ISA MUSTAFA PROMOVON “LIDHJEN” DUKE HARRUAR IBRAHIM RUGOVËN!?

0
720
Shefqet Dibrani

Skandaloze:

Në Prishtinë, më 21 shtator 2017, në ora 17:00, “Lidhja”, si duket një subjekt i ri i Isa Mustafës, nisi fushatën zgjedhore në një mënyrë që tashmë duhet ta tronditë skemën politike brenda LDK-së. Mungon Familja Rugova, nuk përmendet Presidenti Historik dhe themeluesi i LDK-së dr. Ibrahim Rugova, injorohet femra, harrohet shtresa elite dhe themeluesit e LDK-së dhe përjashtohet e tërë Diaspora! Do të ishte mirë që ky fjalim të shpërndahej gjithandej nëpër rrjetet sociale, për të parë elektorati i LDK-së, si u tall Isa Mustafa me LDK-në, me Familjen Rugova dhe si e anashkaloi pa e përmendur themeluesin e LDK-së Ibrahim Rugovën. Vërtetë është për keqardhje por se kishte sëkëlldi nuk ka asnjë dyshim.

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Derisa në sallë nuk dukej portreti i dr. Rugovës, nuk valëviteshin flamujt e partisë dhe as ata të Dardanisë. Isa Mustafa, kryetar i gjertanishëm i LDK-së, hapi fushatën zgjedhore në një tribunë të mbushur me afishe “Lidhja” të cilat krijuan një pamje zhgënjyese për të gjithë.

Ai fliste jermi dhe pa asnjë koncept, madje dukej sikur të ishte nën ndikimin e narkotikëve. Isa Mustafa tashti po ia jep grushtin ma të rëndë LDK-së, sepse hapja e Fushatës Zgjedhore me duar në xhepa, siç bëri ai edhe kësaj radhe, është një fyerje e rëndë për elektoratin e LDK-së. Shikoni liderët botëror, në raste të tilla me çfarë serioziteti i paraqiten elektoratit dhe zgjedhësve të vet. Ata vazhdimisht mbajnë një koncept para vetes, por Isa Mustafa edhe kësaj radhe ia ka huqur krejt.

Do të ishte mirë që ky fjalim të shpërndahej gjithandej nëpër rrjetet sociale, për të parë elektorati i LDK-së, si u tall Isa Mustafa me LDK-në, me Familjen Rugova dhe si e anashkaloi pa e përmendur themeluesin e LDK-së Ibrahim Rugovën. Vërtetë është për keqardhje por se kishte sëkëlldi nuk ka asnjë dyshim.

Isa Mustafa vërtetë është në krye të misionit për ta shkatërruar LDK-në dhe atë po e realizon nën duartrokitjet frenetike të kryetarëve të degëve dhe veprimtarëve të LDK-së. Ai në këtë fushatë zgjedhore u tregua tepër antifeminist, sidomos kjo u pa kur iu krijonte elozhe emër për emër të gjithë kandidatëve për kryetar komune, por e anashkaloi Hyrije Isufin, e cila edhe ashtu nga LDK-ja ishte e vetmja kandidate për kryetare komune në qytezën Hani i Elezit. Askush nuk do të ndjehej mirë kur përmend rend burrat dy metra si Sokol Halitin dhe Imri Ahmetin, ndërsa anashkaloi këtë zonjë që ishte ulur në mesin e tyre. Ky është vizioni anadollak i Isa Mustafës, urrejtësit ma të madh të gruas dhe emancipimit të saj.

Në tërë fjalimin e Isa Mustafës, në asnjë rast nuk e ka përmendur emrin e dr. Ibrahim Rugovës, madje duke e theksuar pak me teprim “Lidhjen”, dukeshin tendencat e hapura për ta anashkaluar komplet LDK-në. Në sallë nuk ndodhej as familja e Ibrahim Rugovës, kurse Gjenerata e Riinvestit, nuk merakosej për këtë poshtërim politik që strukturat e LDK-së po ia bënin familjes së Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Tash a ka nënë shqiptare, a ka zonjë shqiptare që ia jep votën një partie e cila po shquhet me urrejtje kaq të hapur kundër grave.

Në asnjë mënyrë në hapje të fushatës zgjedhore, nuk do të duhej të anashkalohej, figura e ndritur e dr. Ibrahim Rugovës, por Gjenerata e RIinvestit, nuk është dashur t’i harronte as personalitetet siç ishin: Fehmi Agani, Xhemail Mustafa, Enver Maloku, të cilët simbolizojnë viktimën dhe njëkohësisht përfaqësojnë edhe qarkun intelektual të LDK-së në Prishtinë.

Isa Mustafa, me qëllim e anashkaloi rolin e femrës në shoqëri, ato që i tha më pas ishin hipokrizi, sepse nuk mbulohej shpërfaqja që e po e bënë vazhdimisht kundër grave. Isa Mustafa, në hapje të fushatës nuk e përmendi as Luftën për Liri e as UÇK-në?! Isa Mustafa në hapje të fushatës askund me asnjë fjalë nuk e përmendi as diasporën, sepse bashkë me këtë kastë arriti ta shkatërrojë atë, ta përjashtojë atë dhe t’i përjashtojë të gjitha familjet që janë të lidhura me bijtë e vet në diasporë.

Në gjithë spektaklin e drejtpërdrejt që është emitua në RTK, (të cilit po i referohem), nuk u duk asnjëherë, madje asnjë sekondë portreti i dr. Ibrahim Rugovës, dhe as në formë të dukshme sigla LDK. Si ka mundësi të hapet fushata zgjedhore e në sallë të mos dominojnë flamujt partiak dhe ai Dardan, që simbolizon dr. Rugovën. Për fat të keq, sidomos në pjesën e poshtme të sallës nuk pat asnjë slogan për LDK-në, por në tribunë dominonte ”Lidhje… pa lidhje” e Isa Mustafës?!.

E theksova «palidhje», pasi më shumë dukeshin si pamflet që i atribuoheshin «Lidhja… komuniste, apo Lidhja e Isa Mustafës?!». Vërtetë nuk e dija se si e ndjente veten Naser Rugova, se sa për Hakiun, atij nuk i ha palla?! Ndoshta këta pinjoll të familjes Rugova, kanë pretendime të bëhen trashëgimtar të kapitalit moral të Ibrahim Rugovës, përndryshe nuk është dashur të qëndrojnë në atë sallë, ku emri i tij dhe familja e dr. Rugovës duket se janë përjashtuar nga LDK-ja.

Presidenti ynë historik dr. Ibrahim Rugova, një jetë e shkrirë për hisen tokësore dhe hapësirën e Kosovës. Tash Isa Mustafa, po bënë pazare me Kosovën, me Rugovën dhe ma në fund po tallet edhe ma familjen e Ibrahim Rugovës. Në anën tjetër ky spektakël i “Lidhjes”, shpërfaqi edhe përpjekjet e reformave që premtonin Haxhi Avdyli, Arben Gashi dhe Naser Rugova, të cilët qëlluan në sallë. Në këtë plan një pyetje publike e meriton edhe Vjosa Osmani, e cila po thirret në 65 mijë votat që ia dhuroi Isa Mustafën?! Vjosa Osmani e humbi rastin historik për tu bërë lidere! Nënshtrimi i saj përpara konceptit “Lidhja” të Isa Mustafës e bënë atë përgjegjëse për dështimin e LDK-së.

Prandaj sipas zhvillimeve të reja, nuk mund të bëjnë reforma ata që janë pjesë e ledhatimit të “Lidhjes” që paska krijuar Isa Mustafa, as nuk duhet të bëjnë thirrja për të votuar LDK-në, sepse vota për LDK-në, është votë për ta shpëtuar Isa Mustafën dhe për ta promovuar “Lidhjen” dhe për ta sforcuar Klanin e RIINVESTIT. Ky klan është pjesë e strategjisë që e ka përgatitur Isa Mustafa, nëpërmes të të cilëve tashmë po shihet qartë se bënë përpjekje publike që LDK-në me shndërrua në ”Lidhja.”, me të cilën po e ndryshohet edhe vizioni për konceptin politik të dr. Ibrahim Rugovës.

Para Gardës “Riinvest”, të cilët kishin zënë ulëset e para, Isa Mustafa premtoi se me “Lidhjen” më nuk do të ketë korrupsion, nuk do të ketë nepotizëm, pastaj “Ne e mbajmë fjalën” tha ai?! Por në raport me zgjedhësit dhe elektoratin e LDK-së, Isa Mustafa asnjëherë nuk e ka mbajtur fjalën. Isa Mustafa tha se ne ”Lidhja” nuk diskreditojmë, por e vërteta flet ndryshe pasi ai ka diskredituar tërë strukturën politike të LDK-së. Ne udhëheqim mirë, ka thënë ai, por Kosova dhe strukturat e LDK-së numërojnë vetëm dështime të njëpasnjëshme. Isa Mustafa tha se vetëm “Lidhja” ka guxim me luftuar krimin, korrupsionin, nepotizmin, kurse në qeverisjen e tij ai ka dështuar në të gjitha këto pika që fliste. Vërtetë dukej sikur ai po fliste jerm, thuaja se është nën ndikimin e narkotikëve, sepse burri duhet ti ketë dy gisht fytyrë, të paktën duhet të skuqet kur ashiqare gënjen. Por atij nuk i hante palla pasi siç tha “Lidhja.” do ta kthen fitoren që e ka humbur LDK-ja?!…

Në këtë fjalim Isa Mustafa nuk e tha një fjalë të vetme për familjet e dëshmorëve as nuk përmendi asnjërën nga figurat emblematike të LDK-së. Isa Mustafa nuk e tha asnjë fjalë për diasporën të cilën ai dhe garda Riinvest, e kanë përjashtuar nga të gjitha proceset politike. Thirri t’i ftojmë komunat me duar në xhepa dhe si duket slogani i tij për fitore tashmë është kthyer në humbje “Më 11 qershor Kosovën, ndërsa më 22 Tetor Komunat”.

Pas tij në foltore doli Arban Abrashi, kandidat për kryetar në Prishtinë. Edhe ai me duar në xhepa, foli sharlatançe sikur të ishte pjellë e Isa Mustafës. Arban Abrashi duke dashur ta korrigjonte shefin e tij tha se koncepti i “Lidhjes”, bazohet në tri shtylla “LIRI – DEMOKRACI – PAVARËSI”?! Ky koncept i ndërtuar nga presidenti ynë Ibrahim Rugova do të jetë bazë e programit të “Lidhjes” për t’i fituar komunat u shpreh tejet i ngazëllyer ai, por harroi se “Lirinë” tashmë e ka fituar Kosova me hyrjen e trupave të natës dhe ushtarëve të UÇK-së, demokracinë të cilën e ndërtoi dikur LDK-ja e shkatërruan Bandat e Riinvestit, edhe Pavarësia e Kosovës është shpallur me 17 shkurt 2007, andaj citimi i dr. Ibrahim Rugovës kaq “Palidhje”, nuk i jep imazh pozitiv “Lidhjes” së Isa Mustafës.

Veçmas nuk i pat hije Arban Abrashit të fliste për respektin dhe përkushtimin që bënë “Lidhja”, për fuqizimin e grave, sepse pikërisht është ky Arban Abrashi që ka ushtruar dhunë fizike, madje në një mbledhje të Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani, zonjës Donikë Gërvalla e cila boll pa lidhje po trumbeton për të përkrahur institucionalizimin që tashmë po e instalon “Lidhja” e Isa Mustafës, duke përbuzur elitën intelektuale dhe themeluesit e LDK-së, duke ushtruar dhunë fizike kundër femrës, dhe duke përjashtuar tërë diasporën. Andaj i them Donikës se kot e ke kur dita e mirë duket në mëngjes, në kohën kur “Lidhja” e Isa Mustafës e nisi fushatën zgjedhore boll “PaLidhje”?!

St. Gallen, 21.09. 2017