J A M P E L L A Z G
Prej mija vjetësh toka e deti flasin
pellzgjisht, ilirisht, epirote dhe shqip
me këtë gjuhë hyjnore të shqipes
u krijuan vepra madhështore të artit
Të flasësh pellazgjisht, është njëjtë
sikur të flasësh shqip, të flasësh në
ilirisht, është poashtu njëjtë sikurse
të flasësh shqip, pra Perëndia Thoti,
veprat i shkruante në pellazgjisht
Pellazgji, kush ta bëri gjëmën nëpër
kohëra, mos Roma me Athinë, apo
Evropë e Turqi, apo, tëra së bashku!
Folë çështje e heshtur, e vërteta s´fle;
Ajo e gjen udhën e del në sipërfaqe
sado ta mbulosh, e vërteta ngrihet,
është e saktë, shqiptarët origjinën e
kemi prej pellazgëve, jemi pellazgo-
shqiptar, jemi trashëgimtarët e tyre.
Pellazgji, stërgjyshja jonë e nderuar
historia të groposi me shpatë dhe moh
grekët ta përvetësuan gjuhën e teritorin
tënd, morën çka s´ merret, krijimet e
pellazgëve, – një Shqipëri të tërë tokë!
Zoti im, perëndia Thoti është zemëruar
e ndien në shpirt vrasjen me pushtim
plojën mbi territorit, duke e poshtëruar
moralisht e historikisht atdheun tonë!
Të thuash kam origjinën pellazge, ilire
epirote, ose të Çamërisë, është njëjtë,
sikur të thuash se unë jam shqiptar
prandaj, pse s´e themi këtë botërisht,
jam pellazg, jam ilir dhe, jam shqiptar!…
Heshtja e Tiranës, Prishtinës e Shkupit
për origjinën tonë pellazge: me dashje,
apo pa dashje, Akademitë tona i bënë
pjesë të krimit të rëndë ndaj origjinës!
Pellazgji, stërgjyshe e shqiptarëve,
gjak hyjnor i disa perëndive; i Thotit,
i Bindit! Shqipja gjuhë e gjuhëve, dhe
gjuhë e simboleve, studiusit e thonë;
shqipja, gjuhë nënë e qytetërimeve!
Pellazgjia s´është vend pa tokë dhe
hapësirë. As tokë pa diell ujëra e det
Veprat e saj janë gjithëbotërore, dhe
Ajo kurrë s´mund të quhet abstrakte!
Pellazgjia s´ është largësi historike
Ajo sot shtrihet anë e mbanë Epirit,
Në teritorin e Çamërisë së sotme,
tej Moresë, Mesdheut dhe Ballkanit!…
Atdhe, merr përsipër vullnetin e
popullit, prijë Bashkimit Kombëtar
me frymën e ideve të relativitetit
Merr në dorë fatin e atdheut tënd!…
Atdhe Geci – Dortmund, 29.07.2018