Gazeta Express, 4 Gusht 2019
Simo Pietiläinen është një avokat finlandez, i cili kishte punuar në misionin e EULEX-it në Kosovë. Ai ka rrëfyer për një gazetë finlandeze, përvojën e tij katër vjeçare në Kosovë.
Avokati finlandez, Simo Pietiläinen, kishte punuar në Kosovë gjatë misionit të EULEX-it.
Avokati finlandez ka thënë se shtetet si Katari dhe Turqia, e kanë rritur ndikimin në Kosovë. Sipas tij, për çështjen e islamizimit, këto dy shtete po i financojnë xhamitë që ndërtohen në Kosovë.
“Turqia ka forcuar vazhdimisht pozicionin e saj, veçanërisht në Kosovë. Në mënyrë të ngjashme, vendet islamike si Katari, i cili vazhdimisht po financon ndërtimin e xhamive të reja dhe mbështetjen e grave me “mbulesa”, thotë Pietiläinen.
Sipas Pietiläinen, misioni i EULEX-it, nuk ka mundur të integrojë në Kosovë atë që njihet si “praktika më e mirë evropiane”, por ka qenë në gjendje të ndikojë në administrimin e drejtësisë në çështjet e rënda të krimeve të luftës.
Ai ka përmendur edhe rastin e dy familjeve të mëdha në Pejë, atë Elshani dhe Kelmendi.
Gjithashtu çështjen e Kanunit për të cilin thotë se është ende aktual në Kosovë.
Ai thekson se vrasjet e nderit dhe gjakmarrja nuk janë besime islamike, por praktikat e lashta zakonore të vendit.
Simo Pietiläinen thotë se pas luftës, nuk janë dorëzuar armët nga qytetarët në Kosovë dhe nga viti 1999, një pjesë e tyre ka mbetur në duart e tyre.
Xhamite i nderotojne ata qe i lejojne Qatarin dhe Turqine me ndertue ne toke SHQIPTARE.
Dmth. QEVERIA DHE PARLAMENTI IBRETIK I KOSOVES.
Komentet janë mbyllur.