Ja roli i Berishës për të penguar pavarësinë e Kosovës në vitet ’90 dhe njohja si autonomi brenda Serbisë

1
459

FAKSIMILE/ Zbardhen dokumentet gjatë presidencës Clinton

Nga Andi Haxhiu

Me 12 Shtator 1995, Presidenti i Republikes se Shqiperise, Sali Berisha, u takua me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bill Clinton.

Ne grumbullin e dokumenteve te deklasifikuara nga presidenca Clinton gjendet edhe ky memorandum i derguar nga Sekretari i Shtetit, Warren Christopher, drejtuar Presidentit Bill Clinton me 8 Shtator 1995.

Ne permbledhjen e tij per Presidentin Clinton, Sekretari i Shtetit Warren e bene te qarte pozicionin e Presidentit te Republikes se Shqiperise ne raport me Kosoven.

Duke i marre parasysh deklaratat e Berishes ate bote, Warren Christopher konstaton se Sali Berisha e njeh Kosoven si entitet autonom brenda Serbise.

Njekohesisht, Sekretari i Shtetit Amerikan ben dallimin midis pozicioneve diametralisht te kunderta ne mes Presidentit Berisha dhe Kryeministrit Aleksander Meksi.

Per dallim nga kerkesa e Berishes per autonomi, Warren Christopher shkruan se kryeministri Meksi ishte i zeshem ne nevojen e Kosoves per pavaresi.

Per fund, ne njeren nder pikat permbyllese te sygjeruara nga Sekretari i Shtetit Warren Christopher, Shtepia e Bardhe dhe Presidenti i SHBA-ve e forcojne pozicionin e tyre pro-autonomise se Kosoves nen Serbi. Ky pozicion i SHBA-ve ne vitin 1995 qendronte ne linje me Presidentin Shqiptar, Sali Berisha.

Rrjedhimisht, ky nuk eshte deformim i te vertetes e as gjykim per pozicionin e Sali Berishes ne raport me qeshtjen e Kosoves. Une e kuptoj kontekstin dhe e kam te qarte pozicionin e tij ne kete situate. Por, kjo shperndarje e ketij memorandumi te deklasifikuar te Presidences Clinton sherben si shpjegim i thjeshte se historia nuk mund te ri-shkruhet ne baze te preferencave te atyre qe duan ta nderrojne ate.

Sali Berisha nuk ka qene e as nuk mund te jete patriot. Ai mbetet njera prej figurave qendrore te politikes Shqiptare dhe njeri prej njerzve me te rendesishem per Shqiperine.

Por, deshira e tij per protagonizem politik dhe keqperdorimi i kartes nacionaliste/populiste s’jane indikator per te matur dashnine e tij ndaj Kosoves.

Ne fakt, me shume se aq, jane indikator se si Berishes i duhej Kosova sa here qe donte ta largonte vemendjen nga deshtimet e tij.

E verteta s’mund te ndryshohet nga fjalimet e fuqishme populiste, e as a nuk nderrohet si rezultat i rrefenjave folklorike te kryeministrit Haradinaj se si paska qajte Presidenti Berisha me xhaxhain e tij kur e ka pa Kosoven nga maja e kodres.

Une nuk gjykoj mbi fjalimet e shthurura te imagjinates politike neper fushata zgjedhore. Une gjykoj vetem pozicionet zyrtare politike neper momente te caktuara politike. Ne 1995, gati ne shperthimin e krizes ne Kosoves, Presidenti Berisha zgjodhi te perkrahte autonomine e Kosoves ne kuader te Serbise.

Kjo mbetet e vertete e pa-kontestueshme edhe e pa ndryshueshme. Ky dokument i deklasifikuar nuk e ben Berishen as argat te Milosheviqit e as tradhetare te kombit Shqiptar, por ama edhe e delegjitimon ate te mbaje moral politik se si shpetohet Kosova nga ata qe ai sot po i etiketon si “argate” te Serbise.

Sepse, i dashur President Berisha, ironikisht, ne nje moment ne histori, me dashje ose pa dashje, ju e perkrahet nje deshire te Serbise per ta mbajtur Kosoven perbrenda saj. E kete duhet ta mbash ne ndergjegjen tende…

P.S. Me poshte e gjeni:

a) Memorandumin e Warren Christopher ne forme linku qe ju drejton te dokumenti i plote;

b) Sugjerimin per pikat e takimit dhe konstatimin e Sekretarit te Shtetit se Presidenti i Republikes se Shqiperise eshte pro autonomise e jo pavaresise;

c) Diskutimin e Presidenteve Clinton dhe Berisha. Ne diskutim Clinton e qarteson pozicionin e SHBAve pro forcimit te autonomise dhe Presidenti Berisha ne asnje moment nuk e proklamon nevojen e Kosoves per Pavaresi.

Mos harroni, ne vitet 2007-8 ka qene lehte me fol per Pavaresine e Kosoves. Ama jo edhe gjate te 90-tave…

1 KOMENT

  1. Pavaresia ose statusi politik i Kosoves eshte varur nga politikanet e Kosoves dhe nga SHBA dhe deri diku nga UK.

    Asnje politikan i Shqiperise nuk ka pase ndikim ne statusin politik te Kosoves.

    SOT STATUSI VARET NGA USA DHE UK….

    Politikani me i merituar Shqiptar per pavaresi eshte Dr. Rugova, qe diti te vleresoje SHBA dhe Uk.
    Pikë

Komentet janë mbyllur.