AV. XHABIR ZEJNUNI
E majta italiane duke humbur konsensusin e popullit për shkak të “reformave” kur ishte në pushtet, po përqëndron dhe po e kërkon këtë konsensus përmes “propozimeve” të reja, si “ius soli”, “emigracioni i (pa)kontrolluar”, “hapja ndaj LGBT-ve në format, sfumaturat dhe derivacionet e ndryshme” dhe “nënshtrimin ndaj besimit musliman”.
Pra, e majta italiane (dhe jo vetëm ajo italiane!) po loz gjithçka me anë të “Kuajve të saj të Trojës”!
Por, këtu ka një fakt të veçantë, që i ka rrëshqitur të majtës italiane përsa i përket (pa)pajtueshmërisë së besimit musliman me lëvizjen LGBT. Nëse çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve të së majtës, atëherë do i takojë që të bashkëjetojnë besimi musliman dominues me LGBT-të.
Duke qenë se besimi musliman është edhe një sistem juridik në përmbushje të Kur’Anit, i cili nga ana e tij përveç se konsiderohet si libër i shenjtë, është jo vetëm Kushtetutë, por edhe nje traktat kompleks juridik që përfshin edhe të drejtën penale, të drejtën civile, të drejtën e familjes, të drejtën e trashëgimisë, etj., sjell edhe aplikimin e tij korrekt, pa asnjë mundësi interpretimi “devijues”.
Duke parë që Kur’Ani aplikohet pa asnjë diskutim apo kompromis, do dalin probleme serioze për LGBT-të, ashtu siç po ndodh kudo sot tek vendet e besimit musliman.
Tashmë të gjithë e dijnë se orientimi homoseksual nuk gjen as njohje dhe as aplikim në të drejtën muslimane, duke sjellë që homoseksualiteti të mos pranohet fare.
Për këtë arsye duke qenë se homoseksualiteti persekutohet rreptësisht, dënimet shkojnë nga gjoba, burgimi, rrahja publike deri në ekzekutimin me vdekje.
E gjitha kjo në respekt të Sharisë aq të proklamuar, të frymësuar dhe të dëshiruar nga e majta (jo vetëm italiane!).
Janë të ndryshme Suretë e Kur’Anit që trajtojne homoseksualitetin, si:
Sura al-Nisā (4:15-16); Sura al-Aʿrāf (7:80-82); Sura al-Shuʿarāʾ (26: 165-174); Sura al-Naml (27:55-58); Sura al-Ankabut (29:28-29).
Por, një rast i veçantë lidhet me shokun/qen Vladimir/a Luksuria (ish deputet/te e Partisë Demokratike), i/e cili/a është homoseksual, por edhe shumë i/e hapur ndaj botës islamike. Në rast të instaurimit të Sharias në Itali (dhe jo vetëm në Itali!), do jetë vetë ai/ajo objekt dhe subjekt i aplikimit të Sharias(….).
Pasi Kur’Ani nuk e njeh parimin e EPIKEAS, i cili të mundësojë përjashtimin e zbatimit të tij (Kur’Anit) në raste të veçanta. Dhe për persona të veçantë!
Luksuries (dhe jo vetëm atij/asaj) në këtë rast nuk mund t’i vijë në ndihmë as edhe Shën Tomazi i Akuinas me veprën e tij të famshme “Summa Theologiae”, i cili trajton në mënyrë të detajuar konceptin e EPIKEAS(…)!
Amen.