ISLAMI POLITIK GLOBAL EDHE NË GJYKATAT E KOSOVËS ?!

2
5112

ÇKA I THOTË POPULLIT SHQIPTAR PËRMES NJË DEKLARATE PUBLIKE E REJA ABETARE KRASNIQI?

Pas deklaratës prekëse e tejet dramatike të kësaj vajze, Policia e Kosovës si dhe gazetaria e Kosovës, kanë obligime profesionale ndaj qytetarëve të Kosovës dhe lirive dhe të drejtave të tyre njerëzore, që kësaj çështje t’i shkohet deri në fund dhe ai islamist politik, të cilit Kosova i duket “shtet islamik”, duhet ta marrë përgjigjen dhe dënimin e duhur, ashtu sikurse që duhet të shikohet me rigorozitet gjendja në të gjitha institucionet e Kosovës, qofshin edhe ato arsimore, policore, ushtarake etj; që islami politik të largohet me çdo kusht e mjet nga institucionet e Kosovës sonë Shqiptare !

Deklarata e plotë e Abetare Krasniqit :
Shfrytezoj nga rasti që t’ju pershendes dhe shkruaj per nje ngjarje te pazakonte, e cila me ka ndodhur sot ne Kosoven tone te lire e demokratike! Jam duke kompletuar dokumentacionin e nevojshem per kurorezim me te fejuarim tim ne Zvicer! Perkunder veshtiresive qe ka administrata jone isha e lumtur dhe fillova t’i kompletoj dokumentet e duhura, per t’i dorezuar per termin ne ambasaden e Zvicres. E pazakonta qe me ndodhi sot ne kete dite te premte 16.06.2017, eshte se personi zyrtar qe kontrollon kush hyn ne godinen e gjykates – ndertesa ne Ajvali, nuk me lejoi te hyja per te marr nje vertetim ne sportel, nga qe isha e veshur me fustan kraheshkurter!?

Portieri me solli nje xhamper per ta veshur, perndryshe nuk me lejonte te hyja ta merrja vertetimin per kurorëzim! Nuk kisha pune tjeter ne gjykate, nuk kisha shkuar atje as te falem e as t’i pengoj dikujt te falet, kisha shkuar thjeshte per ta vulosur nje vertetim, te cilin e kisha marrë nje dite me pare ne te njejtin institucion me te njejten veshje! Por nga qe sot ishte dite e premte, punonjesi i gjykates nuk me lejoi te hyja, vetem pse isha me fustan krahëshkurter, te cilin e kam blere ne nje nga dyqanet e Prishtines! Fustana te tille kraheshkurter ne Kosove gjate veres gjithandej vishen e bahen, per perendim mos te flasim, por fustana te tille bahen edhe ne Turqi!

Kjo ngjarje e pazakonte paraqet shkelje e te drejtave dhe lirive me elementare te njeriut! Me keqardhje me duhet te konstatoj, se nese Kosova vazhdon kete rruge te perzierjes se religjionit ne institucione shtetërore, Kosova ka marr fund dhe nuk i duhet ma as shteti e as liria!

(Postuar nga Abetare Krasniqi)

2 KOMENTE

  1. Problem me i madh i sistemit gjygjesor eshte kur nje PROKUROR i cili e paditi nje grup Muslimanesh, dhe ne aktakuze potencoi si krim dhe terror “Shpjegimin e Kuranit qe nuk eshte bere sikur qe e spjegon dikush ne BIK”…

    Kjo eshte futje e Sheriatit ne sistemin gjygjesor, sepse AKTAKUZA nuk guxon kurrë të behet ne baze te cilit do liber religjioz, apo tjeter liber (Kurani, Man Kampf, Bibla, Picimuli, Lugjet e Verdha etj).

    Aktakuza per terror apo krim behet kur nje shtetas i Kosoves, apo i huaj e ndesh per shembull NENIN 35 Te Ligjit mbi VEPRAT PENALE… e jo qysh e ke interpretuar ndonje liber.

    Askush ne planete nuk eshte i autorizuar te interpretoje Kuranin. Kuranin e intepreton secili njeri qysh don vet. Dmth. pune e madhe çka shkruan ne kete liber apo ne Main Kampf… Ne Kosove LIGJIN e thyen ne baze te veprimit qe eshte ne kundershtim me ndonje NEN të Kodit Penal… e jo ma budallakite filozofike te Kuranit

  2. BASTRADET

    Bastradët
    Në emër të fesë
    Manipulojnë
    Me të varfërit
    E të paditurit
    Mëkat
    Dorë e zgjatur e armikut

    Vlerat njerzore
    Rrënjët tona
    Orjentimi nga Evropa

    Lufta e lavdishme e Skenderbeut
    Porosia e Rilindasve
    Fryma jonë kombëtare

    Hordhitë Otomane
    Fashistët sllavo – ortodoks
    Moisi Golemi – Hamzai

    Ballabanët
    Të SOIT Të HAXHI QAMILVE
    Gjuhën Shqipe të perëndive
    Shkrimin tonë latin
    U munduan
    Me çdo kusht ta ndalnin
    Frikësohem
    Vetëdija njerzore e Kombëtare
    Në peshojë të madhe
    Në mes
    Vetëvrasjes e shpëtimit
    Lindjes e perëndimit

    Ah EVROPë EVROPë
    Si s’të vie keq
    Sa afër na ke
    Sa larg na mbanë.
    ————————————-

    KOHË PARADOKSALE

    Nismes për në lindje
    i fryu akademiku QOSJA
    Sulltanin e ftoi
    Cikloni na përfshiu

    Varr të madhe hapi
    I dikurshmi ideologu
    Pyes –
    A është bindje
    A pa dituri
    Si duket, jo
    XHelozia-
    Apetitet për pushtet
    Si Ballabani ia bëri

    Uluroi e uluroj
    Endacakët joshi
    Në torisht i pruri
    Ish okupatorin –
    Shpëtimtar e bëri

    Ndihmë o Zot të duroi
    Të pëlcas më bëri

    O ju të soit të Haxhi Qamilve
    Pa viza rrugën hapur keni
    Në shkretirat e Anadollit
    Tek vëllëzrit që u asimiluan shkoni
    Ndoshta do të bindeni
    Sa të manipuluar jeni

    Ta e dini se
    Gjithmonë ka qenë
    Eshtë dhe do të jetë
    Krenaria jonë Kombëtare
    Lufta e lavdishme e Skenderbeut
    Dhe e RILINDJES KOMBëTARE.

    Nga Halil Preniqi.

Komentet janë mbyllur.