E kohës
Këso kohe, Ivica Daçiç njeriu i parë i diplomacisë serbe në Beograd, shpeshherë po përzgjedh fjalët : “Ne nuk ishim me Hitlerin, ne nuk kemi bërë Holokaustin për hebrenjtë…”(!).
Kronikat historike të kohës e thonë të kundërtën.Në Vojvodinë qarqet serbe i qitën në pritë dhe në duart e Nazi-fashistëve më se 6.000 hebrejë që u vranë dhe u masakruan nga dora shfarosëse e Hitlerit.
Kujt po i shet dushk për gogla, kryediplomati i Serbisë Ivica Daçiç dhe pioneri i kryekriminelit Millosheviq, që kujton se historia e kohës harron dhe fsheh krimet serbe ndaj popujve jo serb dhe sidomos ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës…?!
Daçiç mos gënje, se historinë e keni mbrapa si dëshmi se rolin e Hitlerit e keni bërë pjesë të programit të orëve vrastare ndaj popullit shqiptar në Kosovë, që keni vrarë dhe keni përgjakur çdo pëllëmbë të tokës së saj jallane.
Daçiç mos gënje para botës!
Çikago, 1 maj 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]