Ismail Kadare ma i fuqishëm në Paris për çështjen kombëtare!

0
4533
Ismail Kadare

Shkruan Asllan Dibrani

– Kushtuar për 80 vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, i sjellim dhe rikujtojmë ligjëratat dhe deklaratat e tij vizionare, karshi kohës aktuale që po e përcjell kombin shqiptar edhe në shekullin e 21-të.
– Shqiptarët, popull me rëndësi në Ballkan dhe Evropë. Rrugë tjetër për shqiptaret nuk ka, pos orientimit nga Evropa dhe shtetet perëndimore.
– Kadare u përul me kërkim falje pranë fërkimeve dhe kritikave ndaj Dr. Ibrahim Rugovës.

Vjeshta e vitit 1990 Ismail Kadarenë e gjeti të pakënaqur me sistemin dhe regjimin në Shqipëri nga e cila vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari u përball me një gjendje të pa shpresë me “mungesën e ndryshimeve demokratike” atje. Ai krijimtarinë e tij nuk u ndali, por e ngjeshi penën edhe ma tepër në Paris. U bë edhe ma i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fortë e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

– Krijimtaria e tij, me 1994 e bëri anëtar korrespondent të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare mbushi 80 vjet por aktualiteti dhe intelekti i tij qëndron shumë i freskueshem. Ai është vlerësuar lart nga gjithë skena e kulturës botërore.

– Ismail Kadare është një figurë aq madhështore që i dha letërsisë shqiptare një maksimum voluminoz të veprave të veta, duke u frymëzuar dhe paraqitur realitetin nga një fushëveprim i një sistemi komunist. Nga rrethanat e atilla doli me vepra dhe romane që kanë lëne gjurmë duke e pasuruar thesarin e letërsisë sonë shqipe por edhe letërsisë botërore.

Ne populli shqiptar duhet të jemi shumë krenar, që një njeri dhe një gjeni e rangut të këtillë, që lindi dhe doli nga djepi i kombit shqiptar.

– Vlerat e tij janë në gjithë rrafshin kombëtar. Është i dashur, pos asaj që ka vlerat në letërsinë shqipe, ai është një largpamës edhe në proceset politike dhe padrejtësitë që ju serëvuan shqiptarëve gjate historisë. Mosha e 80 vjetorit te lindjes Ismail Kadarenë shpesh e gjënë edhe në mesin e mërgatës shqiptare nëpër Evropë me orë letrare, simpoziume dhe takime kulturore.

– Shumë mërgimtar u ndien të privilegjuar që u takuan me gjeniun e letrave shqipe,që e panë me sy, dhe e dëgjuan me veshët e vet! Ismail Kadare, veprat e të cilit janë përkthyer në 45 gjuhë të botës është një kryevepër për ne shqiptarët.

– Me thyerjen e kornizës nacionale në fushën e letërsisë zoti Ismail Kadare kaloj në figurën e shkrimtarit me dimensione të rralla botërore, ai ma nuk është shkrimtarë vetëm i shqiptarëve po është shkrimtar i botes.

– Më 28 Janar mbushi plot 80 vjeç, kurse qyteti i tij i lindjes, Gjirokastra e ka shpallur 2016-ën si ‘Viti i Kadaresë’ në respekt të shkrimtarit me famë botërore.

Më rastin e 80-vjetorit të tij, u nderuar nga qyteti i lindjes Gjirokastra, nga të gjitha organizmat shtetërore në Shqipëri, Kosovë, po edhe nga shqiptarët ku jetojnë në shtetet e Ballkanit, por edhe dhe në mërgatën shqiptare. Pati manifestime edhe nga shtete tjera qe i përkushtuan artikuj të ndryshëm lidhur me 80 vjetorin e Ismail Kadaresë. Ai qëndron në zemrat e mërgatës së madhe shqiptare duke i kujtuar një serë takimesh në Gjermani.

I sjellim dhe i rikujtojmë ligjëratat dhe deklaratat e tij vizionare, karshi kohës aktuale që po e përcjell kombin shqiptar edhe në shekullin e 21-të.

– Pa dyshim se takimet e tilla e përforcojnë qytetarin shqiptar të diasporës në integritetin e gjithmbarshëm në kulturën tonë, por edhe në kulturën e popujve ku jetojnë shqiptarët. Për takime të tilla, zoti Kadare thekson, se po ta njohësh kulturën tënde, din ta transmetosh atë qe e ke edhe tek qytetari i atij vendi ku jeton. Kjo ndihmon shumë shqiptaret te dalin nga izolimet qe na i kurdisën të tjerët, por edhe vet izolimin që i bëmë vetit.

Shqiptarët, popull me rëndësi në Ballkan dhe Evropë. Rrugë tjetër për shqiptaret nuk ka, pos orientimit nga Evropa dhe shtetet perëndimore.

Kadare në prezantimin e tij në qytetin e Këllnit foli për problemin thelbësor, i cili mbeti Shqipëria me Evropën ai thekson si ma poshtë:

– Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas – ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur me Evropën“. Ai tha se populli shqiptar bashkë me grekët dhe sllavët është njëri nga tre popujt më të rëndësishëm të Ballkanit.

Ai tha se ka mbi një shekull që pat lindur një teori që vetëm dy nga këta popuj duhet të qëndrojnë në Evropë, “ndërsa njëri prej tyre duhej zhdukur”, kjo ju përcaktuar populli shqiptar. Dhe kjo teori ishte kthyer në një praktikë të tmerrshme ndjekjesh, dëbimesh e vrasjesh nga sllavët dhe grekët.

Sipas platformës së tyre “Populli shqiptar, duhej të dëbohej me forcë, me ndarje, me shpërngulje, me denatyrim, duke provuar të gjitha mënyratderi në zhdukje. Madje ai theksoj se gjuha shqipe në Evropë është e vetmja gjuhë e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indoevropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare“edhe se është një gjuhë bazë për të tjerët.

– Edhe përkundër kësaj përvoje, tmerrësisht të keqe, shqiptarët nuk u ftohën me Evropën dhe nga Evropa. Përkundrazi, sipas Kadaresë, ata vazhdojnë të kenë një lloj përkushtimi me këmbëngulje drejt qytetërimit evropian, nga se shqiptarët janë edhe vet popull evropian. Ata e kanë kuptuar se s’mund të ketë Shqipëri as shqiptarë jashtë komunitetit evropian, jashtë qytetërimit evropian, jashtë kornizave evropiane.

Kadareja nga prizmi i tij për Fashizmin dhe Bolshevizmin dy përbindëshat më të rrezikshëm në shekullin XX.të i përshkruan. Ishte po vetë kjo Evropa që i ka përmbysur ato ka shpresa se gabimet veta do ti seleksionoj edhe në dobinë shqiptarëve…

– Këtu, theksoi Kadare, është forca e qytetërimit evropian, që edhe kur pjell një e keqe din ta eskalojë atë. Prandaj shprehet optimist qe edhe çështja kombëtare shqiptare do të jetë ne duart e Evropës nga se jemi dhe duhet t’i bashkohemi edhe ne se rrugë tjetër për shqiptaret nuk ka, pos orientimit nga Evropa dhe shtetet perëndimore.

Kadare u përul me kërkim falje pranë fërkimeve dhe kritikave ndaj Dr. Ibrahim Rugovës.

Ismail Kadare kishte kritikuar ashpër Ibrahim Rugovën në veprën e tij “Ra ky mort e u pamë”, por shumë vjet më vonë, shkrimtari i madh shqiptar me renome botërore, e pranon se koha e ka dëshmuar se e drejta ishte në anën e Rugovës duke dhënë opinionin e tij ai theksoi:

“Është e vërtetë që e kam kritikuar Rugovën dhe Demaçin. Ju tash mund të mendoni se unë do të them se kisha të drejtë me kritiken që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi së e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës. Unë e kisha kritikuar, kisha qenë i ashpër me të, ai më fali në takimin që kishim në shtëpinë e tij menjëherë pas luftës, ishte meritë e tij. Ai vdiq në paqe, ne u pajtuam, “ishim dhe mbetëm miq“. Kështu ka thënë Kadare me rastin e Rugovës duke e vlerësuar si një politikan dhe krijues i merituar.

Ismail Kadare edhe moshën e shtyer në këtë kohë preokupohet me çështjen shqiptareve dhe bënë ftesë që shqiptarët të drejtohen nga perëndimi e jo nga ish pushtuesit dhe nga shtetet aziatike që gjithnjë kemi pasur të keqen nga ato shtete duke gjykuar sundimin e egër të perandorisë osmane ndaj shqiptarëve. Ismail Kadare u bë edhe ma i fuqishëm si mërgimtar në Parsi për çështjen kombëtare, me qe pati ndikim edhe ne shume segmente politike dhe kulturore ne shtet perëndimore për Kosovë dhe Shqipërinë.