Fahri Xharra, Gjakovë – Revista Drini – 12 Mars 2020
Filistinet ishin një popull i vjetër, të cilët jetonin në brigjet jugore të Canaanit në mes të shekujve 12-6 BC., Ata janë njohur nga konflikti biblik me israelitët.
Gjurmët më bindëse të origjinës së tyre janë arkeologjike dhe të drejtojnë kah deti Egje, edhe pse egjyptasit flasin për ardhjen e tyre nga veriu (shih hartën), gjurmët gjuhësore provojnë që ata janë të Egjeut.
Për shumë gjuhëtar, Filistinët janë identik me Pellazgët ( të përmendur edhe në Iliadë ). Tani në këtë huti shkencore, ishin apo nuk ishin me origjinë pellazge, është e sigurtë origjina e tyre nga Egjeu.
Analizat gjenetike të skeleteve të zbuluara në qytetin e vjetër bregdetar Ashkelon, që dëshmohen të epokës së bronzit dhe të hekurit e vërtetojnë që Filistinët të atyre dy epokave e kanë pasur edhe një pjesë të gjenomit, i cili nuk është gjetur tek mbetjet e popujve po të asaj epoke në atë regjion. Sipas hulumtuesit të Institutit “Max Planck”, Michel Feldman, kjo pjesë e gjenomit rrjedhë prej popujve europian.
Historiani i madh Mathieu Aref, i futë Filistinët në familjen e madhe etnolinguistike të pellazgëve.
Duke e lexuar librin “Shqipja, Nëna e Gjuhëve” nga Xhuzepe Krispi ( 1831 ) lexojmë: “për zanfillën e gjuhës shqipe duhet ta njohim edhe një gjuhë tjetër, e lindur në atë kohë e që është hebraishtja. Kështu kur zoti na e dha gjuhën, ajo ishte e papërsosur me shumë kufizime, me fjalë të shkurtra, siç shuhet edhe në gjuhën hebreje, rrënjët e së cilës nuk e tejkalojnë numrin prej tri bashkëtingëlloresh. Një pikë ngjashmërie në mes të dy gjuhëve, asaj shqipe dhe hebraishte, përveç fjalëve njërrokshe është edhe përdorimi i shkronjës “ë“.”
Pra, Filistinët janë të njohur vetë nga Bibla, por tani me studimet e AND-së së skeleteve të gjetura nga arkeologu Michael Feldman dhe grupi i tij e dimë me siguri origjinën e tyre.
Gurëgdhendje filistine – ( britanica.com )
Në fakt, nga dhjetë skeletet e varrosura në qytetin e vjetër filistin, Ashkelon; tri nga ato ishin nga koha e vonshme e Bronzit, 3 600 vjet nga ne. 6 skelete ishin të fëmijëve të Kohës së Hekurit, te tjerat nga koha e vonshme e Hekurit.
Filistinët janë përmendur e të njohur nga Bibla për luftën e tyre me hebrenjtë. E dimë që filistinë në luftë me izraelitet e kishin Goliathin, kurse istraelitët Samsonin, i cili me mençurinë e tij ia merr shpatën dhe ia pret kokën Goliatit. Sa është e vërtete që Goliati ishte aq i madh, ( kur koha e gjigandëve kishte perënduar ) do të tregojnë analizat e ADN-së.
E dimë gjithashtu që Dalila ishte filistine, në të cilën u dashurua Samsoni dhe e cila e mashtroi që ai t’ia tregonte fshehtësinë e super fuqisë së tij. Kështu Dalila e informoi ushtrinë e filistinëve, e vuri Samsonin në gjumë dhe arritën t’ia shkurtojnë flokët…
Harta e Filistinës së vjetër.
Filistinët besonin në shumë zotëra, ndërsa Izraelitët në një. Sipas hebrenjve, filistinët ishin të pa hijshëm, të pakulturuar, agresivë dhe të pa përshtatshëm.
Filistinët ishin mjeshtër të artit, e kishin kulturën e tyre, traditën në arkitekturë dhe se poçaria e tyre ishte e njëjtë me poçarinë mikene të Egjeut.
(Some scholars used this evidence to suggest that the Philistines of the Old Testament were actually the descendants of seafaring people from the Aegean who settled down along the coastal plain in Canaan. What new evidence is revealing is that this theory may be correct.)
Pra, filistinet ishin Egjeas të cilët e banonin rrafshinën bregdetare të Canaanit. Edhe egjyptianët i përshkruanin filistinë si popuj të detit dhe se ishin mikenas. Edhe Analizat e ADN-së po tregojnë se ata ishin popull mesdhetar.
Një fakt tjetër tregon se ata i kishin ritet e varrimi, te ndryshme nga Egjyptianet dhe të tjerët e atyre anëve, dhe se varroseshin me një poçe aromatike ndër kokë.
Harta e Kohës filistine
Filistinëve iu humbin gjurmët në shek. 6 BC
Përndryshe ka teori që ishin popull vendor, Abrahami dhe i biri, të cilët kanë jetuar disa shekuj më herët thuhet se ka pasur kontakt me filistinët.
Gurëgdhendje filistine
Ky relief djathtas tregon se filistinët ishin popull i detrave
Duhet bërë dallimin në mes filistinëve dhe palestinezëve, të cilët nuk kanë lidhje gjenetike ndër veti. Derisa Filistinët ishin pellazgë, palestinezët janë arabë…
Ndryshimi është se palestinezët janë arabë,
ndërsa filistinët janë pellazg të Egjeut
Literatura: – Fan S.Noli – “Israelitë dhe Filistinë – Rlindja, Prishtinë, 1968
– Xhuzepe Krispi “Shqipja, nëna e gjuhëve”, Plejad, Tiranë, 2009 –
https://sciencesensei.com/dna-reveals-the-origins-of-the-ancient-philistines/18/ https://www.jpost.com/Middle-East/Archaeology-shows-Philistines-came-to-Israel-from-across-the-Mediterranean-594509
https://www.britannica.com/topic/Philistine-people https://www.nationalgeographic.com/culture/2019/07/ancient-dna-reveal-philistine-origins/
https://www.livescience.com/55429-philistines.html
https://www.smithsonianmag.com/science-nature/ancient-dna-sheds-new-light-biblical-philistines-180972561/
https://www.google.com/search?q=philistines+in+the+bible&oq=philistines&aqs=chrome.1.69i57j0l7.7070j0j8&sourceid=chrome&ie=UTF-8
https://www.quora.com/How-does-Philistine-and-Palestine-differ https://www.haaretz.com/israel-news/.premium-why-are-palestinians-called-palestinians-1.5414906
Më 11.03.20