IRFANIT

0
894
Irfan Domnori

AV. XHABIR ZEJNUNI

Sipër Krajës lindi dielli,
tuj dal shpijet gjindja nisi,
të tan’ bashk’ n’fest me shkue,
me njeni-tjetrin fort me gzue.

Fort i lumtun kje dhe Irfani,
fustanellë, k’mish e qeleshe,
menjiher’ ai seç i veshi,
dhe ma shum’ u hijeshue.

Fluturim drejt Krajës u nis,
festën e kshtejave me e kalue,
tuj valvit flamurin kuq e zi,
me shok’ e miq ai me festue.

Edhe festës i erdh’ fundi,
drejt Shkodrës u nis me u kthye,
përmallimi gjoksin tuj ja përvlue,
për atdhen e coptuem.

Por i ligu fort ish idhnue,
njiket “turp” s’mujt’ me e durue,
qi i “hueji” tan’ Karadakìnë,
plot me “marre” jua kish “mulue”.

Menjiher’ ia pren’ rrugën,
dy polic’ karadakas tuj iu hakrrue,
si guxon ti mor allbanac,
tokën ton’ me na e poshtnue.

Flak’ për flak’ iu gjegj trimi,
kush ju bani kët’ tok’ tuejen,
hiqmuni sysh more karadakas,
se as ju vet’ s’dini kah jeni.

Mylle gojën mor zog allbanci,
mos guxo prap me na idhnue,
sepse herën tjetër muzika,
fort me ty ka me “ndryshue”.

Dhe nji gjob qe tuk e ke,
nji treqindshe me na e pague,
plus 30 dit mos me guxue,
n’Karadakì ti kam me vue.

Mos u ngutni mor’ karadakas,
mue ju tuj m’kërcnue,
se për flamurin kuq e zi,
pasunin teme baj shkrum e hi.

Manie mend ça ju thot Irfani,
herët a von’ mor karadakas,
ajo tok’ qi me dhun’ na e grabitët,
nanës Shqipni ka me iu kthye.