IZET DEMAJ – YLL DRITE I LIRISË

0
789

Nga: Binak MAXHARRAJ

Sot eshte ne zi Vrella, vendelindja ku u linda dhe u rrita, por edhe krejte Kosova sepse e humbi njeriun, i cili tere jeten ia kushtoj lirise, sepse Izeti e donte shum lirin. Luftoi si lua ne Malet e Koshares se bashku me heronjet e kombit Agim Ramadani, Salih Qeku e shume te tjere. Ishte si rrufeja dhe shiqeta qe e shenonte armikun kudo qe perballej me te. Aremiku ia kishte friken, tmerrohej prej tij. Luftoi si lua derisa bashkë me shok e rrexoje per toke kufirin e hekurt Kosove.

Shqiperi, qe ne kete kufije me gjemba kishin ra deshmor shume patriotë dhe atedhetarë te kombit per gjate shume viteve.

Por ai sot nuk eshte me gjalle. U vra nga dora kriminele ne mbrojtej te atedheut, ne mbrojtje te qytetareve te Istogut. U perball me banden kriminele, per t’i dalë zot atedheut. Nuk ia doli.Vdiq ne kacafytje me kriminelet. Vdiq aty ku kurr nuk e kishte paramendu, ne vendilindjen e tij ne Istog. Vdiq si hero.

Sot edhe Kosharja ka zi pa qane per birin e tij, per luftetarin e tij, per heroin e kombit, per policin e shkelqyer qe ia zbardhi fytryren Kosoves.

Sor e tere Kosharja ishte ne zi e lot. Ishin mbledhe aty shume komandant te UÇK, shume bashkeluftetare per t’i dhane lamtumiren e fundit heroit te kombit Izet Demaj.

Sot në Koshare, e cila ishte e mbulueme me velin e zise, u varros heroi i Kosoves, Izet Demaj, afer shokeve te vet heroj te Kosoves Agim Ramadani, Salih Çeku, e shume te tjere. Shkoi heroi te herojtë ne perqafim te amshueshem,

Vepra e tij do te jete shembull per shume breza te ardhshem dhe per te gjithe se si luftohet dhe vdiqet per atedhe.

Pusho i qete ne dheun e Dardanise, kurse Vrella e jote, te cilen aq shume e deshte do te perkujtoj pergjithemonë.

Lapidari i yt qe do te ngritet ne vendlindjen tende ne Vrelle, do te jete Yll drite i lirise, i cili do te shendrite pergjithemone.