Isa Mustafa LDK-së ia bëri varrin?!

0
871
Isa Mustafa

Nga Skënder MULLIQI

Eshtë fakt së e gjithë ajo të cilët e kam thënë në shkrimet e mija pas lidhjës së koalicionit PDK dhe LDK dolën të sakta. Unë jam përpjekuar që në shkrimet e mia ti përmbahem objektivitetit duke u marr më probleme e jo më njerëz. Fill pas koalicionit pata theksuar për gabimin e madh të Mustafës, i cili pas gjashtë muajve të mashtrimit karshi koalicionit të madh VLAN, më dinakërin komuniste iku në gjirin e PDK-së, për të cilin subjekt politik kishte derdhur vrerë gjatë gjithë fushtave elekotorale. Kishte thëne së kurrë nuk do të lidhë koalicion më PDK-në , të cilën e kishte akuzuar për vrasje politike të anëtarve të LDK-së dhe për korrupcion. Pata potencuar gjithashtu së PDK-ja sa ti arrinë objektivat politike ka për ta hedhur LDK-në si leckë të pavlerë, dhe pikërisht doli ashtu.

E përdori LDK-në Hashim Thaçi për tu zgjedhur president i vendit më qyk të zorit në një gjendje të shtetrrethimit, të cilën gjë PDK-ja kurrë nuk do ta kishte bërë po të ishte në pyetje që presidenti të zgjedhet nga radhët e LDK-së. Atë ditë më kujtohet sjellja e Thaçit në kuvend së më qfarë dinakërie arriti pas gjithë asaj hallakame në lokalet e kuvendit dhe jashtë në qytet të bëhët president. Ky ishte objektivi i parë i Thaçit. Hapi tjetër nuk ishte aq i ngutshem po shumë i paramenduar dhe i projektuar më skenarë për ta rrezuar qeverinë e Mustafës më pretendim të PDK –së që Kadri Veseli të bëhët kryeminister i Kosovës.

Edhe këtë gjë e pata thënë më herët në shkrimet e mia, së PDK-ja nuk mund ta duron që ekzekutivin ta udhëheq LDK-ja. Të kthehem pak mbrapa . Për dy mandate sa e drejtonte qeverinë Hashim Thaçi, vendi kolapsoi politikisht dhe ekonomikisht, u vjedh dhe plaçkitë për të katër anët. Na doli në sipërfaqe klani “Pronto”, cili i solli dëme politike Kosovës. Thaçi si kryeminister i bëri lëshimet më të mëdha politike më Fusnotën, “Zajednicën” dhe më Demarkacionin dhe shumë marrveshje të tjetra të dëmshme më Serbinë. Pamë shumë afera korruptive të qeveritarëve të cilat afera përfunduan më asgjë, së organet e drejtësisë të kontrolluara nga pushteti, të akuzuarit pas një kohe të shkurtër jo vetëm që i shpalli të pafajshem por i kthej në vendet e të tyre të punës, kurse disa të akuzuar u larguan pa therrë në kembë nga Kosova.

Pak kishim njohje të shtetit të Kosovës gjatë mandatit të PDK-së. LDK-ja dhe Isa interesgjiu e pranojë një lojë të tillë politike, kur të gjithë berllogun e grumbulluar qeveritarë të Thaqit ia qiti vetit në preher. A nuk doli kjo e saktë pas prishjës së këtij koalicioni shumë të pa natyrshem? Sigurisht se po. Isa Mustafa dhe do servila aty rreth tij, e pranuan koalicionin më PDK-në së edhe vet janë të zhytur në afera të ndryshme të keqpërdorimeve. Dhe, mirë e gjeten mjeranat e LDK-së të cilët më përjashtim të tre-kater vetave dukeshin si qyqarë sikur mos të ishin burra ate ditë në kuvend. E ditën së nga aleati bashkëqeverisës moti është përgatitur skenari për prishje te koalicionit dhe i kishin ngulur këmbët si magari në lloq.

Nuk ruhen pozitat pushtetare më zort dhe nuk ruhen pozitat pushtetare duke e humbur dinjitetin dhe kredibilitetin partiak e shtetëror. Në vazhdimësi LDK-ja u ballafaqua më lojërat e rrezikshme politike, të cilat kishin dhe kan pasur për qëllim rrënimin e LDK-së dhe pushtimin e kalasë nga mbrenda. E gjeten PDK-ja aleatin adekuat Isa Mustafën më të cilin janë njohur mirë kur ai ishte shef i financave në Qeverinë e Bukoshit. Mustafa gjatë këtyre viteve u dëshmua së është dinak dhe vetjak dhe së nuk e ka dert atë punë që LDK-së ia bëri varrin. Demarkacionin dhe “Zajednicën” si dy tema të interest madhor nacional Thaçi dhe Mustafa i prun para aktit të kryer.

Mustafa me veprimet e veta hazarde politike i bëri dëme të mëdha LDK-së dhe Kosovës. Rënja e këtij koalicioni ishte dashur të ndodhë edhe më herët. Prishja e koalicionit të prodhimit të krizave permanente dhe ngjarjve të pamira, do të duhej të jetë mësim i mirë për partitë politike së më rrena, mashtrime, me hajni, krim të organizuar dhe korrupcion nuk bëhët shteti. Me dredhi, tradheti dhe dinakëri politike është mbushur kupa …Është koha e fundit për ndryshime pozitive, në mënyrë që popullit ti zgjidhet laku nga fyti të cilin po e mban për shumë vite më radhë nga kjo klasë politike…