Islami dhe shqiptarët

2
1558
Arben Çokaj - pikturë

Nga Arben Çokaj, gazeta Dita14 gusht 2014

Në një kohë të hershme, kur njohuritë e njeriut për tokën dhe universin ishin tepër të vogla dhe kur njeriu i lashtë habitej me dukuritë natyrore apo prejardhjen e vet, pyetja shpesh bëhej, nga e ka prejardhjen njeriu? Nga vjen, kush e krijoi? Dhe duke mos qenë i aftë njeriu i atëhershëm të gjente një përgjigje të argumentuar, ai gjeti mënyrën më të mirë për të qenë i lumtur: gënjeu vetveten! Regjisori i njohur amerikan, Vudi Alen, në një intervistë të tij të kohëve të fundit, ka gjetur formulën e lumturisë. Ai thotë se, “që të jesh i lumtur, duhet të gjesh një gënjeshtër dhe të rrish duke mashtruar vetveten gjithë jetën!

Duket se pikërisht këtu e ka zanafillën edhe feja. Një përpjekje e njeriut për të gënjyer vetveten, në një kohë kur njeriu nuk ishte edhe aq i ditur. Por Zigmund Frojd sqaron se me rritjen e intelektit të njeriut, edhe feja apo besimi fetar, do të vijë duke rënë.

Moisiu e mori emrin nga grekët, kurse në origjinal, ai quhej Moses, i biri, në gjuhën egjiptiane. Muhamedi a.s. ia arabizoi emrin atij në Musa. Pra, Moisiu mbahet si themelues i fesë monoteiste, ndonëse besimi në një zot të vetëm lindi me Abrahamin. Për Moisiun thonë se ishte një fëmijë i vogël, i cili u gjet në një shportë xunkthi, të lyer me rrëshirë në lumin Nil dhe u shpëtua nga princesha e faraonit. Është interesant fakti se Moisiu ka një histori të lindjes së tij, identike me Sargon Akkadin – themeluesin e Babilonisë së lashtë, 2800 vjet para Krishtit. Sargon Akkadi tregon në shkrimet e gjetura mbi rrasa guri, se atë e hodhi e ëma e tij në lumin Eufrat, në një shportë xunkthi të lyer me rrëshirë… Duke u nisur nga kjo, studiuesve të fesë, që e marrin fenë si fenomen shoqëror e jo hyjnor, u shkon në mendje se këto histori janë manipuluar në atë mënyrë, për të gjetur përkrahjen e njerëzve, për të depërtuar sa më lehtë në nën-ndërgjegjen e tyre, për të kapur masat, dhe në këtë mënyrë për t’u bërë mitike.

Frojd thotë: Feja është një neurozë obsesionale gjithënjerëzore! Ndërsa Karl Jung vijon: “Fe do të thotë varësi nga irracionalja, nënshtrim i tij si realitet objektiv, e cila nuk përshtatet drejtpërdrejt me kushtet sociale dhe fizike, por që më shpejt përputhet me orientimet psiqike të individit.” Pra, hyn më lehtë në ndërgjegje. Feja është infantilizëm, irracionale dhe përfaqëson pavetëdijen e njeriut. E megjithatë, njerëzit e paditur vazhdojnë të besojnë.

Jungu – djali i një pastori gjerman – mendon se në vetvete, se feja ka një ndikim psiqik mbi njerëzimin. Është një trashëgimi kulturore, sidoqoftë, por ndikon mbi pavetëdijen e njerëzve, duke krijuar një iluzion. Feja në vetvete hyn në ndërgjegje që fëmijë dhe i krijon individit dominancë, një shtet brenda kokës së tij – thotë Frojdi. Prandaj mendohet se është më mirë, që fenë ta marrin njerëzit kur të rriten, se në atë moshë kanë edhe mundësi të zgjedhin…

Një nga fenomenet më kontradiktore të trajtesës psikologjike e psiko-analitike të fesë nga Frojd & Jung është edhe fenomeni i “vrasjes së t’atit”, i cili si duket u theksua më shumë me Niçen). Vrasja e të atit, dmth. psikologjikisht, vrasja e autoritetit të babait. Në Europë, kjo ka ndodhur nga pikëpamja shtet-formuese, pasi ligji qëndron mbi të gjithë dhe asnjë individ nuk ka autoritet dominant mbi shoqërinë, përveç ligjit. Kjo ka sjellë zhvillimin e shoqërisë. Ndërsa feja dominon në shtetet e dobëta, pasi si pjesë e pushtetit mbi njeriun, feja dhe shteti janë në kontradiktë. Shtetet e forta i tregojnë vendin fesë, kurse shtetet e dobëta, gjunjëzohen para saj.

Përzierja e pushtetit me fenë sjell mos-zhvillim shoqëror. Dikur feja e krishterë ishte së bashku me pushtetin në Europë dhe pësuam Mesjetën. Kurse tani problemi më i madh vjen nga islami, pasi ai ecën me psikologjinë sociale të shekullit të 7-të. Nëse marrim parasysh faktin se Magna Carta – karta e parë e të drejtave të fisnikëve anglezë, u firmos nga mbreti anglez me 15 qershor 1215, merret me mend tani se sa të drejta ka patur njeriu në shekullin e 7-të, kur u shkrua Kur’ani.

E përderisa Kur’ani që në atë kohë është i pandryshueshëm, dhe tenton edhe sot të bëhet model shoqëror, atëherë nuk ka dyshim që shoqëritë që ndjekin Kur’anin janë të destinuara të mbesin prapa. Shoqëritë islame i lënë edhe gratë pa punë, pa kontribut në të ardhurat publike. Dhe duke mbajtur mbi gjysmën e popullsisë pa kontribut në sektorin publik, shoqëria do të mbetet padyshim e prapambetur. Prandaj, mos u habisni shumë shqiptarë të nderuar, dhe sidomos ju që dashuroni islamin, se pse ne jemi kombi më i përçarë dhe më i prapambetur në Europë. Ja ku e keni shkakun dhe përgjigjen.

Duke shfrytëzuar shtetin e dobët e të pavetëdijshëm shqiptar, xhamitë shqiptare po lulëzojnë përditë, dhe përderisa nuk i ndalon askush, ato po bërtasin me ahengun arab, duke dhunuar edhe tolerancën fetare dhe respektin, që shqiptarët tregojnë për besimin e njëri-tjetrit. Pyetja është, po shkojmë drejt një shteti demokratik, apo islamik?

Shqipëria duhet të lëvizë drejt një shteti ligjor dhe të së drejtës dhe drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të firmave të suksesshme shqiptare, investimeve private dhe hapjes së vendeve të punës. Vetëm kështu, ekonomia jonë mund të bëhet e shëndetshme dhe mund të shërohet e konkurrojë tregun. Dhe vendi e kombi ynë, mund të ecë përpara! Me punë!


Media Sociale 17 KOMENTE

gazetari:
Bravo tani po qe e ke gjet se per cfare te shkruash.
Ta paska bere mendjen pordhe frojdi me shoke dhe sulmoke keshtu Kuranin dhe muslimanet.
Do te te sugjeroja te studjoje njehere Kuranin dhe fene islame ne pergjithesi dhe pastaj te dalesh ne nje konkluzion te tille.
Krahasoke kohen kur Ka zbritur Kurani me mesjeten ne europe.
Shikoje njehere se cfare tolerance ka pas atehere ne vendet Muslimane dhe pastaj fol.


A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE) Madona prej Sauku:
Studimi me i madh Fes islame nuk i behet ne nje Kuran, sepse popullsia analfabete qe perfaqson kete fe nuk din me lexu, por Studimi i Islamit bohet ne realitetin, poshtrues vrases dhe gjakatar, qe ajo fe prodhon çdo dite.


Deli:
Arben djali, po a ka me te mencur se ti ne ate fshat ky ti je rrite?
Po Malejzia me rregullat strikte muslimane, si ja doli te behet fuqi ekonomike ne bote??!!


Dardha:
…njerëzit e paditur vazhdojnë të besojnë….” !!!

Ne fakt e verteta eshte krejt e kundert. Por qe ta kuptoni kete duhet te studioni me shume. Une po ju them vetem nje gje. Feja na meson qe Perendia krijoi gjithesine. Shkenca na meson ne detaje se si u be kjo. Sipas krishterimit te vertete shkenca dhe feja jane te lidhura ngushte me njera-tjetren. Filloni studioni shkrimet e Eterve te kishes dhe do jeni ne gjendje te kuptoni shume me teper. Do gjeni nje filozofi dhe psikollogji te tere ne keto shkrime, dhe nuk do te keni nevoje per Frojdin. Ne fakt

Shtetet e forta i tregojne vendin fese…
Perseri gaboni.
Shikoni se cfare shkruhet ne kartmonedhen 1 Dollar American. “In God we trust.” Dhe mund te them qe Amerika eshte nje nga vendet me fetare, megjithese zyrtarisht feja eshte e ndare nga shteti.
Shtetet e forta nuk i tregojne vendin fese, por civilizimi i ketyre shteteve ka arritur ne ate pike ku secili di vendin qe i takon. Sic e ka thene edhe Jezu Krishti “Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit, dhe Perendise ate qe i takon Perendise.”

Ka edhe te tjera, por koha eshte e kufizuar.

Si perfundim shkrimi eshte i dobet. Jo per opinionin qe shpreh, por sepse argumentet qe perdoren jane shume te dobeta.


a:
http://www.30-days.net/muslims/statistics/islam-growth/
mjaftojne statistikat per me hedh poshte cdo aludim te hedhur ne kete shkrim


Maelga:
Zoti Cokaj,
Mos e indentifikoni cdo fe me islamin.
Mos e identifikoni fene e krishtere me fene romano-katolike.
Mos e identifikoni Periudhen e Erret te Europes (The Dark Ages) me shkelqimin e Perandorise Bizantine para pushtimit Turk.
Mos e identifikoni cdo njeri qe beson ne Perendine me anetaret e ISIS.

Personalisht njoh shkencetare qe kane mbaruar ne shkollat me prestigjioze Amerikane dhe Europiane, te cilet jane besimtare te devotshem dhe adhurojne Perendine.

Dhe nje keshille miqesore per ju. Nese do te publikonit ndonje prej fjalive te perfshira ne kete shkrim ne Perendim, p.sh ne nje prej atyre “shteteve te forta”, qe permenden ne shkrim, do ta gjenit veten ne dyert e gjykates. Prandaj kujdes.


Moisiu ne Mal:
Poshte Kura’ni !


E VËRTETA !:
Ju Zoti Arben Çokaj thoni: “Shqipëria duhet të lëvizë drejt një shteti ligjor dhe të së drejtës dhe drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të firmave, (besoj nuk e ke fjalën për firma piramidale por për ferma!) të suksesshme shqiptare, investimeve private dhe hapjes së vendeve të punës. Vetëm kështu, ekonomia jonë mund të bëhet e shëndetshme dhe mund të shërohet e konkurrojë tregun. Dhe vendi e kombi ynë, mund të ecë përpara! Me punë! “. Por nuk thoni se, si mund të bëhen gjithë këto gjëra “fantastike“, kur tek ne mungon plotësisht Shteti i së Drejtës, dhe si përfundim është shkelur hapur dhe në mënyrën më kriminale, si në asnjë vend tjetër gjëja më themelore në jetën e çdo njeriu në këtë Botë, ajo trashëgimia e tokës ????!!!! Pra, shkrimet e “analistave“ shqiptarë siç është edhe ky shkrimi juaj, janë vetëm shkrime paçavure, kur nuk trajtojnë e thonë se gjithë anarshia, kaosi, krimi dhe korrupsioni që ka përfshirë gjithë vendin e ka shkakun vetëm dhe vetëm tek mohimi, mos kthimi dhe grabitja e tokës së trashëguar, dhe rrënjët e kësaj gjëme nuk duhet dhe nuk janë tek Perëndia dhe besimtarët, dhe se duhet që ta shkruash me gërma të mëdha se rrënjët gjenden vetëm tek “besimtarët e neokomunizmit“ ! Dhe këta besimtarë i ke të gjithë tek Partia Socialiste, Partia Demokratike, si dy “bijat siameze“ të ish Partisë së Punës, dhe tek të gjitha mbesat dhe stërmbesat e saj që sot përbëjnë Parlamentin “pluralist shqiptar“ dhe në gjithë pushtetin që nga qendra deri në bazë, duke mos haruar papërjashtim të gjitha mediat me zë, figurë e shkrim të cilat plotësisht bashkë dhe me tij e shumë si ti jeni vënë në shërbim të një pushteti mafioz e hajdut, ku në këtë hajdutëri bëjnë pjesë patjetër të gjithë “pronarët e rij“ ! Ja vetëm këtu është shkaku që Shqipëria ka marrë rrugën për në “atë jetë“ (!), pasi Perëndia dhe feja sidomos e krishterë nuk thotë që moho, vidh e grabit pronën dhe tokën e tjetërit, por këtë e stimuloi dhe e mbrojti Ramiz Alia, (në fakt i “gjallë“ dhe jo i vdekur!), Fatos Nano, Sali Berisha, dhe sot e stimulojnë dhe akoma këtë prapësi e mbajnë akoma gjallë Edi Rama dhe Ilir Meta, dhe kjo shprehet e duket tek “bisnesmenët“, miliardat, objektet, shtëpitë, vilat luksoze dhe fshatërat turistikë të tyre, dhe jo vetëm në gjithë Bregdetin por edhe në majat e maleve shqiptare. Pra, o popull mos e trembni më nga djalli por duhet të trembeni nga vetë pushtetarët shqiptarë, pasi këta janë vetë djalli e kaluar djallit !


Mark uk:
Po pse merreni me punet e Zotit o njers koti.Bollu u ndigjuem per 50vjet duke folur kundra fese.Pe kete jemi njerzit ma kote ne Europe o komunista te pa fe.


Kopenhagen:
I nderuar Beni,
leri kafshet te zbaviten me veten ne injorancen e tyre, se po u zgjuan te marin perpara.
Mjerisht ti dhe une i perkasim ketij kombi bageti. Po te mos ishin bageti, do te ishin njerez si skandinavet ku ti edhe ke jetuar.
Je vite larg ti or mik ne botekuptim nga ajo tufe mes te cileve shkove te jetosh.
Shiko komentet e tyre, ti me argumenta dhe citate, keta me “ironi”.
Te pershendes nga Kopenhaga ne prag vjeshte.


E VËRTETA !:
More ti shumë i zgjuari nga “Kopenhaga”, lexoji të paktën të gjitha komentet se fatmirësisht me komentin tënd arijnë vetëm 10, dhe mos dil me konkluzione të tilla, kur thua : “I nderuar Beni, leri kafshet te zbaviten me veten ne injorancen e tyre, se po u zgjuan te marin perpara.”, kur duhet që ta dish se një shprehje të tillë e ka thënë vajza e diktatorit. Nga ana tjetër ku i shikon ti ironitë, se ne ironizojmë të nderuarin Benin tënd ?! Por mor ti “njeriu modern” që përshëndet nga Kopenhaga, pa më thuaj demokracinë në atë vend mos e kanë ndërtuar duke mohuar dhe grabitur tokën e trashëguar siç po ndodh në Shqipërinë tënde dhe të “nderuarit Benit tënd”, kur Arbeni jot tregon vetëm përalla dhe pallavra, kur nuk flet fare për mohimin dhe grabitjen e tokës nga politika dhe pushteti shqiptar plotësisht i papërgjegjshëm, pra plotësisht i çmendur ?! Pa më thuaj kush janë kafshët dhe injorantët përveç se ju që flisni kodra pas bregut ?! Prandaj atje në Kopenhagë ku je shko e bëj ndonjë ditë pune që të nxjerrësh bukën e gojës, se në fakt si e katandisën këtë vend, jo politikanët dhe pushtetarët se nuk mund që ti quash të tillë, por alabakët, rrugaçët, kriminelët, mafiozët dhe “çunat e Tironës”, të cilët kanë uzurpuar gjithë vendin, bashkë me ta edhe Beni jot i cili është vënë plotësisht në shërben mafies pushtetare, kur në analizën e tij qëllimisht nuk thotë të vërtetën dhe anashkalon, plotësisht dhe qëllimisht problemin më themelor, trashëgiminë e tokës (?!), se edhe vetë Krishti, Biri i Perëndisë të zbriste në këtë Shqipëri vështirë që me shqiptarët mund që të ndërtonte dhe të vendoste demokracinë, pasi pjesa e nderëshme e popullit mallkon Enverin, Ramizin, Fatosin, Saliun, Ilirin, Edvinin dhe gjithë kompaninë e tyre që i lanë në varfëri e skamje të plotë, kur për vete të tyre u bënë miliarderë duke grabitur firmat piramidale, floririn, thesarin e shtetit, dhe Bankën Shqiptare, si dhe çdo gjë shtetërore që në këta 24 vjet u doli përpara, dhe me metoda mafioze si mafiozë që janë, vrapojnë të vjedhin e të grabitin edhe tokat tona të trashëguara, kur pjesa tjetër e panderëshme edhe pse shajnë e mallkojnë nga ana tjetër përkrahin dhe pranojnë ligjet mafioze të tyre.
Eeee, jo mor ti “Kopenahaga”, dhe “i nderuari jot Beni”, lumturia e mafiozëve pushtetarë nuk mund të ndërtohet mbi varfërinë dhe mjerimin e tjetërit, pasi “grushti” ynë, siç thoshte Migjeni do qëllojë “malin pushtetar mafioz në zemër”, dhe patjetër që do ta rrëzojmë e shtrijmë për tokë, dhe pasi të kenë dhënë llogari, dhe të kemi pastruar mbeturinat e atij “mali” të pistë, mbi tokat tona të bekuara ne vërtet do ndërtojmë demokracinë !


Kopenhagen:
Pershendetje njeriu qe pretendon se je “e verteta”.
Meqenese me jeni drejtuar personalisht, po ju bej nje replike.
E para une nuk e di se kush ka thene frazen ne lidhje me kafshet, sepse ajo ishte thjesht nje fraze qe me erdhi ne koke duke lexuar shkrimin. Paske kujtese te mire te mbash mend edhe frazat e femijeve te diktatorit, imagjino se si duhet te mbash mend frazat e qoftelargut. Ideja e zgjimit tekafsheve ishte thjesht nga ana fetare, sepse akoma me kujtohen turmat ne vendet arabe qe nen thirrjet e klerikeve, digjnin flamujte daneze, per shkak te karikaturave te Muhametit.
Me duket se nga nervozizmi ose me dashje ke keqkuptuar thelbin e shkrimit. Shpresoj te jete e para.
Une nuk e di se sa e njihni ju artikullshkruesin, por te garantoj qe eshte rebel i lindur qe nuk ben paqe me asnje per asnje shkak, eshte njeri konseguent ne idete e tij, qe i kane kushtuar shume ne jete.
Nese lexon artikullin, ka nje thirrje rebelimi ndaj fese, dhe nuk ka asnje thirrje pajtimi me vjedhesit me kollare e te veshur me pushtet. Une te pakten nuk e lexoj dot kete, as midis rreshtave.
Ndersa qe mos te zgjatem shume, ne lidhje me mua si person, po te tregoj se punoj shume, por gjithnje duke mos shkelur askend, dhe duke respektuar ligjet e ketij vendi ku jam. Ne fund te fundit puna eshte nder, dhe per kete jam krenar qe mbaj familjen time me pune, por edhe qe kam disa te punesuar te cileve ju mundesoj te mbajne familjet e tyre ne Shqiperi dhe Kosove me djersen e ballit.
Nese kjo eshte e gabuar per ju, atehere “Zoti qe mohon Beni” te ndihmofte.


Hallalli:
Religjioni kristian cdo gje ia dedikon shpirtit dhe hyjnores, ndersa islami pranon edhe hyjnoren edhe shkencen dhe nuk eshte sikunder shkruan autori se islami nuk e con ne pune femren. Mesa duket autori eshte i paguar nga Janullatose pasi nuk i referohet Ku’ranit per ato qe shkruan ndaj tij. Te tilla shkrie benim ne ne hartimet e 7-vjecareve.


Dardha:
Me pare informohu mire mbi fene e krishtere dhe oadtaj nxirr perfundime. Lexo komentim tim te pare lart dhe do shohesh qe krishterimi dhe shkenca permbushin njera-tjetren.
Edhe nje gje. Kryepeshkopi Anastas nuk merret me punet e islamikeve. Perkundrazi predikon paqe dhe mirekuptim midis te gjitha feve.


Arben Çokaj:
Flm. Dita që keni botuar këtë shkrim timin. E di se ju tregoheni të kujdesshëm për botimet tuaja, ngaqë e dini se besimtarët myslimanë dhe komuniteti mysliman shqiptar kërcejnë përpjetë ndaj çdo kritike, që bëhet ndaj fesë e sidomos ndaj islamit.

Por meqë gjërat që kam trajtuar unë në këtë shkrim të shkurtër janë trajtuar nga mendjet e ndritura si Niçe, Zigmund Frojd, Carl Gustav Jung, Erich Fromm, etj. të cilët e kanë koncepruar fenë si fenomen shoqëror e jo hyjnor, dhe ata janë thelluar më shumë se unë, kuptohet, në analizat e tyre, truri i pamësuar shqiptar me hapësirën e lirisë së mendimit, tregohet refraktar me mendimet e shprehura në shkrimin tim, dhe ka edhe prej atyre që komentojnë më sipër, që më tregojnë mua edhe dyert e gjykatës në vendet e Perëndimit, për përmbajtjen e shkrimit. Mendjet e varfëra nuk mund të bëjnë dritë, kuptohet.

Shkrimi im është plotësisht i ligjshëm dhe analizues. Nëse shoqëria Perëndimore kërkon sa më pak shenja fetare në shoqëri, shoqëria shqiptare duket se ka shpikur rrotën, po merret me fe, e do sukses. Po ndërtojnë xhamia përditë, se me kishat më duket se kanë përfunduar… Ka ndonjë lajm ku thuhet se myslimanët ndërtuan kishë e katolikët xhami, për të treguar gjoja tolerancën fetare në Shqipëri…

Ndërsa Perëndimi, ku ne synojmë të integrohemi nuk merret më me fe (ndonëse feja është e lirë), por me punë, me investime e zhvillim ekonomik, ne shqiptarët jemi kombi më i pazhvilluiar në Ballkan e Evropë dhe vazhdojmë të jemi të tillë, pasi kjo nuk i bën përshtypje askujt. Rëndësi për ne nuk kanë gjërat konkrete, shkenca, dija, puna e zhvillimi, për ne kanë rëndësi iluzionet fetare, irracionaliteti, vrimat në ujë dhe përrallat arabe… e në fund toleranca fetare!… 🙂 Po me ngrënë bukë, a mendon kush në këtë vend?!

Kopenhaga nuk po të njoh me këtë pseudonim, por faleminderit për konsideratën, mendjen e kthjellët dhe argumentet e përdorura. Time pseudonimin E vërteta, nuk jam unë që jap tapi tokash… Unë kam bërë një shkrim, si shumë shkrime të tjerë, dhe gazeta Dita ka bërë më të mirën, që e ka publikuar atë. Komentuesit duhet ta kuptojnë thelbin e shkrimit tim, të pranpojnë realitetin objektiv, aspak pozitiv në shoqërinë shqiptare dhe të komentojnë… Nuk më vjen keq se ndajnë mendim ndryshe nga unë, pasi aq dinë e aq bëjnë. Në këtë prizëm, edhe unë kam thënë mendimin tim, por si e sqaron Jung, kur gjërat janë kaq goditëse, njeriu normal e ka të vështurë t’i pranojë menjëherë ato!


Liburni:
Te lumte Arben Çokaj !
Shpresojme qe shqiptaret ta kuptojne se nuk kane asgje te perbashket me islamin.


1234:
Nga e thena ne te bere, eshte ne mes nje det i tere. Pra me fjale “kalohet deti me kembe”, por me vepra po behen masakra te paimagjinushme mbi femijet, deri tek grate e pleqte. Ne emer te kujt?

2 KOMENTE

  1. i nderuari Arben, shkrimi i juaj eshte shume i mire dhe real. Nje keshille per diskutimet me njerez religjioz si vijon:
    te debatosh me njerez te marre dhe me religjioz eshte humbje kohe sepse edhe i marri edhe religjiozi ngadhënjejnë ndaj aresyes, sepse kane pervoje te madhe ne marri dhe religjion… qe eshte identike.
    Islami eshte diagnoze mentale, qe fatkeqësisht nuk ka shërim ne shumicën e rasteve te diagnostifikuar

  2. i nderuar Arben :: ju citoj
    Prandaj mendohet se është më mirë, që fenë ta marrin njerëzit kur të rriten, se në atë moshë kanë edhe mundësi të zgjedhin…
    pikerisht une fene e kam marr ne moshe te ritur isha ATEIST, pasi lexova per fe te ndryshme ne fund e pranova si fe ISLAMIN

    PS: admineve te kesaj faqe i kisha
    keshilluar te fshihen do komente te disave qe ofendojne Kur’anin dhe islamin

    Shënim: Je në të drejtën tënde, por këtu është Fjala e Lirë, jo Sheriati që kufizon liritë… :p /AÇ

Komentet janë mbyllur.