Balkan’s News – 27 Janar 2018
Në ditët e fundit të jetës Hitleri besonte ende se ushtria Naziste do t’ia dilte të fitonte. Por ky ishte vetëm një iluzion i rremë, sepse në 28 prill 1945 forcat sovjetike ishin vetëm 500 metra larg bunkerit. Baron Von Loringoheven ka detyrën të marrë informacione nga jashtë por bunkeri nuk ka më shërbimin e radios i cili është ndërprerë. Pas disa tentativave ndërlidhjesh Baroni Von Loringhoven merr një lajm që ndryshon gjithçka. Henrich Himel njeriu i dytë më i rëndësishëm, shefi i ushtrisë SS e ka tradhtuar Hitlerin. Ai po përpiqej të negocionte paqen me amerikanët. Kur Hilteri e mësoi këtë edhe përmes shërbimit të BBC, i cili ishte i vetmi kontakt me botën e jashtme, tha se askush nuk mund ta tradhtonte atë sikurse ka deklaruar ne dëshminë e tij vetë Baroni Loringhoven. Ai menjëherë kërkon vrasjen e gjernaralit Fegelain, i cili është kunati i Eva Braun, motra e së cilës ishte shtatzënë.
Pavarësisht lutjeve të saj Hitleri e vret gjeneralin Fegelajn. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje Hitleri fillon të shkruajë testamentin e tij sekretares Traudel Junge. Ai fillon duke bërë shkaktar hebrenjte për luften dhe duke përsëritur gjithashtu tezat qe ai kishte bërë publike në fjalimet e tij. Në testament ai gjithashtu thotë se e gjithë pasuria e tij, ndonëse pa e permendur atë në emer për besnikerinë dhe deshirën e saj për të vdekur me të dhe se gjithashtu do të martohej me Eva Braun.
29 prill e Diell 1945
Vetëm një ore pasi i kishte vrarë kunatin, Hitleri doli nga dhoma e tij me Eva Braun që qëndronte në krahun e tij. Ajo mbante veshur një fustan të zi dhe në sy kish lot gëzimi, ndërsa ai mbante tunikun e tij të zakonshëm. Sipas një ceremonie nazisite të dy deklaruan se janë rracë arjane dhe nuk kanë sëmundje të trashëgueshme. Ndërsa Eva nënshkruan certifikatën e martesës, shkruan shkronjën B për Braun, më pas e fshin dhe shkruan Hitler. Menjëherë pas kësaj, ai fillon të bëhet gati për vetëvrasjen sikurse deklaron edhe Atasheu i shtypit. Pati gjithashtu një ceremoni te vogël, ku u pi shampanjë. Por Hitleri e la festen ende pa filluar akoma për t’u kthyer tek sekretarja e tij dhe vazhdoi me testamentin. Ai shkroi se së bashku me gruan e tij të re, do të vëtvriten më mire se sa të turperohen dhe te dorëzohen. Ai gjithashtu kërkoi që trupat e tyre të digjen.