Shkarko librin e plotë në PDF: “ISLAMI, religjion agresiv (?!)”
Arben Çokaj, 25 prill 2018
Këto ditë, Revista Drini (www.revistadrini.info) publikoi në seri librin “Islami, religjion agresiv (?!)” të autorit Ibrahim Kelmendi. Një libër studimor i detajuar, me referenca historike për islamin, i cili u krijua si fe monoteiste, më shumë si kompensim ndaj fesë së krishterë, dhe që nga ajo kohë, konfliktet fetare kanë marrë një numër të madh jetë njerëzish të pafajshëm, për shkak të ideologjisë fetare iluzionare. Humbjet e shoqërisë njerëzore nga feja kanë qenë të pallogaritshme, që me krijimin e fesë monoteiste, e sidomos të krishterimit e më pas të islamit. Pasi feja monoteiste është fe diktatoriale absolutiste, ku në krye të saj qëndron iluzioni, Zoti i madh dhe i fuqishëm, Zoti i paanshëm dhe i padiskutueshëm, që i ka të gjitha në dorë, jetën e vdekjen dhe që në fund të fundit, nuk duket askund. Është pjesë e pavetëdijes së madhe të çdo individi. Dhe konflikti fetar lind, pasi feja përdoret pavetëdijshëm ose me qëllim, si mjet për dominim.
Sipas Hegelit, feja është krijim i skllevërve çifutë (hebrej), të cilët në përpjekjen e tyre për liri nga skllavëria, nga faraoni egjiptian, krijuan shpëtimtarin e tyre, Zotin e madh. Në fakt, ata iu drejtuan qiellit për ndihmë, pasi shpëtimin nuk mund ta gjenin në tokë. Dhe kështu, në vend që ata të fitonin lirinë, ata fituan një padron të ri. I atribuohet Jezu Krishtit thënia: “Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit (dmth. shtetit), dhe jepi Zotit atë që i takon Zotit.” Pra, nisur nga kjo, bëhet e qartë se feja monoteiste kërkon pjesë te njeriu, te besimtari i vet, ashtu si shteti. Feja monoteiste, në emër të Zotit, pra, bëhet pronar i njeriut, i besimtarëve të vet. Por, besimtarët dikur e morën me dhunë këtë fe, e nuk kishin alternativë tjetër dhe kështu ajo erdhi duke u imponuar brez pas brezi, u bë shtet e drejtimi i vetëm i njerëzve në jetë, si feja e krishterë në fillim, si feja muslimane më pas. Dhe ngaqë njerëzit nuk dinin më shumë, e morën atë, ashtu siç ishte. Kush guxoi të kundërshtonte, u vra, u tredh, u torturua dhe u linçua! Kjo ishte pak a shumë feja monoteiste në historinë vet.
Por feja, besimi i duhet njeriut. Njeriu ka nevojë në një farë mënyre, ta gënjejë, mashtrojë veten, për të qenë i lumtur… :p Ky është një defekt, që njeriu e ka, prandaj njerëzit ende besojnë. Jo vetëm se janë krijuar institucione të shumta të predikimit, që sot në trojet shqiptare janë bërë malinje, sidomos ekspansioni i xhamive saude, por edhe nga pikëpamja sociale, njeriu e ka vazhduar traditën e vet, edhe në paqe të besojë. Por, a i duhet feja njeriut në të vërtetë – kjo nga pikëpamja shkencore? Jo. Asnjë gjë.
Vetëm se arketipet që krijon feja, hyjnë lehtë te njerëzit, sidomos kur ata janë fëmijë, e pastaj duhet dije relativisht e madhe, për t’ia larguar besimtarit neurozat obsesionale – si i quante Frojdi, neurozat fetare. Neuroza është një shtypje psikike, që njeriut i bëhet nga feja, që në fëmijëri, duke i ngjallur frikë nga iluzioni, nga Zoti i madh, dhe këto neuroza e ndjekin besimtarin gjatë gjithë jetës së tij, nëse ai/ajo nuk është në gjendje me dije, që t’i largojë ato. Prandaj, Frojdi ishte i pari që kërkoi, që feja të mos u imponohet fëmijëve, pa mbushur moshën madhore, pasi u jep atyre një deformim konceptual në jetë, një prirje iluzionare, që për rrjedhojë është edhe irracionale.
Shoqëria shqiptare dhe kudo ku ka shoqëri të pazhvilluara dhe në zhvillim, kanë një prirje të fuqishme irracionale, xhamia të mëdha, njëra më e bukur se tjetra. E pyetja bëhet: çfarë prodhojnë ato për këtë popull, që duket sikur jeton në luks? Zhurma shurdhuese akustike me altoparlante 200-300 decibel, kur një zhurmë publike konsiderohet shkencërisht e dëmshme, nëse ajo i kalon 80 decibel. Atëherë pra, çfarë po i duhet ky islam, këtij populli, i cili po shkreton kaq shumë në të?
Nisur nga origjina e islamit, të cilën e shtjellon kaq bukur Ibrahim Kelmendi në librin e tij, kuptohet se po besojmë në përralla hebraike-arabe, pa asnjë funksion. Po ashtu, nisur edhe nga ushtrimi publik i fesë islame, ne marrim vetëm një shurdhim akustik në arabisht, dhe ky edhe i dëmshëm… Atëherë pra, si na duket shoqëria jonë, kur ka prirje të tilla të çuditshme? Mos fol më! Nuk është e zgjuar shoqëria jonë, kur bie viktimë e një kulture neurotike, të krijuar me dhunë, që në kohën e pushtimit turk. E sot në liri, ne sillemi ende si të nënshtruar e të skllavëruar fesë beduine, që pushtuesi turk na e imponoi me dhunë në kohën e tij, për 523 vjet?! Feja është nënshtrim, skllavërim, pasi besimtari e jep veten plotësisht, në emër të frikës së brendëshme që ka, para Zotit.
Prandaj, për ta shkatërruar kombin tonë totalisht, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, pushtuesi turk bëri disa veprime të qëllimshme kundër kombit tonë: 1. Na ndau në 4 vilajete me shumicë shqiptare. 2. Na e mohoi gjuhën shqipe. 3. Na ndau gradualisht në 4 besime të ndryshme dhe 4. Na vari, vrau e preu, dhunoi e torturoi, edhe më keq se kombet e tjera përreth nesh. Sipas mendimit tim, e të shumë historianëve, shkatërrimi më i madh i ka ardhë kombit tonë pikërisht nga pushtimi turk e nga islamizimi. Aq më tepër, që ne edhe sot sillemi si qen të rrahur të turkut, pikërisht prej islamit. Se ja, shikoni kombet e tjera fqinje me ne, ata nën pushtim turk ishin, si ne, por asnjëri prej tyre, nuk e do turkun kaq shumë sa populli jonë, nuk ka lidhje shpirtërore me pushtuesin e dikurshëm si ne, edhe pse ndonjëri prej tyre ka përfituar e përfiton prej turkut më shumë se ne. Kjo vjen pikërisht, prej ndikimit fetar!
Pasi, nga njëra anë pushtimi, e nga ana tjetër islamizimi. Shumica e shqiptarëve ende janë muslimanë… Dhe kemi disa gjëra, që ne duhet t’i trajtojmë e themi ashtu siç janë, në këtë kontekst. Çfarë përfaqëson islami në vetvete dhe për ne shqiptarët në veçanti? Duke qenë një fe monoteiste e ngjashme me dy fetë tjera, judaizmin e krishtërimin, por sadiste në mënyrën e vet të ushtrimit të ideologjisë fetare, ajo ka më shumë ngjashmëri me fetë e tjera, se ka dallime me to. E meqë feja manipulon pavetëdijen e njeriut, sipas psiko-analistëve, ajo hyn thellë në pavetëdije dhe kthehet në identitet, për besimtarin fetar. Besimtari sillet më pas sipas disa arketipeve fetare, që i merr si fëmijë dhe ashtu i shkon e gjithë jeta. Besimi fetar pra, nuk është arsye, është nënshtrim e skllavërim për besimtarin e devotshëm.
Prandaj edhe nuk është fort e lehtë të merresh me besimtarët dhe t’i bindësh ata, për falsitetin e fesë së vet, pasi kur njeriu beson në një ideologji të caktuar, nuk i ‘vëren’ as krimet që bëhen, në emër të asaj ideologjie. Tek ne, viteve të fundit është vënë re gjithashtu edhe një fenomen mjaft i rrezikshëm dhe anti-kombëtar. Dalja në diskursin e diskutimeve publike të disa hoxhallarëve dhe anal-istëve fetarë e pseudo-historianëve, që jo vetëm godasin figurat tona kombëtare, duke u nisur nga një konkurrencë banale e neveri fetare, por përpiqen edhe të shtrembërojnë historinë tonë. Kjo realisht nuk duhet lejuar, por duke qenë një popull me kulturë dominante turqeliko-islamike, kemi edhe një tolerancë të madhe ndaj të keqes, deri në anarki.
Filozofi francez Gustave Le Bon, sqaron në librin e tij “Psikologjia e popujve dhe e turmave”, se një popull, për të krijuar shtet, duhet të ketë këto elemente: 1. Ndjenja të përbashkëta. 2. Interesa të përbashkëta. 3. Besim të përbashkët. Tani tek besimi hyn patjetër edhe feja. Dhe siç e shohim, është një nga elementet kryesore, të shtet-formimit. Po si? Psiko-analistët sqarojnë më vonë, se feja, duke qenë se manipulon pavetëdijen e njeriut, përmes frikërave, ndjenjave dhe emocioneve, ajo pra, krijon edhe një ndjenjë të përbashkët te besimtarët e saj. Dhe përderisa ne kemi 4 besime të ndryshme si popull shqiptar, i një kombi, gjuhe dhe interesave të përbashkëta, edhe mosmarrëveshjet shqiptare këtu duhet t’i kërkojmë.
E vërtetë se ne nuk kemi patur luftëra e konflikte fetare, pasi e dimë se jemi i njëjti popull dhe kemi ditur ta kuptojmë e tolerojmë tjetrin me besim ndryshe. Por futja e 4 besimeve të ndryshme mbi popullsinë tonë, nuk ka asnjë dyshim, se ka qenë e qëllimtë për të na rrënuar si komb, pasi ne krijojmë 4 ndjenja të brendëshme të ndryshme, të cilat qëndrojnë të futura thellë te besimtari, dhe e shohim botën me katër botëkuptime të ndryshme, prandaj kjo anarki fetare, na bën ne si shqiptarë të kemi edhe një anarki sociale, e kjo nuk ka kaluar pa pasoja të rënda për shoqërinë tonë.
E për rrjedhojë, nuk kemi qenë në gjendje, dhe po u morëm shumë me fe si deri tani, deri në shkretim, nuk do të jemi në gjendje të krijojmë një shtet të përbashkët, të konsoliduar e të suksesshëm! Dhe kur e sheh me kujdes, në fakt, pas ikjes së turkut nga Ballkani, si kërkesë fuqive evropiane, çfarë zgjodhën shqiptarët, për shkak se ishin muslimanë? Pavetëdijshëm e të manipuluar, shqiptarët me Lidhjen e Prizrenit më 1878, kërkuan autonomi nën Turqi, e për rrjedhojë turku na shiti për reparacione tek fqinjët, dhe ngaqë ne ishim e jemi ende të paorganizuar si duhet, fqinjët me besime të tjera, u treguan më të aftë të organizohen dhe të na i shqyejnë territoret tona, kjo edhe me ndihmën e ushtrisë turke, sipas një vendimi të Kongresit të Berlinit.
Pra, na lëshoi edhe Evropa, se deshëm turkun. Në këtë mënyrë humbëm më shumë se gjysmën e territorit të banuar nga shumicë shqiptarësh dhe jemi ende kombi më i prapambetur dhe më i paorganizuar në Evropë e Ballkan. “Nuk është islami e turku” – hidhet menjëherë e kundërshton besimtari musliman, i cili nuk do të dëgjojë keq për besimin e tij, që e ka nënshtruar e skllavëruar… Po kush është pra?
Në librin e tij, “Përplasja e qytetërimeve”, studiuesi dhe politologu Samuel P. Huntington sqaron se “islami i ka kufijtë e lyer me gjak”. Ai sqaron gjithashtu se “islami është një fe jo-perëndimore”. Huntington thekson se “islami krijon konflikte të brendëshme dhe të jashtme”, etj. etj. Edhe nëse ne i marrim me rezerva konstatimet e tij, të mbështetura mbi fakte historike, prapë se prapë nuk mund ta injorojmë këtë konstatim, pasi ky ekziston në botëkuptimin e shoqërisë Perëndimore, dhe kjo dashje-padashje ndikon edhe në marrëdhëniet tona, si shoqëri me shumicë muslimane, me ta.
U sakrifikuam 50 vjet si komb nga ideologjia komuniste, tani po sakrifikohemi për islamin. Ndaluni e mendoni pak: A ia vlen barra qeranë? Për mendimin tim, ajo që kemi parë në histori, që u përsërit me ISIS në këto kohët e fundit dhe që vazhdon të jetojë përmes akteve terroriste islamike me bazë fetare, feja islame është më e keqe për shoqërinë tonë, se vetë komunizmi. E duke qenë se ne si shoqëri kalojmë sa nga njëra ideologji e gabuar në tjetrën, ngjajmë realisht me një shoqëri të sëmurë, aspak të shëndetshme dhe nuk kemi pse ia bëjmë qejfin vetes fare. Por duhet t’i thirrim mendjes dhe të marrim si shoqëri shqiptare kudo ku jemi, një orientim më racional, drejt dijes e shkollimit, punës e zhvillimit dhe jo drejt iluzioneve.
Feja e lirë, por me një rol të moderuar në shoqërinë tonë. Pasi, po u morëm me fe, ne na dominon islami. 10% muslimanë po të kemi në shoqërinë tonë, jam i bindur se do kishim prapë probleme të mëdha me ta, pasi ata kanë mendjen e vet dhe e kanë të vështirë të integrohen e t’i binden ligjve të shtetit. E jo më kur kemi një përqindje kaq të lartë. Por, nuk duhet mohuar fakti, që ne kemi mbijetuar, falë tolerancës fetare, që kemi treguar e tregojmë, e cila megjithatë po tregon se nuk është e mjaftueshme, që ne të bëjmë një shoqëri e shtet të zhvilluar. Duhet të jetë e qartë për ne, mendoni pastaj si të doni, me islam, nuk ka shtet modern e të zhvilluar, nuk ka shtet evropian!
Po ta lexonin muslimanët shqiptarë librin e Ibrahim Kelmendit “Islami, religjion agresiv (?!)” (të cilin edhe po ia bashkëngjisim këtij shkrimi, të plotë në PDF, falë edhe dëshirës së autorit të librit), të zhveshur nga ndjenjat fetare dhe nga frika e ‘gjynahut’, do të kuptonin banalitetin e një shoqërie primitive, e të një analfabeti beduin, që e krijoi fenë islame, si nevojë e tij për t’u pranuar dhe afirmuar në jetë dhe si nevojë e tij për të shfryrë epshet sadiste, agresive e seksuale mbi njerëz të pambrojtur, si nevojë e një njeriu primitiv dhe me probleme psikike, për të sunduar mbi të tjerët. E falë dhunës së përdorur e marrisë kolektive, duhet pranuar se nuk i ka ecur keq. Islami ka sot rreth 1,6 miliardë besimtarë, e ne habiteni në fakt me këtë marrëzi kolektive të qenies njerëzore.
Leximi i librit të Ibrahim Kelmendit e demistifikon me fakte historike fenë islame, ia heqë magjinë e marrisë asaj dhe e bën besimtarin musliman të kuptojë, që më e pakta, që ai duhet të bëjë, duhet të ulë shkretimin fetar, nëse nuk fillon të mos besojë më, aty e më tej. Kjo për hir të mirëqenies së tij mentale e zhvillimore, për hir të zhvillimit tonë Evropian e Perëndimor si shoqëri!
Besimtari musliman mbyllet në egocentrizmin e vet, dhe tallet me Evolucionin, me idenë se njeriu nuk e ka prejardhjen nga majmuni. Por në fakt ai është i mashtruar (e jo vetëm ai, por besimtari i çdo feje), ai sillet sipas disa arketipeve fetare, të krijuara nga neuroza fetare obsesionale, që ia ka krijuar feja me ndalesat e saj, sikur një qen cirku, pa arsye e logjikë, por vetëm në bazë të instinkteve.
Psh. një qen a kafshë cirku nuk ka arsye, ai ka vetëm instinkte. E tutori i tij, me kamxhik e me kafshatë, e mëson atë si të sillet, si të kërcejë përpjetë, duke i krijuar kafshës shtypje psikike (si feja besimtarit të vet), pra neuroza, që në rastin e fesë janë obsesionale dhe gjithë-njerëzore. Atëherë del pra, si rrjedhojë se një besimtar po sillet si kafshë gjatë ushtrimit të besimit të vet, po zbavitet me vetveten – siç thoshte Frojdi, nën iluzionin e krijuar të Zotit, në psikikën e tij.
E nga ana tjetër, besimtarin e nënshtruar e të skllavëruar, feja e pompon, “ti je i veçantë”, “ti je dele e perëndisë”, “ti nuk je majmun”, kur në fakt feja të detyron të sillesh si majmun, në bazë të instinkteve, ndjenjave dhe emocioneve të pavetëdijshme, frikës së brendëshme nga vdekja. Më thoni: a nuk është kjo një tallje për njeriun me arsye?! Prandaj Frojdi u thoshte besimtarëve fetarë, që rrehen e rrinë fëmijë gjithë jetën: rrituni!
Në përfundim të kësaj trajtese të shkurtër, duhet thënë se, për aq kohë sa feja ekziston si nevojë e njerëzve, ne duhet ta respektojmë atë, si e drejtë dhe liri themelore e njeriut, pasi ndryshe bëjmë gabim. Por duhet edhe të mendojmë, duhet të ulim rolin e fesë në shoqëri, meqë ajo është jo-produktive. Evropa kishte në mesjetë fenë e krishterë dominante, e cila për nga origjina është fe paqësore, pasi edhe imazhi i Jezu Krishtit është paqësor. Por megjithatë krijoi një diktat të paparë në Evropë dhe e la shoqërinë evropiane në prapambetje, derisa me Rilindjen Evropiane e Revolucionin Francez, Evropa e ndau fenë nga shteti, krijoi shtetet kombe dhe eci përpara dhe u zhvillua.
Edhe ne shqiptarët duhet të tregohemi të zgjuar, “gjella me kripë, e kripa me karar”, si i thonë. Feja e lirë, por jo dominante e shkretuese në shoqëri, si në këto 27 vjet, është më e mirë dhe më e dobishme për shoqërinë. Në këtë kontekst duhet të marrim shembullin evropian, ku:
1. Feja të ushtrohet pa zhurmë e grumbullime fetare në rrugë e sheshe
2. Feja të paguhet nga besimtarët fetarë dhe jo nga taksat e fondet e qeverisë
3. Feja të mos lejohet të marrë fonde të dyshimta nga jashtë
Në këtë mënyrë, shteti e rregullon edhe veprimtarinë e feve dhe besimeve në shoqërinë shqiptare, me respekt për të drejtat e njeriut, pasi zhurmat akustike fetare janë bërë të padurueshme në shoqërinë tonë dhe na paraqesin para vetes e të tjerëve, si një shoqëri e shembur, e prapambetur!
Shkarko librin e plotë në PDF: “ISLAMI, religjion agresiv (?!)”
—
Botuar edhe në BotaSot.info
Shkrimin ia dërgova disa miqve, para se të publikohej diku, dhe një mendje e bukur si Elena, përgjigjet:
Mirmengjes, itash e lexova, faleminers qe e ndave me mua këtu! Ti e din shum mir qe une te admiroj per gjithçka thua, je njeri qe nuk ka nevojë per fe, dhe e shpreh hapur edhe qartë sa mirë mund te jetë njeriu i zgjuar dhe pa fe. Une te kam then se edhe injorant edhe pa fe nuk mund te jetoj njeriu! Kush do te kuptoj, kupton, ti e di se s’po them me shumë, por 50% e myslimaneve dhe katolikeve e dine se ke të drejtë.
Ne jemi më të pranueshem, (siç the ti është fe paqësore, jo e dëmshme), Por na është rrenjosur në palcë friga e braktisjes sê fesë! Mua si person m’i ke hap sytë, jo se kam hequr dorë nga të besuarit, por, e di si besoj, sa besoj, ku besoj, dhe pse besoj! Por dita dites me pelqen me dit e me lexu ma shumë rreth gjithckaje, shpesh hasi ne libra që në mënyrë indirekte e pranojnë Zotin, por edhe nga ata që besojnë, që është një forcë që na bën ne Zot të vetes! Sidokjoftë s’po e zgjas duke u ndalë tek ajo që ke shkru, sikur të ishe njeri i familjes time nuk do krenohesha dhe nuk do inspirohesha më shumë, ti je shpëtim i shoqërisë, jo rrezik! Dhe seç e kam nji bindje qê njerzit, dita ditës po kuptojnë se feja nuk është ajo që ne e kemi ushqyer!
Sidokjoft me kenë njeri i mënçur, i mirë, realist, dhe pa fe si ti, është fat i një njeriu që mbizotron besim ne vetvete, me shumë se në gjithçka tjetër!
Dhe unë ia ktheva asaj:
Faleminderit. Në fakt unë këto gjëra i trajtoj, që e pakta, njerëzit në shoqërinë tonë të vijnë duke kuptuar, se nuk duhet ta dëmtojnë veten e shoqërinë me besimin e vet, nëse ata nuk mund të bëjnë dobi, me atë besim që kanë! 🙂