Ish-Presidenti i ShBA Bill Klinton, në qendër, flet me ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në të djathtë, dhe komandantin e atëhershëm të NATO-s Wesley Clark, gjatë festimeve të përvjetorit në kryeqytetin Prishtinë, Kosovë, të Mërkurën, 12 qershor 2019. (Visar Kryeziu / AP)
Ish Sekretarja e Shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright ka kritikuar administratën Trump për largimin nga qëndrimi bipartizan e ShBA-së ndaj Kosovës dhe për “mos ndihmimin në zgjidhjen” e çështjes me qëndrimin e tyre të tanishme. Albright i kujtoi administratës Trump se udhëtimi i Kosovës në gjendjen aktuale që “Vuçiq dhe Serbia po përpiqen ta zhbëjnë” erdhi si rezultat i “një spastrimi të tmerrshëm gjenocidal“.
Duke folur gjatë një konference me video në Komitetin e Punëve të Jashtme të Senatit të ShBA-së, me titull “Përmbledhje mbi autoritarizmin, desinformimin dhe qeverisjen e mirë gjatë COVID-19“, Albright deklaroi:
“Unë mendoj se Kosova ishte diçka për të cilën ne të gjithë kemi punuar në mënyrë dypartiake, për shumë vite dhe mbështesim faktin, që ata mund dhe duhet të ishin një vend i pavarur.
[…] Unë kurrë nuk kam qenë në një vend, që ka qenë kaq dukshëm mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, me qindra flamuj amerikanë dhe njerëz që brohorasin dhe me të vërtetë dëshirojnë të jenë një vend i pavarur dhe të jenë në gjendje të jenë pjesë e sistemit ndërkombëtar.
Në menyrë shumë të qartë Zonja Albright ka rrëzuar poshtë planin që po zbaton i dërguari i Presdentit Trump për Kosoven Richard Grenell!!#shpërndajeVideo marrë nga Pamfleti.net.
Posted by Mekryeministrin on Monday, May 11, 2020
Ajo që ka ndodhur, për fat të keq, mendoj se ka të bëjë me kufijtë midis tyre… dhe Kosova ishte një pjesë e Serbisë. Por unë mendoj se në shumë mënyra, duhet ta them këtë për fat të keq, që në momentin që Shtetet e Bashkuara nuk po ndihmojnë vërtetë në drejtim të përpjekjes për ta zgjidhur këtë çështje me Vuçiq dhe me serbët, ata janë duke u përpjekur të mos e zgjidhin atë [gjë që] ka ardhur si një rezultat i asaj që kishte qenë një spastrim i tmerrshëm gjenocidal, që komuniteti ndërkombëtar e dënoi […]”
Kongresmeni Eliot Engel, i cili kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme, gjithashtu nënvizoi qasjen bipartizane të të gjitha administratave të ShBA-së ndaj Kosovës dhe Serbisë në dekadat e fundit, ndërsa theksoi se administratat e tanishme duket se po e anashkalon Serbinë. Engel e sulmon presidentin Vuçiq për drejtimin e Serbisë “me grusht të hekurt“, për “minimin e demokracisë në Kosovë” dhe për lobimin me vendet e tjera, për të tërhequr njohjen e tyre për Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara duket se janë në krah të z. Vuçiq dhe e bëjnë atë të çuditshëm. Sapo kemi pasur zgjedhje në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara tani duket se po largohen nga angazhimi bipartizan, që kemi pasur në administratat pasuese, duke filluar me Klinton, por më pas Bush dhe duke vazhduar më tej,” tha Engel.
Deklaratat e tyre vijnë mes shqetësimeve në rritje në Kosovë, se Presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë mund të kenë rënë dakord për një marrëveshje shkëmbimi tokash midis dy vendeve, që mund të mbështetet edhe nga administrata e SHBA.