ISMAIL KADARE NË OPTIKËN STUDIMORE TË PREND BUZHALËS

0
2521

Isak A H M E T I

Vëllimeve të shumta studimore, kritiko-letrare, publicistike, polemike etj., kushtuar Kadaresë, kohë më parë iu ka shtuar edhe një vëllim studimor me titull: TRIUMFI NË ANËN E SHKRIMTARIT (Një triptikë për I.Kadarenë), SHB “Rozafa”, 2016,fq. 242, i autorit Prend Buzhala. Fenomeni Kadare me mbi njëqind tituj librash është marrë në shqyrtim nga këndvështrime të ndryshme edhe për faktin se ai, siç konstaton autori i librit, Prend Buzhala, (fq.234), sa e sa herë ai ka qenë edhe zëdhënës i mbrojtjes së çështjes së Kosovës, i tillë është edhe sot, ambasador i shqiptarëve në botë, shkrimtar i madh në secilën kohë, si në diktaturë, si në rrethana demokratike, si sot e nesër.

Duke e vështruar kirijimtarinë e larmishme të Kadaresë, studiuesi Prend Buzhala konstaton se Ismail Kadare është një univers më vete, është ndër personalitetet epiqendrore të letërsisë së sotme shqipe dhe njëri ndër personalitetet kryesore të kombit tonë në përgjithësi. Asnjë shkrimtar a personaliteti të tillë, deri më sot, nuk i janë bërë kaq shumë studime, lexime, vlerësime, gjykime e këndvështrime të ndryshme, sikurse i janë bërë veprës së Ismail Kadaresë, ashtu siç i janë bërë këndvështrime të ndryshme edhe veprimtarisë së tij shoqërore e jetësore.

Është e kuptueshme kjo, konstaton Buzhala, kur dihet fakti se ky shkrimtar ka një krijimtari të gjërë ketrare në dhjetëra e dhjetëra vëllime, e që shtrihet në të gjitha fushat e krijimtatisë artistike: në romabe, në tregine të shkurtëra artistike, në novela, në poezi e poema, në dramaturgji, në eseistikë, në shkrime të shumta publicistike, komentuese e dokumentare, në autobiografinë komentuese etj. etj. janë mijëra e mijëra njësi bibliografike kritiko-letrare e studimore që e kundrojnë dhe e vlerësojnë veprën e Kadaresë nga aspekti estetik, kritiko-letrar etj. (fq. 206-207).

2.TRIUMFI NË ANËN E SHKRIMTARIT…

LIbrin e tij për Kadarenë studiuesi, Prend Buzhala, e ka titulluar, jo rastësisht “Triumfi në anën e shkrimtarit“, ku ka përfshirë, siç e thotë edhe ai vetë (fq.5) shkrimet që janë kryesisht të viteve të 80-ta dhe si të tilla ato edhe bartin “vulën e kohës”, bartin, si të thuash, po atë frymë mendimi e strukturë shkrimi të mendimit kritiko-letrar të asaj kohe. Ky studim monografik, siç edhe nga vetë titulli, përkatësisht nëntitulli, është një triptik për Ismail Kadarenë, ku janë marrë në një shqyrtim mjaft të thelluar: letrarja, diskursivja, receptimi. Që këtej, prandaj, edhe vetë strukturimi i librit bëhët në tri pjesë.

I
L e t r a r j a

(Në botën e romanit)
Tryeza 2
(Realiteti i ndprliqshëm artistik:letrarja)
Tryeza 3
(Koha në emanacionin e rrëfimit)
Tryeza 4
(Gjeopolitika letrare dhe Euroazia)

POETIKA E ROMANIT, LEGJENDA, MITI

1. Hyrje
2. QËNDRESA E POPULLIT SHQIPTAR PPRBALLË PYSHTUESVE TURQ
(Romani”Kështjella”)
3. MEJANIZMAT E PUSHTUESIT QË USHTRON DHUNËN,ARBITRARITETI,IDEJA E ZHDUKJES SË KOLEKTIVITETIT
(Romani”Pashallëqet e mëdha”)
4. PËRJETIMI MITIK I HISTORISË
(Romani”Ura me tri harqe”)
5. MEKANIZMI MIZOR I BUROKRACISË ME EMËR JOSHËS
(Novela”Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”)
6. SI TË SHPËTOHET SHPIRTI
(“BREZNIA E HABKONATËVE”
7. BALADA E MURIMIT DHE URA ME TRI HARQE
8. SHENJTËRIA ROMANORE E VESËS
(“Kush e solli Doruntinën”)
9. SI DENIHET PAJTIMI ME ARMIKUN
(Novela”Komisioni i festës”)
10. POETIKA, KOMPOZICIONI, PERSPEKTIVAT E RRËFIMIT, DISKURSET E VËRTETA E PARETUSHUAR
(Romani “Qyteti pa reklana”)

II
Diskursivja

(Letërsia diskursive e Kadaresë (Tryeza 5, 6, 7, 8
DALJA E SHKRIMTARIT NGA NATA POLARE

III
SHUMËSIA E RECEPTIMEVE

Tryeza 8, 9
(Letërsia dhe politika: triumfi në anën e shkrimtarit)

KODI I SHKRIMTARIT
(Musa Jupolli “Me Kadarenë”)

SHUMËSIA E RECEPTIMEVE
1. Një univers më vete
2. Licentia poetica: hiri i funksionit krijues të gjuhës
3. Receptimi në studimet gjuhpsore dhe tekstuale
4. Përfundim

Siç shihet edhe nga kjo paraqitje këtu, del se pas Tryezës 1, vjen pjesa e I (Letrarja), ku autori sjell Tryezën 2, 3 dhe 4 për të vazhduar me punimin: POETIKA E ROMANIT: HISTORIA, LEGJENDA, MITI (në dhjetë kapituj).

Duke u marrë ne analizën dhe studimin e veprave të Kadaresë, me letraren e tij, studiuesi, Prend Buzhala, te shkrimi: POETIKA…(fq.140), rithekson me plot të drejtë se shkrimtari Ismail Kadare në çdo vepër të re sjell diçka të re dhe në këtë mënyrë”shohim atë cilësi të talentit të tij, që gjithmonë, në çdo vepër, përpiqet të nis përsëritë veten, por të sjell vlera dhe ibteresa të reja artistike”.

Mjet i veçantë i shprehjes artistike të I.Kadaresë, edhe sipas Buzhalës, janë: nënteksti, shkurtësua, stili konciz dhe i dendur, shprehja e thuktë… Përveç këtyre mjeteve shprehëse, në poetikën e Kadaresë janë edhe shpirtëzimet artistike të sendeve, të natyrës dhe botës objektive. Në poetikën e tij, Kadare, si veçori të kompozicionit dhe shprehjes, fut teknika të reja, procedime moderne, tërësi të reja tekstore e poetike të iluzionit dokumentar. Madje shpesh në kapituj futen fragmente retrospektive, tekste në kursiv.