ISA MUSTAF BASHKË ME SHTABIN E RIINVESTIT, MENJËHERË DUHET TË PËRJASHTOHEN NGA LDK-ja

0
2087
Donika Gërvalla - Shefqet Dibrani - Vjosa Osmani

THIRRJE PUBLIKE

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Skenari i zi i Isa Mustafës, dalëngadalë po realizohet. Isa Mustafa që i shërbeu LKJ-së me devotshmëri ka mision për ta shkatërruar LDK-në, për ta thyer Mitin rreth Ibrahim Rugovës, të cilin tashmë haptas po e lufton, sepse si duket e ka për misin, LDK-në me larguar nga interesi strategjik i Amerikës.

Prandaj sa ma shumë zëra të bëhemi do të jemi më afër qëllimit. Tashti duhet kërkuar largimin e Isa Mustafës dhe vartësve të tij. Edhe ashtu rezultati do të jetë zhgënjyes për LDK-në. Nuk ka qenë e rastësishme krijimi i Organizatës “LIDHJA.”, për ta dështuar në këto zgjedhje komplet LDK-në. Pastaj për t’u tërhequr Isa Mustafa dhe për ta zëvendësuar atë me Shtabistat nga RIINVEST. Edhe këta që janë veshur me petkun e pushtetit të Isa Mustafës janë pjesë e skenarëve të nëntokës. Shihni selfijet e tyre, kush me kë koketon, dhe analizoni mirë deklaratat demagogjike e kontraverëse të tyre. Aspak nuk ka rëndësi nëse thonë se jemi “Brezi i Republikës”, kur me kaq servilizëm e devotshmëri i shërbejnë misionit shkatërrues të Isa Mustafës, sepse janë vetëm prapaskena e Shtabit nga Riinvesti. Qëllimi i tyre është për ta zhbërë LDK-në e Ibrahim Rugovës, për ta shkatërruar kultin e Rugovës dhe për ta shkëputur LDK-në përgjithmonë nga interesi strategjik i Amerikës.

Nëse qysh tashti nuk dalin zëra kundërshtues për të thirrur publikisht reforma, dhe për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Isa Mustafës dhe të përjashtohet ai dhe vartësit e tij nga LDK-ja, të mos shpresohet gjë pas datës 22 tetor 2017. Ky grup i intelektualëve, (disa sish i kam përmendur në shkrimin e djeshëm), nëse Isa Mustafa nuk largohet nga LDK-ja, publikisht duhet të thërrasin për bojkotimin e LIDHJES, sepse vota për “LIDHJEN” e Isa Mustafës është votë kundër Ibrahim Rugovës, është votë kundër Amerikës partnerit strategjik të Kosovës.
Shërbimi sekret serb, në LDK e ka njeriun e vet, e ai njeri bashkë me ka Brezin e Republikës, që paska orkestruar reforma të brendshme në LDK, që e paskan mashtruar elektoratin, nuk paskan qenë gjë vetëm prapavija e sigurt e Isa Mustafës, i cili tashti i ka sistemuar andaj ATA po e përkrahin “Lidhjen” kaq PA-LIDHJE!.

Padyshim shënjestra e Isa Mustafës, dhe të gjithë atyre që janë veshur me petkun e pushtetit të tij, padyshim janë Gjilani dhe Podujeva, për shkak të Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut. Këta dy duhet të jenë të vetëdijshëm se kush ka kërkuar publikisht që ata dy duhet të jenë në komunat e tyre?! Ky skenar i shërbimit sekret serb ka bërë çmos që këto dy komuna t’i humbin zgjedhjet 100%. Jo pse kështu do të vendos elektorati, por kjo është strategjia e nëntokës së Isa Mustafës, i cili si njeriu më i devotshëm i Lidhjes Komuniste, ka qen për të gjallë armiku ma i madh i dr. Rugovës, të cilit tashti as emrin nuk po ia përmend.

Humbja e Lutës në Gjilan dhe e Agimit në Podujevë, përfundimisht do ti largon menjëherë nga LDK-ja Isa Mustafa. Luta dhe Agimi, janë aktualisht nënkryetar të LDK-së, por pas datës 22 tetor 2017, ata do t’i zëvendëson Isa Mustafa me Shtabistat e Riinvestit, ku do t’i thurin lavde Isa Mustafës për reforma që nuk i aska bërë asnjë lider partie?! Sipas të gjitha gjasave në vend të tyre do të emërohen, ish Drejtori në Riinvest, Lumir Abdixhikun, Driton Selmanajt ose Vlora Dumoshin, të cilët edhe në lista por edhe në poste janë të emëruar sikurse në sistemet diktatoriale dhe komuniste.

Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, gjithmonë kanë pasur dije të kufizuar në politikë, prandaj i kanë shërbyer verbërisht dhe me aq devotshmëri, fillimisht Fatmir Sejdiut, e më pas edhe Isa Mustafës, ku bashkë me Ismet Beqirin kanë arritur ta shkatërrojnë elitën intelektuale në LDK, t’i shkatërrojnë vlerat e demokracisë dhe ta bëjnë LDK-në paçavure parti.

Të jemi të sigurt se Lutfi Haziri e Agim Veliu, nëse do t’i humbin zgjedhjet, dhe ky skenar është përgatitur sepse parashikimet janë për humbje të sigurt, atëherë le të përgatiten bashkë me atë gardën që u eliminuan në zgjedhjet e 11 qershor 2017, që të s’postohen, siç po i ndodh Ismet Beqirit.

Kështu kane planifikuar për ta pastruar LDK-në ata që na mashtruan për Reforma të Brendshme në LDK, ata që erdhën dhe i shkatërruan Degët e LDK-së në Diasporë, ata që po i duartrokasin e po i bëjnë komplimente humbësit të gjashtëfishtë Isa Mustafës, i cili bashkë me Arban Abrashin e harruan emrin e dr. Ibrahim Rugovën dhe harruan LDK-në, pasi atë e kanë zëvendësuar me Logon “LIDHJA”, e cila është kobi i zi i humbjes së thellë të LDK-së në këto zgjedhje.

Andaj po iu bëjë thirrje publike Lutfi Hazirit dhe Agim Veliu, nëse nuk duan ta dorëzojnë LDK-në te LIDHJA e Shtabistave të ardhur nga RIINVEST, duhet qysh tashti të reagojnë fuqishëm dhe të kërkojnë përjashtimin e menjëhershëm të Isa Mustafës, të cilit duhet t’ia ndalojnë tribunat e zgjedhjeve, e bashkë me Isen edhe të gjithë gardën që kanë ardhur në LDK në mënyrë antidemokratike, duke shkelur rregulloren për zgjedhjet e brendshme partiake.

Vetëm ikja e Isa Mustafës mund t’iu hap udhë proceseve reformuese në LDK, në të kundërtën LDK, më nuk ka sepse të gjitha analizat tregojnë se ky është misioni final i Isa Mustafës, për ta shkatërruar përfundimisht LDK-në e dr. Ibrahim Rugovës!

*Autori është veprimtar i LDK-së që nga themelimi i saj!