ISË, SHKO N’SHPI ! JEP DORËHEQJE NGA LDK, SE IA MORE FYTYRËN !

0
277
Isa Mustafa me shkop

Binak Maxharraj

Isë shko n’shpi, sepse misioni i ytë për shkaterrimin e LDK me sotin mori fund. Erdhe dhunshëm ne LDK dhe dhunshëm duhesh te dalish nga ajo, nga sot ti nuk je asgjë ne LDK, je një hiç. LDK nuk e more me e udheheqe por për interesat tua personale për me e mbrojtë korrupsionin dhe hajnit qe ia ke bërë krij populli qe nga 3% e deri me sot. Isë ti dhe vetëm ti sot e qite LDK ne dy gjuj, ne fund te pusit ç’prej se është themelu e qove ne 13 %. Isë pas humbjes se sotit ti duhesh të japish dareheqëje menjëherë bile mos me te zënë sabahi ose te shkarkohësh, sepse ti e ke luajtur lojën e djallit me Ldk duke ia këthyer shpinën dhe duke bashkëpunuar kundër saj dhe për interesa te krimit te organizuar Klanit Pronto dhe SHI-kutPra, Isë ikë shpordhu nga Ldk por mos harro merri me vehte edhe Avdullah Hotin dhe Agim Veliun.

Hotin dhe Velin nuk i don as katundi i vetë, sepse LVV fitoi edhe ne katundet e tyre. Ja se çfar autoriteti kanë në vendlindjet e tyre. Isë nga Ldk duhet te ikë së bashku me ty edhe Klani yt mafioz i hajnisë, sepse jeni fajtor për dhunimin e LDK. Ik Isë, shko sepse as era lider nuk te vjen. Isë shko ne shpi sepse nuk je parimor, nuk ke qendrime, nuk je i besës, nuk e ke më besimin e anëtarisë dhe elektoratit te LDK, ai sot këtë mandate ta mori sepse nuk i dole ne besë, e tradhëtove Isë për disa here me radhë. Isë e lejove PDK dhe SHIK, por edhe Hashim Thaçin qe te përzihet ne punet e shpisë, bere plane me te ne dame te shtetit siç është humbja e Çakorrit, Asociacioni i komunave me shumicë Serbe janë vepra tua makabre.

Ik Isë, shko sa më pare nga LDK – ik me turp Isë, se nuk meriton ma mirë! Kësaj radhe nuk e pate Vjosa Osmanin me ti fituar votat o dilinxhi te cilën për shkak te dallavereve tua me Pronto mafinë, me SHIK-un dhe krimin e organizuar e injorove, e largove. Këso veprimesh bejnë vetem dilinxhitë, injorantat, te pafalenderuarit, mendoje se votat e 6 tetorit 2019 nuk janë të Vjoses por te Agim Veliut dhe Avdullah Hotit, por ata sot nuk i moren votat as ne katundet e tyre. Të gjitha këto kanë bërë qe Ldk je jetë parti infatile, pa invencion e cila çrej se ke ardhe ti ne krye LDK-ja anëtaresia dhe elektorati e ka humbë interesimin dhe besimin.

Aq me keq ti sot e humbe edhe bastionin e LDK edhe në Istog ne vendlindjen e Presdientit Ibrahim Rugova themeluesit te LDK, te cilën të me sotit e shkaterrove. Shko Isë, ikë sa më pare nga LDK, jep dorheqje sa nuk te kanë shkarkuar nuk te ka mbetë asgjë as për fytyrë as për faqe. Ti Isë sot jo vetem qe te mundi Albin Kurti, por ajo së çfarë është edhe me e veshtirë ty sot te mundi edhe Enver Hoxhaj anipse është në krye te PDK për dy-tre muaj. Isë deklarimi yt pas humbjes katastrofale, të pafalshme dhe te patolerueshme se do te bejmë një analize te thellë lidhur më humbjen janë vetem avazet tua mashtruese, por boll më më mashtrime votuesi veç e ka kuptuar së kush je.

Prandej, me sotin ti e qove LDK deri ne fund të shkaterrimit. Analizat për këtë gjendje tëmjerueshme ne te cilën e prune Ldk duhet te bëhën pa ty, pak klanin tend mafioz Veliun,Hotin dhe Hazirin. Ju se pari duhet ta lironi LDK sepse ju jeni e keqja e saj, me pastaj dikush tjetër pa ju duhet të nisë nga fillimi riparimin e LDK. LDK me ju më nuk shkon, ju duhet te largoheni sa më pare për te ia leshuar frymën LDK qe ia keni zenë. Isë, pra ikë, shko nga LDK, jep doreheqje sa më pare, bile neser është tepër vonë. Në te kundërten shkarkimin tend do ta bëjnë votuesit, anëtaresia e LDK e cila poqese nuk largohesh do te nxjerrin zhag nga LDK.