngrirës e ftohës, çlirojnë e përcjellin “doza” të rrezikshme infeksioni për jetën e konsumatorit, madje edhe për vetë infektimin me to të krejt mishit të pulës, duke e mbushur me përmbajtje kancerogjene.

Ka një fakt krahasues: Edhe pse pulat që vijnë nga importi janë kalbësira dhe mish kancerogjen prej abuzimeve me rritjen dhe shëndoshjen e tyre me kimikate, ato nuk lejohet të futen në treg me pjesën e kërcirit të këmbës. bëni ballafaqimin e pulave të importit dhe pulave të vendit në treg dhe e konstatoni këtë fakt. Po përse lejohet nga specialistët dhe kontrollorët e AKU, ky krim e skandal ushqimor që bëjnë komplekset e mishit të pulës në Shqipëri?

Këtë na e konfirmoi një “kasap” pulash në një nga komplekset që therin e shesin pula në Shqipëri. Sipas dëshmisë së tij, kjo bëhet për fitim në peshë! Konkretisht, një pjesë kërciri e pulës peshon 33 gramë, ose 66 gramë të dyja këmbët.

Llogaria bëhet me numrin e pulave që komplekset hedhin në treg. Vetëm një fakt: Shqipëria importon mbi 6 mijë ton pula kalbësira në muaj. A hanë nga këto lloj pulash qeveritarët dhe sidomos ata që kanë përgjegjësi direkte për kontrollin e tyre? Cilët janë atë që e lejojnë këtë krim ushqimor? / Shije.al