Nga Gjon KEKA
Në kohërat e vështira të një kombi shpesh i dalin në ball atij njerëz nga gjiri i atij populli për të bartë në krahët e tyre proceset e tij deri te zgjidhja e saj. Këtë nuk e bëjnë vetëm ata që janë marrë me politik brenda këtyre vështirësive të kombit, por edhe ata që me anë të vizionit dhe virtyteve dhe të ardhur nga petku fetar kanë vendos që t’i shërbejn atdheut dhe cështjes së tij duke qenë kështu bartës të proceseve historike të atij kombi. Edhe figura e ipeshkvit Mark Sopi është ajo që na kujton njeriun që nga shërbimi për Zotin e ofroj veten edhe në shërbim të Kosovës, lirisë së saj dhe shtetndërtimit të saj.
Ky personalitet arriti të ndjek hapat e ipeshkvit Nikë Prelës duke mos e lëshuar rrugën e bashkëpunimit me presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në rrugën dhe vizionin për një Kosovë europiane ,për një Kosovë që i rikthehet traditës, kulturës dhe rrënjeve të saj të lashta europiane. Por vepra dhe rruga që ndoqi ipeshkvi Sopi ndoshta është ajo rruga vijimtare nga paraardhësit e tij, siç dihet kleri shqiptar gjatë historisë ka qenë gjithnjë në shërbim të kombit madje shpesh po ky klerë kombin e ka vendos në rend të parë e pastaj fenë, gjë që vetëm njerëzit me zemër Palengjëlliane dhe Gjergjkastriotiane e kanë bërë me parë në historinë e kombit tonë arbnor europian, si hap historik dhe përparimtar i rrugës së kombit dhe të ardhmes në përgjithësi.
Ipeshkvi Sopi nuk e kufizojë veten vetëm në kuadër të shërbimit të fesë,por ai iu përkushtua edhe atdheut, kështu ai vendosi të bëhet jo vetëm përhapës i ungjillit të Krishtit, por edhe përhapës i frymës së ringjalljes kombëtare dhe lëvizjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Me këto ndryshime që ai i bërë në jetën e tij si prijës fetar duke u bërë edhe një nga shërbëtorët e atdheut tregon më saktësisht mënyrë e sakrificës së të shërbyerit të vendit të tij.
Por në anën tjetër ai bëri çdo përpjekje për ta bërë njohjen e situatës dhe të drejtës së Kosovës për pavarësi dhe liri tek ndërkombëtarët më të kapshëm dhe më të lehtë duke i treguar realitetin historik të vendit dhe identitetin e tij europian .Pra duke i treguar botës pasqyrën europiane të Kosovës dhe jo pasqyrën e shtrembër që i tregonin armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.
Ky ipeshkv bëri thirrje para kongresit amerikan për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj, për mbrojtjen e saj dhe të drejtës së saj për liri dhe pavarësi në këtë mënyrë ai deklaroj kauzën e tij dhe të popullit të Kosovës për t’ia rikthyer Kosovës të drejtën dhe dinjitetin. Poashtu ai punoj edhe në përhapjen e të drejtës për arsimin dhe edukimin e shoqërisë në Kosovës pa të cilat një komb nuk mund të arrijë prosperitet, ose të shijojë të mirat e një qytetërimi të lartë. Prandaj ai “me guxim para shumë rreziqeve, pasigurive, duke mbrojtur të gjithë nga rrebeshi i dhunës. Para, gjatë e pas luftës, në Kosovë, imzot Mark Sopi qe bari i grigjës që iu kishte besuar, e jo vetëm i asaj katolike, por i të gjithëve, i atyre që s’kishin mbrojtje, përkrahje, liri, dinjitet. Gjatë këtyre dhjetë viteve, imzot Mark Sopi ishte kudo lypej dhe kërkohej, sidomos në takime me vendorët dhe ndërkombëtaret, gjithnjë i gatshëm për të dëgjuar, kërkuar dhe punuar për të mirën e përbashkët të popullit e vendit.
Imzot Mark Sopi i tha gjithnjë jo të keqes, po gjithnjë të mirës. I qetë e i vendosur, i guximshëm në vendime e në qëndrime, me Imzot Mark Sopin Kisha Katolike në Kosovë u bë gjithnjë më e njohur dhe e pranishme në hapësirat kosovare, sidomos përmes Karitasit në ndihmë për ata njerëz që qenë goditur nga lufta, duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpive të djegura, shkollave të rrënuara, spitaleve të shkatërruara, rrugëve e sidomos në përtëritjen e zemrës së njeriut.Po kështu ishte gjithnjë në kërkim të mundësive të reja për përfshirjen e Kishës katolike në çështjet shoqërore, kulturore, arsimore.”(radiovaticana.va)
Poashtu ai para kongresit amerikan u ballafaqua edhe me pyetje mbi ekzistencën e grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë dukuri negative kjo e shfaqur dhe e cila si atëherë edhe sot i ka prishur imazhin Kosovës dhe i ka lëkundur besimin tek miqtë të cilët e mbështetën Kosovën në rrugën e saj drejtë lirisë dhe pavarësisë. Duke ditur se në Kosovë këto grupe radikale islamike kanë ngre kokën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës rreziku që kanë parë kongresistët amerikan duket që ka qenë i arsyeshëm, por kjo dukuri do të zhduket nga trojet e Kosovës një ditë dhe shqiptarët e Kosovës do të jetojn më imazhin e tyre të natyrshëm europian e kombëtar.
Dhe ja se si i përgjigjet ipeshkvi Sopi pyetjeve të tilla para kongresistëve amerikan në maj të vitit 2005:
“A keni frikë nga fundamentalizmi islamik në Kosovë?”
Ipeshkvi Sopi përgjigjet: “Jo! Nuk kemi frikë.”
“A ka fundamentalizëm në Kosovë?”
Përgjigjet: “Mund të ketë ndonjë individ apo grup.” (…)
“A meriton Kosova ta ketë pavarësinë?”
Përgjigjet: “Po! Kjo është zgjidhja më e mirë.”
(Shih: Njëjetëpërfedheatdhe.arkiva e shtypit)
Kjo tregon se ai bëri çdo gjë në mbrojtje të dinjitetit, të historisë së vërtetë të Kosovës dhe jo të jashtëqitjeve apo mbetjeve osmane që kishin filluar të shfaqnin veprat e tyre nga brenda kundër Kosovës dhe imazhit të saj.Prandaj ai me fjalët e tij këto fenomene negative i konsideroj si pengesa të disa individëve e gurpeve të errësirës, por që askush nuk ia ka frikën atyre, sepse ata janë jashtë degëve dhe trungut të Kosovës dhe sakrificës së saj për lirinë dhe Kosovën Europiane e demokratike.
Në këtë mënyrë ipeshkvi “Mark Sopi e përmblodhi për mrekulli sentimentin kombëtar Shqiptar kur shprehu habinë e tij deri në shtangie ndaj paaftësisë që po vihet re në radhët e komuniteti ndërkombëtar për të kuptuar se Kosova “është aleatja e tyre më e mirë në Ballkan, shoqëria e të cilës, po t’i njihej pavarësia dhe t’i jepej një ndihmë e caktuar në investime, do të ia delte mbanë me sukses në mënyrë shumë rapide”. Përveç kësaj, ai e theksoi me të drejtë dhe shumë saktë se “Kosova në këtë rajon është burim paqeje e jo burim dhune”. (aacl.com) Pokështu ai në dëshminë e tij prej atdhetari të madh i vendosi faktet para gjithë të tjerëve për t’i shërbyer të vërtetës së kombit shqipar dhe historisë së tij.
Ai mbajti qëndrimin e tij parimor dhe dha kontributin e tij të gjithanshëm edhe pse ai ishte një shërbëtor feje ai petkun e fesë e vëri në shërbim të së mirës së përgjithshëm, të së mirës së popullit të Kosovës pa dallim ,për lirinë e pavarësinë.Dhe kjo dëshmi e tij para kongresit është ajo që i bindi ata se Kosova është e etër për lirinë e saj të cilën e kërkonte me ngulm e sakrificë të përgjakur me shekuj.
Kështu ai nënvizonte “shikoni lufta në Kosovë është e paparnueshme të quhet luftë fetare. Ajo tha ai nuk ka qenë as luftë ndëretnike dhe as fetare, por ka qenë diçka më tepër, që do të thotë, politike. Politike, sepse edhe populli i Kosovës, si çdo popull tjetër, dëshiron të ketë liri, si popujt e tjerë, të jetojë dhe të veprojë në liri. Ngaqë e ka dëshiruar këtë, ka arritur deri në konflikt. Për një luftë fetare kurrsesi nuk mund të flitet, pasi nuk ka patur diçka të tillë, për të cilën do të kishim aluduar se ka qenë luftë fetare. Kështu që u shpreh Imzot Mark Sopi, Pavarësia e Kosovës është zgjidhja që prodhon vetëm paqe e siguri jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Europën e botën. “ (shtypiditor-2005).
Duke parë këtë nuk duhet harruar këtë këmbëngulje të tij të madhe për ta mbrojt të drejtën e Kosovës, qëllimin e saj për një Kosovë të lirë, demokratike dhe Europiane. Poashtu nuk duhet harruar se ipeshkvi Mark Sopi tërë veprimtarin e tij e shtriu në dy drejtime: në forcimin e Kishës së krishterë katolike dhe ruajtjes së vlerave të saj shekullore si dhe në komunikimin me botën respektivisht me faktorët ndërkombëtar duke i shpalos vlerat, personalitetet mbikohore, historinë e sakrificave, të përpjekjeve të parreshtura të popullit për lirinë dhe të drejtën e saj.
Me pak fjalë veprimtaria e tij fetare dhe politike si ipeshkv ishte e bujshme dhe me plotë fryte si në kontributin e dhënë për atdheun e tij ashtu edhe në shërbim të Zotit e popullit besimtar të Kosovës.Por koha në të cilën shërbeu nuk ishte kohë e lehtë, as kohë e gabuar, por kohë e dëshmisë dhe e betejës për lirinë, pavarësinë dhe vlerat e dinjitetin e popullit shqiptar të Kosovës. Prandaj epoka në të cilën ai punoj e veproj kishte rëndësi historike. Dhe pikërisht dëshmia e tij për vlerat dhe realitetin e historisë së popullit shqiptar të Kosovës u tha më një gjuhë triumfuese që gjunjëzon paragjykuesit dhe mohuesit e një Kosovës europiane, demokratike, të lirë dhe në miqësi të përhershme me ShBA dhe e integruar në familjen e saj Europiane aty ku e ka vendin e natyrshëm si popull i këtij kontinenti të lashtë.
(Ky shkrim im autorit është shkruar në vitin 2017,me rastin e përvjetorit të vdekjes së ipeshkvit Mark Sopit)